AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Seanca maratonë në Kuvend, miratohet buxheti 10 mld euro dhe paketa fiskale. Kalojnë paketa antidhunë, donacionet e sponsorizimet

by Alb Times
27/11/2026
in Politikë
6
0
Seanca maratonë në Kuvend, miratohet buxheti 10 mld euro dhe paketa fiskale. Kalojnë paketa antidhunë, donacionet e sponsorizimet

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas më shumë se 14 orësh debate dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në orët e para të këtij mëngjesi buxhetin e shtetit për vitin 2027, i cili për herë të parë kalon vlerën prej 10 miliardë eurosh.

Projektbuxheti mori 80 vota pro dhe 20 kundër, ndërsa të gjitha amendamentet e paraqitura nga opozita u rrëzuan nga shumica parlamentare.

Seanca plenare u zhvillua në një atmosferë të tensionuar politike, ku përveç diskutimeve mbi buxhetin dhe paketën fiskale, në qendër të debatit ishin edhe aktet normative të qeverisë për tubimet, pjesë e paketës antidhunë.

Opozita kundërshtoi ashpër këto ndryshime ligjore, duke i cilësuar si kufizim të së drejtës kushtetuese për protestë. Nga ana tjetër, mazhoranca argumentoi se masat synojnë parandalimin e akteve të dhunshme dhe mbrojtjen e institucioneve, pronës publike dhe private.

Gjatë seancës, Kuvendi miratoi edhe dy aktet normative për tubimet. Akti Normativ nr. 5, që parashikon ndryshime në ligjin për tubimet, mori 79 vota pro dhe 21 kundër. Ndërsa Akti Normativ nr. 6, për shpërblimin e dëmit civil të shkaktuar ndaj subjekteve të prekura nga aktet e dhunshme gjatë tubimeve, u miratua me 80 vota pro dhe 20 kundër.

Një tjetër moment i rëndësishëm në Kuvend erdhi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dispozitës që parashikonte gjobën prej 5 mijë lekësh për bllokimin e rrugëve gjatë protestave. Vendimi nxiti debate mes deputetëve të opozitës dhe kreut të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, lidhur me vijimin e procedurave parlamentare për aktet normative.

Përplasjet politike u shoqëruan edhe me replika personale. Kreu i PD-së, Sali Berisha, pati shkëmbime deklaratash me ministrin Blendi Gonxhe dhe deputetin socialist Erion Braçe. Ndërsa Ulsi Manja u përfshi në debate me kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe deputetin e saj, Erald Kapri.

Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe ligjin për donacionet dhe sponsorizimet, i cili mori 81 vota pro dhe asnjë votë kundër.

Pavarësisht kundërshtimeve dhe tensioneve gjatë diskutimeve, mazhoranca vijoi procedurat parlamentare deri në miratimin e të gjitha nismave. Në momentin e votimit të buxhetit, kryeministri Edi Rama nuk ndodhej në sallën e Kuvendit.

Seanca e gjatë parlamentare u mbyll me miratimin e buxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2027, ndërsa përplasjet politike pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim, në prag të protestës së paralajmëruar nga studentët, qytetarët dhe opozita më 28 nëntor.

Votimi për paketën fiskale:

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”, 82 vota pro

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 92/2014, “Рër tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar 78 pro

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, 80 vota pro

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, tëndryshuar”, 80 pro 20 kundër

Projektligji “Për disandryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, 78 pro

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: kryesoreKryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Seanca maratonë në Kuvend, miratohet buxheti 10 mld euro dhe paketa fiskale. Kalojnë paketa antidhunë, donacionet e sponsorizimet

27/11/2026

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë! Nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

26/11/2026

Kallëzimi në SPAK/ Spiropali: E di kush e ka bërë, por nuk më stepin dot!

26/11/2026

Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

26/11/2026

Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

26/11/2026

Pas protestave, Spahiu zbulon emrat e 10 partive të reja: Përçarja e opozitës do të forcojë dyshen Rama-Berisha

26/11/2026

“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

26/11/2026

Protesta e 28 Nëntorit, Çupi: As shqiptari më i keq nuk e dëmton vendin në Ditën e Flamurit!

26/11/2026

Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

26/11/2026

Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

26/11/2026

“Unë ‘kryepuçistja’”, Spiropali shpërthen në kritika: Shqipëria është kthyer në parti-shtet

26/11/2026

“Ma dha truri”/ Kush është i dënuari që sulmoi policin brenda burgut të Burrelit, efektivi me 6 qepje në kokë (Emrat)

26/11/2026

“Dhuna, pasojë e mungesës së programeve”, Bimo: Ata që nuk fitojnë dot me zgjedhje, kërkojnë të mposhtin qeverinë me dhunë

26/11/2026

Eisenkot dhe Golan arrijnë marrëveshje koalicioni për qeverinë e re në Izrael, Demokratët marrin 4 ministri

26/11/2026

Bejko: Protestat e dhunshme dëmtojnë imazhin e vendit, kanë krijuar një frakturë mes qytetarëve dhe policisë

26/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Seanca maratonë në Kuvend, miratohet buxheti 10 mld euro dhe paketa fiskale. Kalojnë paketa antidhunë, donacionet e sponsorizimet
  • Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë! Nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.