AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Kualifikimi, Sylvinho reagon sërish: U realizua ëndrra e një kombi

by SHT Media
19/11/2023
in Kryesore
6
0
Kualifikimi, Sylvinho reagon sërish: U realizua ëndrra e një kombi
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ditë pas kualifikimit në Kampionatin Europian të Futbollit, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, shpreh lumturinë dhe krenarinë e tij nëpërmjet një postimi në Instagram. Sigurimi i një vendi në Euro 2024, për trajnerin brazilian “është pa diskutim realizimi i ëndrrës së shumë njerëzve, ëndrrës së një Kombi”.

“Lumturi dhe krenari e madhe. Sigurimi i një vendi në EURO 2024 është pa diskutim realizimi i ëndrrës së shumë njerëzve, ëndrrës së një Kombi. Pjesëmarrja në një moment të tillë gëzimi për popullin shqiptar është një burim i jashtëzakonshëm kënaqësie”, shkruan Sylvinho, ndërsa nuk i kursen falënderimet.

“Faleminderit e mia shkojnë për shumë njerëz: për futbollistët, të cilët kuptuan dhe mbështetën idetë tona dhe gjithmonë luajtën me shpirt dhe zemër. Për pjesëtarët e stafit teknik dhe administrativ, të cilët punuan intensivisht dhe u kujdesën për çdo detaj gjatë të gjithë këtij rrugëtimi. Për drejtuesit dhe punonjësit e Federatës, që kanë bërë gjithçka që puna jonë të bëhej në perfeksion. Për fansat, për mbështetjen e tyre jetike brenda dhe jashtë shtëpisë tonë. Për familjen time, që janë baza e gjithçkaje që bëj dhe më japin mbështetje që të bëj punën time me dashuri dhe dedikim! Për këdo që direkt apo indirekt ka qenë pjesë e kësaj historie të mrekullueshme. Euro 2024 është këtu tani. Forca Shqipëri”, shkruan trajneri i kuqezinjve.

Shqipëria kthehet në Europian pas 8 vitesh madje duke patur shansin që ta mbyllë edhe në vendin e parë në grupin kualifikues. Kombëtarja arriti të marrë pikën që duhej për të qenë në Euro 2024 pas barazimit 1 – 1 të premten në fushën e Moldavisë.

Një arritje e madhe e Kuqezinjve që të drejtuar nga braziliani Sylvinho bënë mrekullinë duke mundur konkurrencën e përfaqësueseve me përvojë në të tilla turne si Polonia dhe Çekia. Tani mbetet ndeshja me Ishujt Faroe që do të zhvillohet të hënën në stadiumin “Air Albania” dhe për ta mbyllur në krye të grupit duhet vetëm 1 pikë.


SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

23/10/2026

Nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur kokainë, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohen 126 doza

23/10/2026

Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

23/10/2026

LIVE! Rama: Protesta e financuar me para të ardhura nga jashtë!

23/10/2026

Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

23/10/2026

Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

23/10/2026

VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

23/10/2026

Socialistët sërish në Vilën e Kuqe, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS

23/10/2026

Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

23/10/2026

Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje

23/10/2026

El Niño mund të thyejë të gjitha rekordet; çfarë e pret botën deri në fund të vitit?

23/10/2026

U mendua si defekt teknik, Policia zbulon se makina ishte djegur me porosi, dy të arrestuar në Vlorë

23/10/2026

Urdhër nga Rama për shkarkime kolektive të drejtorëve? Gonxhja: Ja e vërteta

23/10/2026

Studentët në ballë, disa pedagogë në bisht!

23/10/2026

As fama nuk e shpëton nga gjobat! Kim Kardashian rrëfen sa herë e ka ndaluar policia

23/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat
  • Nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur kokainë, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohen 126 doza

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.