AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Anëtarësim në BE brenda vitit 2030”- Balla: Synojmë mbylljen e negociatave deri në Krishtlindjet e 2027 dhe nënshkrimin e Traktatit më 2028

by Alb Times
26/11/2026
in Politikë
6
0
“Anëtarësim në BE brenda vitit 2030”- Balla: Synojmë mbylljen e negociatave deri në Krishtlindjet e 2027 dhe nënshkrimin e Traktatit më 2028

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkëkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, Taulant Balla, deklaroi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një objektiv mbarëkombëtar, që tejkalon dallimet politike dhe kërkon angazhimin e të gjitha institucioneve dhe aktorëve të shoqërisë shqiptare.

Duke folur në hapje të mbledhjes së posaçme të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, me praninë e Komisioneres Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, Balla theksoi se Shqipëria është fuqimisht e angazhuar në rrugën e anëtarësimit.

“Ky nuk është objektivi vetëm i qeverisë, nuk është as objektivi vetëm i shumicës parlamentare. Është objektivi ynë mbarëkombëtar, objektivi që përshkon programet e forcave politike, angazhimin e institucioneve dhe aspiratën e qytetarëve shqiptarë, brenda dhe jashtë kufijve të vendit”, u shpreh Balla.

Duke u ndalur te rëndësia e konsensusit politik, Balla nënvizoi nevojën për bashkëpunim në kuadër të ndryshimeve zgjedhore, në funksion të zgjedhjeve të 9 majit 2027, në Ditën e Evropës.

“Legjislacioni ynë zgjedhor ekzistues është produkt i konsensusit politik. Edhe përmirësimet e mëtejshme të tij duhet të udhëhiqen nga e njëjta qasje, duke adresuar rekomandimet ndërkombëtare, duke garantuar gjithëpërfshirjen dhe duke konsoliduar një sistem zgjedhor me besueshmëri evropiane”, theksoi Balla.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste përshëndeti Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2026, duke theksuar se rekomandimet e tij përbëjnë dokumentin e punës së Kuvendit dhe duhet të përkthehen në rezultate konkrete legjislative, përmirësim të funksionimit të institucioneve dhe ndryshime të prekshme për qytetarët dhe bizneset.

Balla vlerësoi gjithashtu Udhërrëfyesin e Komisionit Evropian për negociatat gjatë vitit 2027, duke e cilësuar atë ambicioz, por realist.

“Për herë të parë kemi një bosht kaq të qartë të rrugës drejt përmbylljes së negociatave, me një perspektivë konkrete kohore. Ne jemi të vendosur që objektivin e përmbylljes së negociatave brenda Krishtlindjeve të vitit 2027 ta mbështesim me punë të përditshme, me përgjegjshmëri institucionale dhe me rezultate të matshme”, deklaroi Balla.

Ai shprehu vlerësimin për lidershipin e Komisioneres Marta Kos në drejtimin e politikës së zgjerimit dhe për besimin e saj në rrugëtimin evropian të Shqipërisë, ndërsa kërkoi më shumë mbështetje edhe për avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës.

“E meqenëse jemi në Tiranë, dua të them dhe ju lutem edhe për më shumë mbështetje për ecjen përpara me perspektivën evropiane të Kosovës”, u shpreh Balla.

Në fjalën e tij, Balla theksoi se integrimi evropian duhet të jetë një proces i të gjithë shoqërisë shqiptare, duke evidentuar rolin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian si hapësirë e dialogut ndërpartiak dhe shoqëror, ku përfshihen sipërmarrja, universitetet, sindikatat dhe shoqëria civile.

Sipas tij, suksesi i integrimit evropian nuk duhet të matet vetëm me numrin e kapitujve të mbyllur, por me rritjen reale të standardeve të jetesës dhe të mirëqenies së qytetarëve shqiptarë.

Balla nënvizoi gjithashtu rëndësinë e intensifikimit të diplomacisë parlamentare, dialogut me familjet politike evropiane dhe bashkëpunimit me parlamentet e vendeve anëtare, në funksion të forcimit të mbështetjes politike për anëtarësimin e Shqipërisë.

“Përmbyllja e negociatave në vitin 2027, nënshkrimi i Traktatit të Anëtarësimit në vitin 2028 dhe Shqipëria anëtare e Bashkimit Evropian brenda vitit 2030 përbëjnë horizontin tonë të përbashkët politik dhe institucional”, deklaroi Balla.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Balla theksoi se Shqipëria ka sot mundësinë historike për ta shndërruar në realitet aspiratën evropiane të brezave të shqiptarëve.

“Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj evropiane prej kohësh. Sot kemi mundësinë historike që aspiratën evropiane të brezave të shqiptarëve ta shndërrojmë në realitet. Dhe kjo është një përgjegjësi që na takon të gjithëve. Koha është tani!”, përfundoi Balla.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Pasojat e protestave të dhunshme në Tiranë, bizneset deklarojnë 4.38 milionë euro dëme përmes shërbimit ‘Dëmi im’! Deri tani 138 aplikime

26/11/2026

Paketa antidhunë/ Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e studentëve! Pezullon pikën e gjobës deri në 5 mijë lekë për bllokim rruge (VENDIMI)

26/11/2026

“A është PD-ja pas organizimit të grupeve të dhunshme në protesta?”- Përplasje Demo-Korreshi në Kuvend: Kapi e arrestoji, jo llafe kot!

26/11/2026

U kapën të armatosur, Gjykata e Tiranës liron tre nga katër të arrestuarit, njëri kalon në arrest shtëpie!

26/11/2026

“Anëtarësim në BE brenda vitit 2030”- Balla: Synojmë mbylljen e negociatave deri në Krishtlindjet e 2027 dhe nënshkrimin e Traktatit më 2028

26/11/2026

Buxheti 2027/ Komisioni i Ekonomisë kërkon zgjidhje për 80 mijë pensionistë që s’kanë përfituar kompensim

26/11/2026

Marta Kos nga Këshilli Kombëtar i Integrimit: Begatia e Shqipërisë është e mundur! Së pari të kryhen reformat dhe më pas do vijnë investimet

26/11/2026

Shiste drogë në një lokal në afërsi të një shkolle në Tiranë, arrestohet një 43-vjeçari i dyshuar

26/11/2026

“Ju do të festoni 12-vjetorin e tortës së Lulit”- Manja ironizon opozitën për protestën e 28 Nëntorit, mbron aktet normative për tubimet

26/11/2026

“Anëtarësimi në BE është projekt kombëtar”- Kos lë porositë: Tre gjërat që mund ta kthejnë 2027-ën në vit historik për Shqipërinë

26/11/2026

Meloni sfidon gjyqtarët: Nuk e firmos rritjen e pagave, edhe pse ma kërkon Gjykata!

26/11/2026

Sfidat e Sigurisë, ministri Nufi: Shqipëria dhe Kosova të forcojnë bashkëpunimin kibernetik, siguria pjesë e sovranitetit kombëtar!

26/11/2026

Harta Territoriale paditet në Gjykatë, PD kërkon pezullimin e ligjit: Zgjedhjet vendore të zhvillohen në 61 bashki!

26/11/2026

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë ankimet kundër akteve normative të Qeverisë për protestat! Studentët kërkojnë shfuqizimin

26/11/2026

“Do ju mbështesim deri në fund për anëtarësimin”- Komisionerja Marta Kos tregon hapat kyçe drejt BE-së: Shqipëria ka një avantazh…

26/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Pasojat e protestave të dhunshme në Tiranë, bizneset deklarojnë 4.38 milionë euro dëme përmes shërbimit ‘Dëmi im’! Deri tani 138 aplikime
  • Paketa antidhunë/ Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e studentëve! Pezullon pikën e gjobës deri në 5 mijë lekë për bllokim rruge (VENDIMI)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.