AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Meloni sfidon gjyqtarët: Nuk e firmos rritjen e pagave, edhe pse ma kërkon Gjykata!

by Alb Times
26/11/2026
in Botë
6
0
Meloni sfidon gjyqtarët: Nuk e firmos rritjen e pagave, edhe pse ma kërkon Gjykata!

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Giorgia Meloni nuk ka ndërmend të firmosë dekretin për rritjen e pagave të magjistratëve italianë, pavarësisht se Këshilli i Shtetit i ka dhënë të drejtë Shoqatës Kombëtare të Magjistratëve (ANM) dhe i ka lënë qeverisë afat deri më 31 janar 2027 për të zbatuar vendimin.

Përplasja mes kryeministres italiane dhe magjistratëve, raporton “La Repubblica”, ka marrë tashmë edhe një dimension institucional. Meloni ka vendosur të mos marrë pjesë në kongresin e shoqatës së magjistratëve, që zhvillohet të shtunën, me argumentin se “nuk ekzistojnë kushtet”.

Sipas përllogaritjeve të qeverisë italiane, detyrimet e prapambetura dhe rritjet e pagave për dy periudha trevjeçare do t’i kushtonin buxhetit të shtetit afro një miliard euro. Në disa raste, përfitimi individual mund të arrinte deri në 100 mijë euro.

Palazzo Chigi argumenton se, në një situatë të vështirë ekonomike, kur familjet, punonjësit dhe bizneset kërkojnë mbështetje, kryeministrja nuk e konsideron të arsyeshme të firmosë një dekret të tillë për një kategori që, sipas qeverisë, përfiton tashmë paga mesatare vjetore mbi 137 mijë euro bruto.

Por magjistratët nuk po kërkojnë një rritje të re page. Ata kërkojnë zbatimin e një mekanizmi ligjor që parashikon indeksimin e pagave të tyre çdo tre vjet, në përputhje me rritjen e pagave në sektorin publik.

Çështja nisi në vitin 2021, gjatë qeverisë së Mario Draghit, kur për periudhën 2018–2020 u miratua një rritje prej 4,85%. Magjistratët kundërshtuan mënyrën e përllogaritjes dhe në korrik të vitit 2025 Këshilli i Shtetit anuloi dekretin. Instituti italian i Statistikave ripërllogariti rritjen në 6,22%.

Për zbatimin e saj mungon vetëm firma e kryeministres.

Vendimi i fundit gjyqësor përcakton se qeverisë nuk i mbetet më hapësirë për vendimmarrje diskrecionale. Nëse Meloni nuk firmos deri më 31 janar, shoqata e magjistratëve mund të kërkojë emërimin e një komisari që do të vepronte në vend të qeverisë.

Ndërkohë, përfaqësues të magjistraturës e konsiderojnë të mbivlerësuar shifrën prej një miliard eurosh të publikuar nga qeveria, e cila përfshin dy periudha trevjeçare, ndërsa vendimi i fundit gjyqësor i referohet vetëm periudhës 2018–2020.

Qeveria Meloni ka ndërhyrë edhe në projektbuxhet, duke propozuar ndryshimin e mekanizmit të indeksimit të pagave të magjistratëve dhe rikthimin e disa prej kritereve të përllogaritjes që ishin rrëzuar më parë nga gjykata. Rregullat e reja parashikohet të zbatohen që në vitin 2027.

Përplasja në Itali nuk ka të bëjë më vetëm me pagat e magjistratëve, por edhe me detyrimin e ekzekutivit për të zbatuar një vendim gjyqësor, me të cilin politikisht nuk është dakord. /La Repubblica/

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Pasojat e protestave të dhunshme në Tiranë, bizneset deklarojnë 4.38 milionë euro dëme përmes shërbimit ‘Dëmi im’! Deri tani 138 aplikime

26/11/2026

Paketa antidhunë/ Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e studentëve! Pezullon pikën e gjobës deri në 5 mijë lekë për bllokim rruge (VENDIMI)

26/11/2026

“A është PD-ja pas organizimit të grupeve të dhunshme në protesta?”- Përplasje Demo-Korreshi në Kuvend: Kapi e arrestoji, jo llafe kot!

26/11/2026

U kapën të armatosur, Gjykata e Tiranës liron tre nga katër të arrestuarit, njëri kalon në arrest shtëpie!

26/11/2026

“Anëtarësim në BE brenda vitit 2030”- Balla: Synojmë mbylljen e negociatave deri në Krishtlindjet e 2027 dhe nënshkrimin e Traktatit më 2028

26/11/2026

Buxheti 2027/ Komisioni i Ekonomisë kërkon zgjidhje për 80 mijë pensionistë që s’kanë përfituar kompensim

26/11/2026

Marta Kos nga Këshilli Kombëtar i Integrimit: Begatia e Shqipërisë është e mundur! Së pari të kryhen reformat dhe më pas do vijnë investimet

26/11/2026

Shiste drogë në një lokal në afërsi të një shkolle në Tiranë, arrestohet një 43-vjeçari i dyshuar

26/11/2026

“Ju do të festoni 12-vjetorin e tortës së Lulit”- Manja ironizon opozitën për protestën e 28 Nëntorit, mbron aktet normative për tubimet

26/11/2026

“Anëtarësimi në BE është projekt kombëtar”- Kos lë porositë: Tre gjërat që mund ta kthejnë 2027-ën në vit historik për Shqipërinë

26/11/2026

Meloni sfidon gjyqtarët: Nuk e firmos rritjen e pagave, edhe pse ma kërkon Gjykata!

26/11/2026

Sfidat e Sigurisë, ministri Nufi: Shqipëria dhe Kosova të forcojnë bashkëpunimin kibernetik, siguria pjesë e sovranitetit kombëtar!

26/11/2026

Harta Territoriale paditet në Gjykatë, PD kërkon pezullimin e ligjit: Zgjedhjet vendore të zhvillohen në 61 bashki!

26/11/2026

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë ankimet kundër akteve normative të Qeverisë për protestat! Studentët kërkojnë shfuqizimin

26/11/2026

“Do ju mbështesim deri në fund për anëtarësimin”- Komisionerja Marta Kos tregon hapat kyçe drejt BE-së: Shqipëria ka një avantazh…

26/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Pasojat e protestave të dhunshme në Tiranë, bizneset deklarojnë 4.38 milionë euro dëme përmes shërbimit ‘Dëmi im’! Deri tani 138 aplikime
  • Paketa antidhunë/ Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e studentëve! Pezullon pikën e gjobës deri në 5 mijë lekë për bllokim rruge (VENDIMI)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.