AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Festa Kombëtare në Vatikan, prezantohet edhe pulla postare simbol! Ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare

by Alb Times
25/11/2026
in Politikë
6
0
Festa Kombëtare në Vatikan, prezantohet edhe pulla postare simbol! Ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në pritjen kombëtare të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, me rastin e Festës Kombëtare të Shqipërisë.

Aktiviteti shërbeu si një moment i veçantë për të kremtuar së bashku me përfaqësues të Vatikanit, trupit diplomatik dhe miq të Shqipërisë, vlerat, historinë dhe identitetin kombëtar shqiptar.

Në ceremoni morën pjesë edhe Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinali Pietro Parolin, si dhe Kardinali shqiptar, Ernest Simoni.

Gjatë fjalës së tij, Kardinal Simoni dha një mesazh mbi shpresën dhe besimin te e ardhmja.

“Faleminderit të gjithëve ju që keni nderuar dhe vazhdoni ta nderoni kaq lart popullin tonë. Edhe unë, si një bir i përulur i popullit shqiptar, dëshiroj të them dy fjalë.

E gjithë bota është e mrekullueshme, por gjithçka është kalimtare. Kisha na kujton gjithmonë ringjalljen. Pikërisht këtu qëndron themeli i jetës së çdo njeriu në këtë botë, sepse ringjallja largon çdo frikë nga vdekja e besimi i jep njeriut dritë dhe i hap horizontin e një jete shpirtërore që nuk do të njohë vdekje, por do të gëzojë lumturinë e pafundme në parajsë”, tha Kardinal Simoni.

Ministri Hoxha nënvizoi shembullin e Shqipërisë për harmoninë ndërfetare, dialogun dhe paqen, si një trashëgimi e përcjellë ndër breza.

“Shqipëria krenohet me të drejtë, brenda dhe jashtë vendit, me bashkëjetesën dhe harmoninë ndërfetare. Tek ne, ajo nuk është një tolerancë e dhënë nga lart, as një slogan. Është një mënyrë e natyrshme jetese, një kulturë e përditshme respekti që jeton mes fqinjëve, brenda familjeve dhe përcillet ndër breza. Me Selinë e Shenjtë ndajmë angazhimin e palëkundur për dinjitetin njerëzor, dialogun, paqen, zhvillimin dhe begatinë. Në një kohë pasigurie të shtuar, tensionesh, luftërash, konfliktesh dhe vuajtjesh, diplomacia e duruar, këmbëngulëse dhe e palodhur në kërkim të paqes nuk është luks. Është domosdoshmëri”, deklaroi Hoxha.

Në kuadër të 35-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, u prezantua një pullë postare e përbashkët përkujtimore, e emetuar posaçërisht për të shënuar këtë përvjetor jubilar. Pulla përfaqëson një simbol të miqësisë, respektit të ndërsjellë dhe lidhjeve historike ndërmjet dy palëve.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Festat/ 114-Vjetori i Pavarësisë, Kosova dhe Shqipëria aktivitet të përbashkët në Prishtinë!

25/11/2026

“Ndiqni paratë”, zbardhen diskutimet e Wendt me Brahon e Ketën, në fokus tenderat dhe trafiku i drogës

25/11/2026

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, disa të plagosur, mes tyre edhe një i mitur (VIDEO)

25/11/2026

Festa Kombëtare në Vatikan, prezantohet edhe pulla postare simbol! Ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare

25/11/2026

Debate në GJKKO për dosjen “Partizani” ku gjykohen Berisha dhe Malltezi, SPAK kundërshton pjesërisht dëshmitarin!

25/11/2026

Ka vetëm një kusht, Franca e gatshme të dërgojë përfaqësues në Moskë për Ukrainën: Evropa të ketë një vend në tryezë!

25/11/2026

Elisa Spiropali pas përjashtimit: Duan të më mbyllin derën, por do futem në mbledhjen e grupit të PS edhe me forcë!

25/11/2026

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës së dhunshme, Erion Vishkulli paraqitet sërish në Prokurorinë e Tiranës!

25/11/2026

EMRI/ Pas shkarkimit të Zhaneta Beqirit, Veliaj përzgjedh drejtuesen e re të Kopshteve dhe Çerdheve të Tiranës!

25/11/2026

“McGonigal u dënua në SHBA”- Berisha: SPAK-u i partisë nuk ka bërë asnjë hetim, sepse aty…

25/11/2026

Ekzekutimi i ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO-së rikthen në burg Erlis Dukën, ja me sa vite burg u dënua!

25/11/2026

EMRAT/ Kush janë dy shqiptarët që tentuan të vidhnin vilën e Princit William dhe Kate Middleton në Britani! Detajet e hetimit policor

25/11/2026

Eksperti gjerman: Qeveria e re serbe duhet të shmangë ecjen në gjurmët serbomëdha të Vuçiçit!

25/11/2026

“Nuk më shantazhojnë dot”- Spiropali: Le të bëjnë 150 kallëzime në SPAK, nuk kam asgjë për të fshehur!

25/11/2026

Një protestë ndryshe, studentët ngjisin pankarta në korridoret e Politeknikut: Ku do arsimohet ky brez i “TikTok”-ut…?!

25/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Festat/ 114-Vjetori i Pavarësisë, Kosova dhe Shqipëria aktivitet të përbashkët në Prishtinë!
  • “Ndiqni paratë”, zbardhen diskutimet e Wendt me Brahon e Ketën, në fokus tenderat dhe trafiku i drogës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.