AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Aksident i rëndë ajror në Turqi, rrëzohet helikopteri ushtarak gjatë stërvitjes, humbin jetën 5 ushtarë!

by Alb Times
24/11/2026
in Botë
6
0
Aksident i rëndë ajror në Turqi, rrëzohet helikopteri ushtarak gjatë stërvitjes, humbin jetën 5 ushtarë!

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e së martës, më 24 nëntor, në Eskisehir të Turqisë, ku një helikopter ushtarak është rrëzuar gjatë një fluturimi stërvitor, duke shkaktuar vdekjen e pesë ushtarëve që ndodheshin në bord.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë, e cila bëri të ditur se helikopteri i tipit AS-532 Cougar ishte nisur nga Eskisehiri për të zhvilluar një mision stërvitor, por gjatë fluturimit pësoi një aksident.

Fillimisht, ministria njoftoi se ekipet e kërkim-shpëtimit kishin lokalizuar mbetjet e helikopterit dhe kishin nisur operacionet në zonën ku kishte ndodhur rrëzimi. Më vonë u konfirmua se pesë ushtarët që ndodheshin në bord kishin humbur jetën.

Në vendngjarje u angazhuan disa ekipe shpëtimi, ndërsa autoritetet turke pritet të hedhin dritë mbi rrethanat dhe shkaqet që çuan në rrëzimin e mjetit fluturues.

Çfarë dihet për helikopterin AS-532 Cougar?

AS-532 Cougar është një helikopter ushtarak shumëfunksional, me dy motorë, i projektuar për transportin e trupave, evakuimin mjekësor dhe operacionet e kërkim-shpëtimit.

Ai ka një ekuipazh prej tre personash dhe, në varësi të kushteve të fluturimit, mund të transportojë nga 20 deri në 29 ushtarë të pajisur plotësisht, ose gjashtë persona të plagosur me barela.

Helikopteri mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 249 deri në 282 kilometra në orë dhe ka një rreze veprimi prej rreth 573 kilometrash. Përveç misioneve të transportit, disa versione të tij mund të pajisen edhe me armatime, përfshirë mitralozë, raketahedhës dhe raketa kundër anijeve.

Ky është aksidenti i dytë fatal me një helikopter ushtarak në Turqi brenda një periudhe prej rreth dy javësh.

Më 12 nëntor, një tjetër helikopter ushtarak i tipit S-70 u rrëzua në rajonin Yesilirt, në provincën Malatya. Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën katër ushtarë.

Edhe në atë rast, Ministria turke e Mbrojtjes bëri të ditur se shkaqet e rrëzimit nuk ishin përcaktuar ende.

 

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

EMRAT/ Abuzimi me 13-vjeçaren u bë nga disa persona të ndryshëm! Ja kush është 49-vjeçari nga Fieri, një prej të arrestuarve (FOTO)

24/11/2026

“Mazhoranca po vendos shtetin mbi pushtetin”- Frrok Çupi: Spiropali ka marrë gjithçka dhe ka dhënë zero!

24/11/2026

“Asnjë sulm nga territori shqiptar drejt Rusisë”- Ministri i Mbrojtjes sqaron spekulimet mediatike, Nufi: Është shtuar fushata e dezinformimit!

24/11/2026

Aksident i rëndë ajror në Turqi, rrëzohet helikopteri ushtarak gjatë stërvitjes, humbin jetën 5 ushtarë!

24/11/2026

Pse u përjashtua Spiropali? Klosi: Vendimi ka të bëjë me fokusimin e partisë në dy momente shumë të rëndësishme! Iu dha mundësia…

24/11/2026

Vrau bashkëshorten dhe la jetimë 4 fëmijë, gjykata greke dënon me burg përjetë shqiptarin! Rrëzon pretendimet e mbrojtjes

24/11/2026

“Nuk është dinjitoze”- Rregullorja e re, Maks Haxhia: E turpshme që në GJKKO avokatët të kontrollohen edhe nga çorapet!

24/11/2026

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut: Shtetet mund t’i kthejnë mbrapsht emigrantët, por pa cenuar dinjitetin e tyre!

24/11/2026

Aksioni amerikan rëndon Iranin, 1,200 kamionë të bllokuar në një radhë 42 kilometra të gjatë!

24/11/2026

VIDEO/ Pas plagosjes me thikë në Fier, një tjetër person filmohet me mjet prerës në hyrje të pedonales!

24/11/2026

Buxheti 2027/ Zv.kryeministrja Koçiu: Nafta ulet me 32 lekë për litër, 18 miliardë lekë për Bujqësinë dhe TVSH e reduktuar për shportën bazë!

24/11/2026

Një rajon, gjashtë vende, ekonomitë e rajonit në kërkim të investimeve më afatgjata dhe cilësore

24/11/2026

Nismë e re për Specialen, ekspertët në Kosovë: Konsultohuni me BE-në!

24/11/2026

Sveçla: Para drejtësisë të dalin të gjithë që qëndruan spektatorë në vend të mbrojtjes së Arlinda Zekajt

24/11/2026

Komisioni për të Drejtat e Njeriut miraton krijimin e Fondit Kombëtar për Artin, rrëzohen nismat e opozitës!

24/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • EMRAT/ Abuzimi me 13-vjeçaren u bë nga disa persona të ndryshëm! Ja kush është 49-vjeçari nga Fieri, një prej të arrestuarve (FOTO)
  • “Mazhoranca po vendos shtetin mbi pushtetin”- Frrok Çupi: Spiropali ka marrë gjithçka dhe ka dhënë zero!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.