AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Aksioni amerikan rëndon Iranin, 1,200 kamionë të bllokuar në një radhë 42 kilometra të gjatë!

by Alb Times
24/11/2026
in Botë
6
0
Aksioni amerikan rëndon Iranin, 1,200 kamionë të bllokuar në një radhë 42 kilometra të gjatë!

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pamje të pazakonta të filmuara nga ajri tregojnë përmasat e krizës së transportit në Iran, ku rreth 1,200 kamionë janë bllokuar në një radhë prej 42 kilometrash në përpjekje për të futur mallra në vend.

Situata është krijuar pas bllokadës detare amerikane ndaj porteve iraniane, e cila ka detyruar një pjesë të madhe të tregtisë të zhvendoset drejt rrugëve tokësore.

Bllokimi masiv është regjistruar në pikën kufitare Yalama, mes Kazakistanit dhe Uzbekistanit, një prej korridoreve të rëndësishme për transportin e mallrave drejt Iranit. Rritja e menjëhershme e fluksit ka vënë nën presion infrastrukturën kufitare, ndërsa kamionët presin për orë të tëra dhe në disa raste për ditë të tëra për të përfunduar procedurat doganore.

Amir Roshanbakhsh, nga Organizata e Zhvillimit të Tregtisë së Iranit, ka përshkruar përmasat e situatës duke thënë se numri i kamionëve në një pikë kufitare është rritur nga 200 në rreth 1,200.

Edhe drejtuesit e mjeteve po përballen me pritje të pazakonta. Mohammadreza Shiri, një shofer me 15 vite përvojë, deklaroi se nuk kishte përjetuar më parë një situatë të tillë, duke treguar se kishte qëndruar i bllokuar për pesë ditë.

Përveç vonesave, zhvendosja e transportit nga deti në tokë ka sjellë edhe një rritje drastike të kostove. Majidreza Hariri, kreu i Dhomës së Tregtisë Iran-Kinë, bëri të ditur se transportimi i një kontejneri, që më parë kushtonte rreth 3 mijë dollarë përmes rrugëve detare, tashmë arrin në 12 mijë dollarë përmes rrugëve tokësore.

Pasojat po ndihen edhe në furnizimin e tregut. Produkte të ndryshme, veçanërisht ato që prishen shpejt, po mbeten të bllokuara në Kinë, pasi distancat e gjata dhe kontrollet kufitare e bëjnë të pamundur mbërritjen e tyre në kohë.

Probleme të ngjashme raportohen edhe në pikën kufitare Bazargan, mes Turqisë dhe Iranit, ku shoferët thonë se pritja për të kaluar kufirin mund të zgjasë deri në 24 ditë.

SHBA krijon Task Forcën “Porta e Hekurt”

Ndërkohë, Uashingtoni po përpiqet të kufizojë edhe më tej mundësitë e Iranit për të përdorur korridoret tokësore për tregti dhe furnizime strategjike.

Në këtë kuadër, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka krijuar Task Forcën “Porta e Hekurt”, një strukturë të posaçme me rreth 20 persona, e ngarkuar me identifikimin dhe pengimin e transportit të sistemeve të armëve, teknologjisë me përdorim të dyfishtë, materialeve që janë objekt sanksionesh dhe flukseve të paligjshme ekonomike përmes kufijve tokësorë të Iranit dhe Detit Kaspik.

Sipas raportimeve, SHBA-të po ushtrojnë gjithashtu presion ndaj vendeve fqinje të Iranit për të kufizuar kalimin e mallrave drejt territorit iranian.

Korridoret kryesore të transportit kalojnë përmes Kazakistanit, Uzbekistanit, Turkmenistanit, Pakistanit dhe Turqisë. Megjithatë, infrastruktura e këtyre vendeve po has vështirësi për të përballuar fluksin e shtuar të transportit.

Inflacioni arrin në 84%, rriten shqetësimet për ushqimet dhe ilaçet

Përtej krizës së transportit, pasojat e bllokadës po rëndojnë gjithnjë e më shumë ekonominë dhe jetën e përditshme të qytetarëve iranianë.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Iranit, inflacioni vjetor në zonat urbane ka arritur në rreth 84%, duke shënuar rritje për të 18-in muaj radhazi. Çmimet e produkteve bazë kanë pësuar rritje të ndjeshme, ndërsa autoritetet janë detyruar të pezullojnë eksportet e domateve, qepëve dhe patateve për të garantuar furnizimin e tregut vendas.

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka pranuar se bllokada ka rritur ndjeshëm kostot e importeve dhe ka kufizuar të ardhurat e vendit nga eksportet e naftës.

Ai shpjegoi se produktet që më parë mbërrinin në Iran përmes transportit detar, tashmë duhet të përshkojnë distanca të gjata tokësore, duke rritur koston përfundimtare për konsumatorët. Sipas tij, vendi po përballet gjithashtu me vështirësi në shitjen e naftës dhe sigurimin e të ardhurave.

Presioni është shtuar edhe në sektorin e shëndetësisë. Ministri iranian i Shëndetësisë, Mohammad Reza Zafarmadi, deklaroi se lëndët e para për prodhimin e ilaçeve, të cilat më parë transportoheshin me anije, tani po dërgohen me avion, duke rritur ndjeshëm kostot e prodhimit farmaceutik.

Situata komplikohet edhe më tej nga dëmet e shkaktuara gjatë luftës, ku sipas autoriteteve iraniane janë goditur 16 fabrika farmaceutike dhe më shumë se 70 spitale.

Kështu, bllokada detare amerikane po krijon një efekt zinxhir në ekonominë iraniane: nga bllokimi i mijëra kamionëve në kufij dhe rritja e kostove të transportit, deri te vështirësitë në furnizimin me ushqime, ilaçe dhe produkte të tjera të domosdoshme.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

EMRAT/ Abuzimi me 13-vjeçaren u bë nga disa persona të ndryshëm! Ja kush është 49-vjeçari nga Fieri, një prej të arrestuarve (FOTO)

24/11/2026

“Mazhoranca po vendos shtetin mbi pushtetin”- Frrok Çupi: Spiropali ka marrë gjithçka dhe ka dhënë zero!

24/11/2026

“Asnjë sulm nga territori shqiptar drejt Rusisë”- Ministri i Mbrojtjes sqaron spekulimet mediatike, Nufi: Është shtuar fushata e dezinformimit!

24/11/2026

Aksident i rëndë ajror në Turqi, rrëzohet helikopteri ushtarak gjatë stërvitjes, humbin jetën 5 ushtarë!

24/11/2026

Pse u përjashtua Spiropali? Klosi: Vendimi ka të bëjë me fokusimin e partisë në dy momente shumë të rëndësishme! Iu dha mundësia…

24/11/2026

Vrau bashkëshorten dhe la jetimë 4 fëmijë, gjykata greke dënon me burg përjetë shqiptarin! Rrëzon pretendimet e mbrojtjes

24/11/2026

“Nuk është dinjitoze”- Rregullorja e re, Maks Haxhia: E turpshme që në GJKKO avokatët të kontrollohen edhe nga çorapet!

24/11/2026

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut: Shtetet mund t’i kthejnë mbrapsht emigrantët, por pa cenuar dinjitetin e tyre!

24/11/2026

Aksioni amerikan rëndon Iranin, 1,200 kamionë të bllokuar në një radhë 42 kilometra të gjatë!

24/11/2026

VIDEO/ Pas plagosjes me thikë në Fier, një tjetër person filmohet me mjet prerës në hyrje të pedonales!

24/11/2026

Buxheti 2027/ Zv.kryeministrja Koçiu: Nafta ulet me 32 lekë për litër, 18 miliardë lekë për Bujqësinë dhe TVSH e reduktuar për shportën bazë!

24/11/2026

Një rajon, gjashtë vende, ekonomitë e rajonit në kërkim të investimeve më afatgjata dhe cilësore

24/11/2026

Nismë e re për Specialen, ekspertët në Kosovë: Konsultohuni me BE-në!

24/11/2026

Sveçla: Para drejtësisë të dalin të gjithë që qëndruan spektatorë në vend të mbrojtjes së Arlinda Zekajt

24/11/2026

Komisioni për të Drejtat e Njeriut miraton krijimin e Fondit Kombëtar për Artin, rrëzohen nismat e opozitës!

24/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • EMRAT/ Abuzimi me 13-vjeçaren u bë nga disa persona të ndryshëm! Ja kush është 49-vjeçari nga Fieri, një prej të arrestuarve (FOTO)
  • “Mazhoranca po vendos shtetin mbi pushtetin”- Frrok Çupi: Spiropali ka marrë gjithçka dhe ka dhënë zero!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.