AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Kandidatë për Tiranën prej atyre që dogjën kryeqytetin?

by Alb Times
24/11/2026
in Opinion
6
0
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Pata

Ka disa ditë që po përdoret një argument, sipas të cilit, kandidati për bashkinë e Tiranës duhet të dalë nga protesta e flamingove dhe më pas e maskave që dogji Tiranën.

Kjo është një tezë boshe, një tezë pa sens dhe një tezë apolitike. Protesta e flamingove e derivatet e saj, nuk ishin një protestë tiranase, përkundrazi, nisën për Zvërnecin e u shtrinë në një fushë politike të madhe, madje më të madhe se politika shqiptare.

Revolucuoni i Flamingove, nuk ishte një lëvizje politike, por një aksion irruptive për të rrëzuar Edi Ramën.

Mos arritja e këtij objektivi nuk e kthen këtë aksion në një lëvizje politike, pasi nëse ajo nis duhet e do të ketë një proces. Proces i cili nuk ka lidhje për Tiranën. Pasi asnjë ditë protesta nuk ka folur për Tiranën. Përkundrazi: ka folur për Lindjen e Mesme, Azinë e Vogël, hebrenjtë, Shtetet e Bashkuara e aspak aspektin e jetës urbane në Tiranë.

Ata që thonë se kandidatin e Tiranës duhet ta nxjerrë protesta, e bëjnë sepse nuk kanë lidhje politike, e kërkojnë një ganxhë ku të ngulen.

Pasi në fakt, beteja e Tiranës është krejt tjetër. Është politike, madje politikë e nivelit të lartë.

Sepse Tirana nuk është vetëm territori me numrin më të madh të zgjedhësve, por është edhe zona ku përfshihet një projekt politik i mazhorancës së Edi Ramës. Modeli i një metropoli që zhvillohet në mënyrë ekcentrike në një plan të fortë ndërtimesh biznesi. Me një fjalë kemi të bëjmë me një model politik.

I cili këto vite ka pasur mjaft kritika si një plan që e ka prishur qytetin e vjetër, si një plan që e ka trazuar jetën e tiranasve, si një plan që ka sjellë një situatë që njerëzit nuk e pëlqejnë.

Fabul mjaft e diskutueshme, pasi janë pronarët që japin terrenet e tyre për tu zhvilluar, ngase pjesa më e madhe është pronë private. Gjithsesi, ky model që është sot Tirana, pra një metropol frenetik e vibrant, kërkon apo mund të ketë një model nëse ka alternativ sesi e duan, Fakt është, se te çerpiçi e lagjet e vjetra nuk ka kthim pas, ngaqë kryeqyteti është në një fazë tjetër.

Pikërisht këtu ja vlen të bëhet diskutimi, debati, qoftë edhe në nivelin normal pa e ngritur akademikisht. Ndërtimet në qendër, zhvillimet në periferi, agresiviteti i fshatrave turistikë etj. Tirana ka ndryshuar totalisht, qendra është zona ku ka më shumë banesa me qira ditore e popullsia në shumicë banon në periferitë e saj, gjeopolitika elektorale ka pësuar një ndryshim thelbësor.

Partitë, grupet apo edhe lëvizjet që kanë qenë protagonistë në politikën e kryeqytetit, natyrshëm mund të vijnë për vizionin që kanë për Tiranën.

Po protesta që flasin prej muajsh nuk ka asnjë lidhje me Tiranën, pasi objektivi i saj ishte rrëzimi i Edi Ramës dhe i qeverisë së tij. Nëse këtë nuk e ka arritur, atëherë pse ka të drejtën morale kjo protestë që të rihyjë në politikë kur ka dështuar? Përkundrazi, duhet të tërhiqet e të reflektojë për këtë dështim, madje me një internim të gjatë sepse ka përdorur edhe mjete jo demokratike si dhuna e djegia e Tiranës.

Fushata për kreun e bashkisë është politike, e nuk pranon që të dalin në skenë kandidatë të atyre që dogjën qytetin.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1310 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1310 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

E rëndë në Shkodër, 13-vjeçarja shqiptaro-amerikane abuzohet pas largimit nga banesa! Arrestohen 2 persona, Prokuroria kërkon identifikimin e të tjerëve

24/11/2026

EMRAT/ Plagosja me thikë në Fier, policia arreston autorin e dyshuar, punonjësi i plagosur po trajtohet në spital!

24/11/2026

VIDEO/ Berishës i ikin dritat në mes të takimit të foltores në Durrës!

24/11/2026

Kosovë/ Arrestohen 3 zyrtarë gjykatash dhe një avokat në Ferizaj e Gjakovë! Policia sekuestron telefona, kompjuterë dhe dokumente

24/11/2026

“E goditëm ne anijen pranë Finlandës!”- Zelenski mer autorësinë e sulmit, reagon Norvegjia: Kievi t’i përmbahet të drejtës ndërkombëtare!

24/11/2026

Po shpluhuroset Skavica?

24/11/2026

Flamingot, një manual se si mund ta fitosh një qytet pasi e ke përdhunuar

24/11/2026

Kandidatë për Tiranën prej atyre që dogjën kryeqytetin?

24/11/2026

Berisha me sytë te PS, ‘josh’ opozitën e zgjedh kandidatët nga PD

24/11/2026

Kapetanović: Turizmi rajonal ka nevojë për promovim të përbashkët!

24/11/2026

Kryetari i Kuvendit i ndërpret fjalimin Aleksandër Vuçiçit, në Parlamentin e Serbisë shpërthejnë duartrokitjet!

24/11/2026

Qytete dhe qytetarë të pambrojtur, dhunues e barbarë të mbrojtur

24/11/2026

“Nismë përtej krahëve politikë”- Projektligji për sponsorizimet, Balla: Sporti shqiptar ka nevojë për mbështetje financiare!

24/11/2026

Wadephul pret Tabakun në Berlin, diskutohen procesi i integrimit dhe marrëdhëniet mes dy vendeve!

24/11/2026

E rëndë në Fier, sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar

24/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • E rëndë në Shkodër, 13-vjeçarja shqiptaro-amerikane abuzohet pas largimit nga banesa! Arrestohen 2 persona, Prokuroria kërkon identifikimin e të tjerëve
  • EMRAT/ Plagosja me thikë në Fier, policia arreston autorin e dyshuar, punonjësi i plagosur po trajtohet në spital!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.