AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Liceu Francez i Korçës rikthehet në sistemin arsimor, Kumbaro: Do të ketë profil shkencor dhe diploma të përbashkëta me Francën

by Alb Times
24/11/2026
in Politikë
6
0
Liceu Francez i Korçës rikthehet në sistemin arsimor, Kumbaro: Do të ketë profil shkencor dhe diploma të përbashkëta me Francën

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro bëri prezantimin e projektligjit “Për ngritjen dhe funksionimin e institucionit publik të arsimit të mesëm të lartë “Liceu Francez i Korçës” në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, në vijim të disa komisioneve të tjera ku ky projekt ka kaluar dhe është mbështetur.

Ministrja tha se ky projekt i përbashkët i qeverisë shqiptare dhe asaj franceze, me vlerë të veçantë në cilësinë e arsimit dhe diplomacinë tonë, propozohet të rregullohet me një ligj të veçantë pasi përfaqëson një model krejtësisht të ri në arsimin tonë publik parauniversitar.

“Është një projektligj i veçantë dhe me një vlerë të jashtëzakonshme në cilësinë e arsimit dhe në diplomacinë shqiptare, sepse pasqyron një projekt të përbashkët mes Shqipërisë dhe Francës, që ndërtohet në bashkëpunim me Qeverinë e Francës dhe nën kujdesin e Presidentit Macron dhe të Kryeministrit Edi Rama dhe sepse mbi këtë ligj do të mbështetet një model arsimor që sot nuk e kemi në sistemin tonë publik.Siç e dimë, Në Korçë ka pasur dikur një lice francez. Është një emër që qyteti nuk e ka harruar kurrë dhe që i përket historisë së arsimit shqiptar, ndaj kur flasim për rikthimin e tij, flasim për një traditë që rinis, e përshtatur me nevojat e një shoqërie që po përgatitet për Bashkimin Europian.Por ky projekt nuk është thjesht e vetëm një gjest nostalgjik. Ky projekt ka një bazë të qartë institucionale“, tha ministrja Kumbaro.

Duke folur për ofertën arsimore të liceut, ministrja Kumbaro sqaroi se do të jetë një institucion arsimor tregjuhësh, nxënësit që e përfundojnë me sukses do të dalin me dy diploma: Maturën Shtetërore Shqiptare dhe Baccalauréat-in Francez, ndërsa për nxënësit shqiptarë do të ndiqet falas.

“Liceu Francez i Korçës do të jetë një institucion publik i arsimit të mesëm të lartë i orientuar në shkencë dhe inovacion, për nxënësit shqiptarë, por edhe i hapur për të gjithë nxënësit nga rajoni që duan të studiojnë në këtë lice pasi mësimi do të zhvillohet në tri gjuhë: shqip, frëngjisht dhe anglisht, dhe nxënësit që e përfundojnë me sukses do të dalin me dy diploma: Maturën Shtetërore Shqiptare dhe Baccalauréat-in Francez!

Ky është një përfitim i drejtpërdrejtë në radhë të parë për nxënësit dhe familjet e tyre, të cilët deri tani kanë pasur akses të kufizuar në programe dhe kualifikime me njohje ndërkombëtare brenda vendit. Një familje në Korçë, në Pogradec, në Përmet a Gjirokastër, apo kudo nga Shqipëria, mund të studiojë në Shqipëri, duke marrë edhe një diplomë njësoj me një nxënës francez, që njihet në Francë dhe në gjithë hapësirën europiane.

Ka edhe një arsye më të gjerë, që lidhet me ecurinë tonë drejt Bashkimit Europian. Kemi përmbyllur kapitujt e negociatave për arsimin dhe kërkimin shkencor, dhe tani kemi detyrën të tregojmë në praktikë se standardet europiane mund të zbatohen në shkollat tona. Liceu synon të ketë edhe “efektin pioner”: një institucion publik me nivel të lartë shkencor dhe gjuhësor, të cilin politikat e ardhshme mund ta marrin si referencë“, tha ministrja Kumbaro.

Gjatë mbledhjes në Komision, ministrja dha detaje edhe mbi organizimin institucional të liceut, i rregulluar nga pala shqiptare dhe ajo franceze, ku kjo e fundit përveç ekspertizës do të sigurojë edhe financimin e pagës së drejtuesit të liceut, shtetas francez, për një afat 5-vjeçar.

“Organi kryesor vendimmarrës është Këshilli administrativ. Ky këshill mbikëqyr funksionimin e institucionit, propozon strukturën dhe projektbuxhetin vjetor, miraton aktet e brendshme dhe emëron drejtorin dhe zëvendësdrejtorin. Veprimtaria e tij kryhet pa shpërblim! Dua të ndalem te një ekuilibër që e konsideroj thelbësor. Drejtori i Liceut propozohet nga ministria franceze e arsimit dhe është përfaqësuesi ligjor i institucionit për çështjet e mësimdhënies dhe ato protokollare. Zëvendësdrejtori propozohet nga ministria jonë dhe plotëson kriteret e kualifikimit sipas legjislacionit shqiptar të arsimit parauniversitar. Pra kemi Këshillin Administrativ, kemi drejtorin e Liceut, dhe kemi një autoritet të tretë që është Këshilli i institucionit, një organ këshillimor që dua ta nënvizoj, sepse në të ndodh ajo që ndodh rrallë në institucionet tona arsimore: ulen në të njëjtën tryezë të gjithë ata që preken nga jeta shkollore“, sqaroi ministrja.

Mësimdhënia bazohet në një bashkërendim të kurrikulave kombëtare shqiptare dhe franceze, me respekt të plotë për integritetin e secilit shtet. Lëndët që zhvillohen në frëngjisht mbikëqyren nga ministria franceze e arsimit, kurse ato në shqip e në anglisht mbikëqyren nga institucionet përgjegjëse shqiptare.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1310 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1310 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Elisa Spiropali thyen heshtjen pas përjashtimit: Flasim nesër në 11:00

24/11/2026

Liceu Francez i Korçës rikthehet në sistemin arsimor, Kumbaro: Do të ketë profil shkencor dhe diploma të përbashkëta me Francën

24/11/2026

Vrasja e Arlinda Zekajt / Katër të arrestuar, mes tyre edhe ish-vjehrra

24/11/2026

Ambasadori amerikan Eric Wendt, takime me krerët e SPAK dhe BKH

24/11/2026

SPAK kërkon që gjyqi ndaj Veliajt të zhvillohet online, seanca e radhës shtyhet për më 15 dhjetor

24/11/2026

Rikthimi i Jensen Huang “bën me krahë” lojtarët e basteve, 16 llogari fitojnë 350 mijë dollarë

24/11/2026

Black Friday | Çfarë ndodh në mendjen e konsumatorit? Mekanizmat psikologjikë që e shtyjnë të blejë

24/11/2026

Këshilli i Legjislacionit miraton ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet, hapet rruga për votimin në Kuvend

24/11/2026

Reforma zgjedhore, Balla: Ligji për financimin e partive duhet miratuar deri më 31 dhjetor. Jemi pro votimit dhe numrit elektronik

24/11/2026

Optimizëm në Bruksel për negociatat e Shqipërisë! Koopman: Rezultatet e integrimit varen nga ecuria e reformave

24/11/2026

Sistemi Unik i Gjobave, Ibrahimaj: Më shumë transparencë për qytetarët dhe bizneset

24/11/2026

Përjashtimi i Spiropalit nga Grupi, Balla: Më vjen keq që pas 9 vitesh arritëm në këtë vendim! Neni 28 i Statutit…

24/11/2026

Zbardhet dëshmia e familjes Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën

24/11/2026

Veliaj letër nga burgu në gjykatë: Nuk kërkoj të bëj botoks, por të operoj këmbën e thyer!

24/11/2026

Dosja “Balluku”, GJKKO vendos më 11 dhjetor nëse çështja kalon për gjykim

24/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Elisa Spiropali thyen heshtjen pas përjashtimit: Flasim nesër në 11:00
  • Liceu Francez i Korçës rikthehet në sistemin arsimor, Kumbaro: Do të ketë profil shkencor dhe diploma të përbashkëta me Francën

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.