AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Irani kërkon ujdi që nuk i pranoj dot”- Trump: Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt! Duam të arrijmë një marrëveshje të vërtetë

by Alb Times
21/11/2026
in Botë
6
0
Trump pas takimit me Putin dhe Xi Jinping në Kinë: Nuk do të marr vendime për Ukrainën pa Zelenskyn!

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar një qëndrim të ashpër ndaj Iranit dhe kufizime të reja për kompanitë amerikane të teknologjisë, teksa e cilësoi edhe një herë si historik samitin trepalësh të Shenzhenit.

Në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, pas kthimit nga Azia, Trump deklaroi se Teherani kërkon një marrëveshje me Uashingtonin, por kushtet e propozuara janë të papranueshme për të.

“Ne duam të arrijmë një marrëveshje të vërtetë, jo një marrëveshje sa për sy e faqe. Regjimi Iranian i ka mashtruar njerëzit për 51 vjet. Irani nuk do të lejohet kurrë te ketë armë bërthamore, absolutisht kurrë”, tha Trump.

Duke folur për takimin me Vladimir Putinin dhe Xi Jinpingun, presidenti amerikan tha se mes tre fuqive të mëdha bërthamore ishte diskutuar shmangia e një konflikti nuklear.

Sipas tij, Rusia dhe Kina kanë rënë dakord se një luftë bërthamore nuk duhet të ndodhë kurrë, megjithëse Trump pranoi se reduktimi i arsenaleve mbetet jashtëzakonisht i vështirë. Sa për luftën në Ukrainë, pohoi se Putin ka shprehur dëshirën për t’i dhënë fund konfliktit përmes diplomacisë, por armiqësia e thellë mes presidentit rus dhe Volodymyr Zelenskyt e ndërlikon arritjen e paqes.

“Putini do të donte shumë t’i jepte fund luftës. Por kemi dy njerëz që nuk dinë sesi ta mbyllin këtë konflikt. Ne po përpiqemi t’i ndihmojmë. Kemi dy njerëz që e urrejnë njëri-tjetrin, Zelenskyn dhe Putinin, që duan ta përpunojnë këtë luftë, por kanë mbetur të bllokuar në të”, tha presidenti amerikan.

Trump shmangu krahasimet e samitit të Shenzhenit me Konferencën e Jaltës të vitit 1945, ndërsa këmbënguli se marrëdhëniet e tij personale me udhëheqësit rus dhe kinez mund të ndihmonin në kapërcimin e mosmarrëveshjeve. Një nga deklaratat më të forta erdhi për industrinë e inteligjencës artificiale.

Presidenti amerikan njoftoi papritur se nuk do të lejojë kompanitë amerikane të ndërtojnë qendra të dhënash jashtë Shteteve të Bashkuara, duke kërcënuar me taksa jashtëzakonisht të larta ato që do ta bëjnë këtë. Ai mbështeti gjithashtu mundësinë e rikthimit të Jensen Huang në drejtimin e Nvidia-s, pas skandalit që shkaktoi dorëheqjen e tij, duke deklaruar se sipërmarrësit e talentuar meritojnë një mundësi të dytë.

 

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

VIDEO / Berisha merret sërish me Ben Blushin: Historitë e tij të çmendura…

26/11/2026

Eksploziv në verandën e një banese në Lezhë, Policia jep detajet e para

26/11/2026

Analisti zbulon mesazhin e Ramës për deputetët pas dy largimeve: Mos harroni se…

26/11/2026

VIDEO/ Kryeministri Rama e bën sërish, kap në befasi presidentin e Malit të Zi

26/11/2026

Nga nomadët digjitalë te portali i përbashkët turistik, çfarë planifikon Shqipëria me vendet e Ballkanit

26/11/2026

Buxheti 2027: për studentët dhe me studentët?

26/11/2026

Stuhitë e fuqishme godasin SHBA-të, vonesa dhe anulime në fluturime

26/11/2026

Vangjeli: Mëkati më i madh dhe i pafalshëm në PS, të punosh pas shpinës së Ramës

26/11/2026

SHBA nxjerr tarifa të reja tregtare ndaj një sërë vendesh, përfshirë Kinën dhe BE-në

26/11/2026

Pas ‘shmangies’ në Manastir, Rama dhe Kurti shtrëngojnë duart në Bruksel

26/11/2026

Seanca plenare në Kuvend, votohet Buxheti 2027, Paketa Fiskale dhe aktet normative për tubimet dhe gjobat ndaj protestuesve

26/11/2026

“Rusia po zgjeron kërcënimet”, Merz paralajmëron Evropën: Synimet e Putinit shkojnë përtej Ukrainës

25/11/2026

Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

25/11/2026

Përplasja Spiropali-Rama, Gjyli: Reagim pas përjashtimit, nuk besoj se mund të krijojë një lëvizje

25/11/2026

As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

25/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • VIDEO / Berisha merret sërish me Ben Blushin: Historitë e tij të çmendura…
  • Eksploziv në verandën e një banese në Lezhë, Policia jep detajet e para

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.