AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kosovë

Kurti i kërkon Ukrainës njohjen e Kosovës: Mos bini në kurthin e Putinit

by SHT Media
21/11/2026
in Kosovë
6
0
Kurti i kërkon Ukrainës njohjen e Kosovës: Mos bini në kurthin e Putinit

Foto: Kosovë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje presidentit të Ukrainës , Volodymyr Zelensky, për njohje të pavarësinë e Kosovës. Ai theksoi se rasti i saj është thelbësisht i ndryshëm nga aneksimi i Krimesë nga Rusia, duke shtuar se një njohje e tillë do ta demaskonte blofin e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili e përdor Kosovën për të justifikuar aneksimin e Krimesë.

Kurti në një opinion për median ukrainase “Kyiv Post” kritikoi qëndrimin e deritanishëm të Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës, duke rikujtuar se Zelensky e kishte përsëritur këtë qëndrim gjatë një deklarimi në Beograd në gusht të këtij viti.

Ai rikujtoi se Kosova e ka mbështetur vazhdimisht Ukrainën përballë agresionit rus, duke dënuar sulmet e Moskës, duke u rreshtuar me sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, si dhe duke ofruar strehim për gazetarët ukrainas dhe ndihmë e trajnime ushtarake.

“Në gushtin e kaluar, presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se qëndrimi i Ukrainës ndaj Kosovës, përkatësisht mosnjohja e saj, mbetet i pandryshuar.  Ajo që ra në sy ishte fakti se kjo deklaratë u bë në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, një prej aleatëve më të afërt të Rusisë. Kosova, nga ana tjetër, e ka ruajtur edhe qëndrimin e saj ndaj Ukrainës: atë të mbështetjes. Ne e kemi dënuar agresionin e Moskës, jemi rreshtuar me sanksionet e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, kemi strehuar gazetarë ukrainas dhe kemi kontribuar me ndihmë dhe trajnime ushtarake”, shkroi Kurti.

Kurti ka kundërshtuar pretendimet e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili e përdor rastin e Kosovës për të justifikuar aneksimin e Krimesë. Sipas tij, një krahasim i tillë synon ta diskreditojë Perëndimin dhe t’i paraqesë rastet krejtësisht të ndryshme si të barasvlershme.

“Gabimi qëndron në trajtimin e të gjitha pretendimeve për vetëvendosje sikur të ishin të këmbyeshme nga pikëpamja juridike dhe politike. Ato nuk janë të tilla. Njohja e Kosovës nuk krijon një rregull automatik për çdo kontest tjetër territorial. Secili rast duhet të vlerësohet mbi bazën e historisë së vet, fakteve të veta dhe, çka është thelbësore, veprimeve konkrete të shteteve të përfshira”, ka thënë ai.

Ai ka argumentuar se pavarësia e Kosovës ishte rezultat i një procesi të gjatë, që përfshiu shtypjen e shqiptarëve, luftën, spastrimin etnik, ndërhyrjen e NATO-s dhe negociatat ndërkombëtare. Në këtë kontekst, ka rikujtuar edhe opinionin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vitit 2010, sipas të cilit shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare. Duke u nisur nga këto premisa, Kurti ka thënë se njohja e Kosovës nga Ukraina do të nënkuptonte demaskimin e blofit të Putinit.

“Njohja do ta hidhte poshtë pretendimin e Putinit se Kosova është dëshmi se demokracitë perëndimore nuk respektojnë ligjin. Ajo do ta refuzonte përpjekjen e tij për t’i futur rastet e ndryshme në të njëjtin kallëp, për t’i shërbyer një argumenti të leverdishëm për të”, ka deklaruar më tej Kurti.

Kurti ka theksuar se ndryshimi i kufijve përmes forcës ushtarake nuk mund të barazohet me vetëvendosjen e një populli. Kjo ka rëndësi, siç shkruan Kurti, jo vetën për Ukrainën, por për çdo vend që heziton ta njohë Kosovën për kontestet e veta territoriale.

“Ndryshimi i kufijve përmes tankeve të një fuqie të madhe nuk është i njëjtë me një status të arritur pas një lufte çlirimtare, administrimi ndërkombëtar dhe diplomacie. Pushtimi nuk është vetëvendosje. Aneksimi nuk është pavarësi. Kutitë e votimit në referendum nuk duhet të barten nga ushtarët e një shteti fqinj, ashtu siç bënë ushtarët rusë në Krime. Vetëvendosja është e drejtë e një populli për të vendosur për veten, një akt çlirimi në kërkim të barazisë dhe lirisë, demokracisë emancipuese dhe pavarësisë së vërtetë, e jo zgjerim apo shtrirje e një shteti tjetër në funksion të ambicieve të tij hegjemoniste. Kjo ka rëndësi jo vetëm për Ukrainën, por për çdo vend që heziton ta njohë Kosovën nga frika se çfarë mund të nënkuptojë kjo për kontestet e veta territoriale”, ka vijuar Kurti.

Sipas tij, njohja e Kosovës nga Ukraina nuk do të ishte një favor ndaj Kosovës, por një veprim në mbështetje të rendit ndërkombëtar që vetë Ukraina po e mbron përballë agresionit rus.

“Presidenti Zelensky duhet ta njohë Kosovën jo si një favor ndaj nesh, por sepse një veprim i tillë do ta forconte pikërisht rendin ndërkombëtar që Ukraina ka kaluar vite duke e mbrojtur; një rend në të cilin historia nuk është licencë për pushtim, kufijtë nuk ndryshohen me forcë dhe shteteve të vogla nuk u mohohet e ardhmja nga shtetet më të mëdha”, ka thënë më tej Kurti.

Ai ka vlerësuar se të dyja vendet kanë orientim të përbashkët drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, ndërsa njohja e Kosovës do ta forconte këtë perspektivë.

“Krimea është Ukrainë. Dhe Kosova është Kosovë”, shkroi Kurti.

Tags: KosovaKryesoretNë plan të parë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Shqipëria në gjurmët e shteteve të tjera, drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët dhe adoleshentët!

21/11/2026

I burgosur për grusht shteti, ish-presidenti brazilian Bolsonaro shtrohet në terapi intensive!

21/11/2026

Trump i vendosur: Nuk do të lejoj që Irani të ketë armë bërthamore, pavarësisht kush i drejton SHBA-të!

21/11/2026

UNICEF ngre alarmin dhe zbulon shifrat tronditëse të luftës: Mbi 1 mijë fëmijë të vrarë dhe të plagosur në Ukrainë!

21/11/2026

Shoferi shqiptar kapet duke trafikuar 115 kg kokainë me kamion nga Italia në Francë! Dëshmia pas arrestimit: S’kisha dijeni për drogën e fshehur

21/11/2026

Britanikët ndërrojnë mendje pas një dekade, sondazhi nxjerr rikthimin në BE në krye në 512 nga 632 zonat zgjedhore!

21/11/2026

Kosova, Rusia, Bashkimi Evropian: Cila është politika e jashtme e Listës Studentore?

21/11/2026

Dita e Alfabetit/ Presidenti Begaj i bën apel politikanëve në Shkup: Të bëhen bashkë për gjuhën shqipe!

21/11/2026

Mbyllet pas pesë orësh protesta në ditën e 175-të, i vetmi incident djegia e disa kazanëve!

21/11/2026

Çfarë mendimi ka për Ron Yeffet? Ministri Ermal Nufi: Nuk merrem me përgjimet ndaj tij, është i mirëpritur për biznes! Linçimi pa baza…

21/11/2026

“Spiropali dhe Veliaj po godasin PS”- Analisti Meçe: Hetimet për Elisën, që në tetor! Rama nuk ra në kurthin e…

21/11/2026

Planet kundër përmbytjeve, Qeveria përgatit strategjinë kombëtare për hartat e rrezikut dhe basenet lumore! Ja fazat dhe afatet

21/11/2026

Rusia shkeli hapësirën ajrore të Polonisë, shefi i NATO-s paralajmëron, Rutte: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit polak!

21/11/2026

EMRAT/ Ishte gati për korrje, policia e Uellsit arreston 2 shqiptarët, kishin mbjellë 900 rrënjë kanabisi!

21/11/2026

Një “mini-hënë” po rrotullohet rreth Tokës, ja çfarë do të ndodhë në dhjetor sipas shkencëtarëve!

21/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Shqipëria në gjurmët e shteteve të tjera, drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët dhe adoleshentët!
  • I burgosur për grusht shteti, ish-presidenti brazilian Bolsonaro shtrohet në terapi intensive!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.