AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kosovë

“Dy ditë afat të përgjigjeni!”- KEK-u i Kosovës nën presionin e kërkesave të punëtorëve, paralajmërohen protesta

by SHT Media
19/11/2026
in Kosovë
6
0
“Dy ditë afat të përgjigjeni!”- KEK-u i Kosovës nën presionin e kërkesave të punëtorëve, paralajmërohen protesta

Foto: Kosovë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë vendosur t’i japin edhe një mundësi dialogut me menaxhmentin, duke pezulluar përkohësisht protestën e paralajmëruar për rritjen dhe nivelizimin e pagave, si dhe realizimin e pagës së 13-të.

Megjithatë, nëse negociatat nuk përkthehen në rezultate konkrete, protesta mbetet opsion.

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Xhelal Jashari, ka bërë të ditur se vendimi për pezullimin e protestës është marrë pas takimeve me menaxhmentin dhe bordin e KEK-ut. “Në momentin kur nuk ka dialog edhe nuk shterohen mundësitë e shqyrtimit të kërkesave dhe nuk ka rezultate, pa diskutim që ne e kemi opsionin e protestës”.

Ndërkaq, nënkryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, thotë se KEK-u është zotuar që brenda dy ditësh t’u përgjigjet kërkesave të punëtorëve. Ai ka ngritur shqetësimin edhe për kushtet e punës dhe vdekjen e punëtorëve gjatë këtij viti.

“Kushtet gjithmonë të punëtorëve të KEK-ut janë të vështira, duke marrë parasysh edhe rastet e vdekjeve të punëtorëve brenda vitit. Vetëm në vitin 2026 kanë vdekur 17 punëtorë, katër prej të cilëve në aksidente fatale, ndërsa për 13 të tjerë ne mendojmë se bëhet fjalë për sëmundje profesionale që janë marrë gjatë procesit të punës aty”.

Punëtori i KEK-ut, Anefi Krasniqi, thotë se pagat aktuale nuk u mjaftojnë punëtorëve për t’i përballuar shpenzimet mujore, prandaj rritja e tyre mbetet një ndër kërkesat kryesore të sindikatës. “Nuk del rroga deri në fund të muajit, e ke presionin e punës, presionin e familjes. Kjo është pak shumë e rëndë për shumë punëtorë”.

Kujtojmë se punëtorët e KEK-ut javën e kaluar kanë protestuar për të njëjtat kërkesa, duke kërkuar rritjen e pagave dhe realizimin e pagës së 13-të. Nëse këto kërkesa nuk realizohen, sindikata ka paralajmëruar vazhdimin e protestave.

Tags: KosovaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Veliaj dhe Spiropali do t’i bashkohen PD-së? Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë të mundur

19/11/2026

“Nëse gjendja përkeqësohet, dikush do të mbajë përgjegjësi”! Erion Veliaj kërkon ndërhyrje kirurgjikale në këmbë

19/11/2026

Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë

19/11/2026

Operacioni “Risia” në Tiranë, sekuestrohen mbi 12 kg kanabis në trajtë xhelatinoze dhe kokainë, një i arrestuar dhe një në kërkim

19/11/2026

“Hebrenjtë në Vlorë që prej shekullit XIV”, Xhufi: Dolën edhe partizanë në Shqipëri!

19/11/2026

Turqia siguron 20 avionë Eurofighter, por synon edhe F-35 nga SHBA. A do të heqë Trump sanksionet ndaj Ankarasë?

19/11/2026

Zi në familjen e deputetit Luçiano Boçi/ Ndahet nga jeta nëna e tij, mesazhi prekës i lamtumirës

19/11/2026

Ndjekje si në filma në Itali! Arrestohet i riu shqiptar pasi tentoi t’i ikte policisë me 150 km/orë. Goditi efektivin

19/11/2026

“Lista e zezë” ukrainase përfshin edhe Matteo Salvinin dhe eurodeputetë evropianë, Roma kërkon sqarime nga Kievi

19/11/2026

Kosova i përgjigjet kritikave të ndërkombëtarëve, nismë e re për ndryshimin e Ligjit për Specialen, Kurti dhe PDK në një mendje

19/11/2026

Përfundon takimi në Berlin! Merz, Macron, Burnham dhe Kushner, përcaktojnë kushtet për paqen në Ukrainë

19/11/2026

Sulmet ruse në Kiev, Hoxha: Moska shpërfill të drejtën ndërkombëtare, solidaritet me Holandën dhe Austrinë

19/11/2026

Një popull që harron të mirën që i asht ba në ditët më të vështira, bahet bukëpërmbysë!

19/11/2026

Trump pas takimit me Putin dhe Xi Jinping në Kinë: Nuk do të marr vendime për Ukrainën pa Zelenskyn!

19/11/2026

“Pajisje me sisteme moderne”- Buxheti 2027, Nufi: Më shumë siguri për qytetarët dhe Forca të Armatosura më të përgatitura!

19/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Veliaj dhe Spiropali do t’i bashkohen PD-së? Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë të mundur
  • “Nëse gjendja përkeqësohet, dikush do të mbajë përgjegjësi”! Erion Veliaj kërkon ndërhyrje kirurgjikale në këmbë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.