AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Koçiu e Demo imponojnë respekt”/ Leka: Spiropali ngriti “shkelmat” ndaj Ramës kur iu prishën interesat

by Alb Times
15/11/2026
in Politikë
6
0
“Këta nuk janë studentë, janë më të sofistikuar”- Leka: I vetmi ndryshim nga 14 shtatori 1998 është se…

Foto: Politika

6
SHARES
309
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Erion Veliaj tenton të prishë Asamblenë Socialiste në Gjirin e Lalëzit, por përfundon brenda një ore jashtë politikës. Edi Rama e shkarkon nga drejtimi politik i Tiranës, pasi Veliaj tentoi të impononte mocion kundër tij nga burgu. Por efekti i vetëm politik sot i Veliajt ishte ftesa që ai mori nga Sali Berisha. Kreu i PD-së e ftoi atë të bashkohej në aleancë politike kundër Partisë Socialiste dhe Edi Ramës.

Analisti i njohur, Martin Leka, i ftuar në “Tirana Live” u shpreh se Veliaj hodhi gurin e tij të fundit, në përpjekje për të anashkaluar akuzat e penale të Prokurorisë së Posaçme në akuza politike.

“Mendoj se nuk ishte letra e fundit, e cila kërkonte disa masa, mes të tjerash mocionin për shkarkimin e Edi Ramës. Ai po përdor gurin e tij të fundit për të anashkaluar akuzat juridike të SPAK për t’i devijuar ato në akuza politike. Për ta trajtuar Veliajn si një të burgosur politik; të kujt, të Edi Ramës, Opozitës, duhet të fantazosh gjëra nga më të çuditshmet”, tha ai.

Ai theksoi se Elisa Spiropali dhe Erion Veliaj kanë hyrë në Partinë Socialiste pa asnjë kontribut dhe kanë përfituar prej saj pushtet dhe ofiqe të tjera. Më tej, Leka mori shembullin e Spiropalit, e cila sipas tij, sapo Rama e hoqi nga ministre e Jashtme, filloi të “shkelmonte” Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.

“PS është e ndarë në dy pjesë, e para është partia e socialiste e socialistëve dhe e dyta është partia e shokëve të Edi Ramës. Si Spiropali, si Veliaj,e të tjerë, nuk i janë bashkuar PS por kanë ardhur si miq e shokë të Ramës. Iu ka pëlqyer pushteti, morën pushtet nga Rama, morën poste, morën dhe para dhe shumë privilegje të tjera dhe pasi iu ikën të gjithë këto interesa filluan anatemat. Menjëherë pasi u shkarkua nga ministre e Jashtme, Spiropali filloi të ngrinte shkelmat ndaj Edi Ramës dhe ndaj PS.

Lidhur me ato që tha pas mbledhjes së socialistëve Sali Berisha, Leka tha se ky është një diversion i madh që e bën Sali Berisha, por duke bërë këtë diversion, u jep edhe një të shtyrë tjetër, përveç tatëpjetës që kanë marrë vetë, tha ai.

Gjatë diskutimit Leka analizoi dhe caktimin e Albana Koçiut dhe Ervin Demos si drejtues politikë për Tiranën.

Sipas tij, kjo është një lëvizje e zgjuar, ndërsa tha se nuk përjashtohet mundësia që Partia Socialiste të nxjerrë si kandidat për Bashkinë e Tiranës, Ervin Demon.

“Janë dy figura që të imponojnë respekt institucional dhe njerëzor. Mendoj se dalja në skene e këtyre do të thotë një konsolidim të pozitës aktuale të zv.kryeministres Koçiu dhe të një kandidature të mundshme të z. Demo për Tiranën.

“Sulmi që i bën Berisha Demos është për ta konsideruar më shumë si një kandidat potencial për Bashkinë e Tiranës.  Nëse është kandidat i Bashkisë së Tiranës, mund ta quajmë që sot kryetar të Bashkisë. Berisha e ka të humbur si bashkinë e Tiranës dhe bashkitë e tjera”, tha ai.

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zelensky i kërkon SHBA-së dhe Musk të heqin kufizimet e Starlink dhe të jenë në anën e duhur të historisë

15/11/2026

Negociatat për Ukrainën, burimet evropiane: Formati “E5” në Dublin, një hap drejt politikës së jashtme të përbashkët të BE-së

15/11/2026

Prapaskenat e Asamblesë / Xhafaj tha se përjashtimet duhet të ndodhnin më parë! Majko kritika për Veliajn, Braçe flet për garë…

15/11/2026

Zbulohen dy tentativa kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara në dy autobusë

15/11/2026

Rekord emigrantësh në Ishujt Kanarie, rreth 1500 persona mbërrijnë brenda një dite në Spanjë

15/11/2026

Trump, Putin dhe Xi në një pikturë, detaji që rikthen në vëmendje Jaltën e vitit 1945

15/11/2026

Abdylaqimët e djegies së 28 nëntorit

15/11/2026

Miratohen tre projektligjet kyçe për kriptoasetet, sigurinë detare dhe strehimin social

15/11/2026

Dhomat e Specializuara, të martën shpallet aktgjykimi në rastin e pengimit të drejtësisë për Hashim Thaçin dhe katër të akuzuarit e tjerë

15/11/2026

Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan

15/11/2026

Estonia do të mbyllë kufirin me Rusinë: Urdhëruan sulm ndaj kompanisë së dronëve

15/11/2026

Avantazhi që Shqipëria nuk e reklamon

15/11/2026

Pse beteja politike e Veliajt nuk e ndihmon betejën e tij me drejtësinë

15/11/2026

Gjekmarkaj: Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”!

15/11/2026

Përplasje në Filipine për vizitën e Trump, qytetarët dalin në rrugë kundër presidentit amerikan!

15/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zelensky i kërkon SHBA-së dhe Musk të heqin kufizimet e Starlink dhe të jenë në anën e duhur të historisë
  • Negociatat për Ukrainën, burimet evropiane: Formati “E5” në Dublin, një hap drejt politikës së jashtme të përbashkët të BE-së

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.