• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Opinion

Avokatia politike e Berishës rëndon pozitat e tij juridike

14/11/2023
in Opinion
Emigrantët, gazetari “do të mbushet vendi me afrikanë!” – Iljazaj: Boll me racizëm. Marrëveshjen me Italinë nuk

Nga Ervis Iljazaj

Për shumë kohë, që nga dita që është shpallur non grata, Sali Berisha është shprehur se kjo është një betejë e tij personale dhe nuk ka ndërmend të përfshijë Partinë Demokratike në këtë rrugëtim. Dhe këtë gjë e ka shprehur në të gjitha daljet e tij publike, intervista apo konferencat e tij të shpeshta për shtyp.

Megjithatë, është e qartë se ndryshe nga ç’thotë, Berisha është duke bërë një mbrojtje politike për problemet e tij juridike dhe akuzat e fundit të SPAK ndaj tij. Qëndrimet ndaj akuzave të SPAK, duke e quajtur këtë të fundit një organizatë kriminale apo SKAP-i i partisë, apo duke e quajtur procesin ndaj tij si një proces politik e konfirmojnë më së miri se avokatia  ndaj akuzave është një avokati politike dhe jo juridike. Fakti që nga selia e Partisë Demokratike flet për procesin e tij gjyqësor, tregon qartë se lëvizja politike që ai drejton është tërësisht e përfshirë në mbrojtje ndaj tij.

Problemi qëndron se kjo lloj avokatie, avokatia politike pra,  nuk bënë asgjë tjetër  përveçse rëndon pozitat e tij juridike. Zoti Berisha dhe njerëzit që atë e rrethojnë, janë në iluzionin se forca e tij politike, apo mbështetja që ai ka te një pjesë të popullit opozitar, do ta mbrojnë atë nga procesi gjyqësor. Ndërkohë e kundërta është e vërtetë. Sa më shumë Berisha dhe të tijtë përpiqen të tregojnë forcë politike, aq me shpejtësi më të madhe avancojnë proceset juridike ndaj tij.

Për një arsye të thjeshtë. Ky tashmë është një proces i pakthyeshëm, sado mbështetje popullore të ketë, sado forcë politike të tregojë. Sepse ata që i kanë hapur proces juridik kanë një forcë më të madhe ku mbështeten. Është forca që i vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, investuesit kryesor për ngritjen e SPAK. Në këtë kuptim, tregimi i forcës në këtë betejë nuk ka asnjë lloj rezultati, dhe nuk mund të ketë. Është një përpjekje sizifiane.

Pasi u shpall non grata nga ShBA, Sali Berisha filloi takimet e tij me qytetarët duke krijuar ‘’foltoren’’, me shpresën se mbështetja popullore do të bënte që statusi i tij në raport me aleatët do të ndryshonte. Mirëpo as fakti që tregoi se ishte një faktor politik nuk ndryshoi asgjë në këtë drejtim. Përkundrazi, ndaj tij filloi një proces juridik, pikërisht i nxitur nga të qenurit non-grata.

Të njëjtën gjë Berisha po bënë edhe sot. Takimet politike që ka filluar sapo u nis procesi ndaj tij,  janë e njëjta metodë që në këto dy vite dështuan për mbrojtjen e tij juridike. Sepse është e qartë për të gjithë se këto takime nuk janë gjë tjetër përveçse forca politike që kërkon të tregojë ndaj SPAK dhe ndaj ndërkombëtarëve. Edhe pse këtë herë, duket sikur populli i tij nuk po i përgjigjet ashtu sikurse ai dëshiron.

Për këto arsye, e vetmja rrugë efikase që i ka mbetur është përballja me drejtësinë. Sali Berisha ka më shumë mundësi të mbrohet juridikisht se sa politikisht. Si të thuash arma më e fortë e tij në këtë proces mund të jenë argumentet juridike dhe jo ato politike. Me sa duket ende nuk e kanë kuptuar, ose ata që i rrinë afër e kanë këshilluar gabim dhe po e fusin në një rrugë pa kthim.

Të kuptohemi, si çdo qytetar tjetër, edhe Sali Berisha ka të drejtën e një procesi juridik të kullur. Madje, edhe më shumë se një qytetar i thjeshtë, pasi është ish-president dhe ish-kryeministër i Shqipërisë dhe një nga njerëzit më të rëndësishëm të tranzicionit shqiptar, në mos më i rëndësishmi.

Nëse Berisha do të zgjidhte avokatinë juridike në vend të asaj politike, duke e bërë betejën e tij në gjykatë dhe jo në salla politike, ndoshta nuk do të humbiste asnjërën prej tyre dhe do të kishte mundësi ti fitonte të dyja. Ose më së paku, do të shpëtonte njërën prej tyre, të djathtën shqiptare ose drejtësinë e tij. Duke u sjellë në këtë mënyrë, po i humbet të dyja dhe po i sakrifikon të dyja.

 

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!