AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Rritet me 80% financimi për trashëgiminë kulturore, ministri zbulon planet për vitin 2027

by Alb Times
13/11/2026
in Politikë
6
0
Rritet me 80% financimi për trashëgiminë kulturore, ministri zbulon planet për vitin 2027

Foto: Politika

6
SHARES
311
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Trashëgimia kulturore do të jetë një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit për vitin 2027. Në një intervistë për Klan News, ministri Blendi Gonxhja bëri të ditur se buxheti për trashëgiminë kulturore do të rritet me 80% krahasuar me vitin 2026, ndërsa rreth 72% e buxhetit të përgjithshëm të ministrisë shkon për artin, kulturën dhe trashëgiminë.

“Arti, kultura dhe trashëgimia në vetvete janë shumë nevojtare dhe të uritura për financim. Gjithë buxheti i Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit që ndahet në katër portofole. Pjesa më e madhe e buxhetit, rreth 72%, i shkojnë artit-kulturës dhe trashëgimisë. Vetë trashëgimia për vitin 2027 ne kemi vendosur që ta rrisim me 80% më shumë se në vitin 2026. Sepse kalatë, muzetë, sitet arkeologjike, gjithë puna që ne bëjmë në objektet e trashëgimisë kulturorë, ato nuk kanë fund. Kërkesat janë të panumërta, mund të them që janë më mijëra kërkesa. Kemi një vit i cili nga pikëpamja buxhetore, siç edhe thashë dhe me shifra, është një lajm i mirë për fokusin , prioritetin dhe rëndësinë që ka trashëgimia kulturore.”

Ministri theksoi se rritja e financimit synon të përballojë nevojat e shumta për restaurimin dhe mirëmbajtjen e kalave, muzeve dhe siteve arkeologjike, duke vënë në fokus të veçantë ndërhyrjet emergjente në monumentet e kulturës, veçanërisht në Gjirokastër, ku një pjesë e objekteve janë në gjendje kritike.

“Ka rrezik dhe emergjenca, siç është rasti i Gjirokastrës ku ne kemi një numër shumë të lartë objektesh monumente kulture, një pjesë e tyre është edhe monumente kulture, kategoria e parë, të cilat nuk presin më. Jemi në një fazë tani, që buxheti rritet, ama ai duhet të investohet dhe të investohet sa më shumë në investime kapitale, të cilat rrezikojnë të na japin një kosto shumë më të lartë nesër, nëse ne nuk ndërhyjmë tani.”

Gjatë intervistës, ai foli edhe për përafrimin e ligjit të trashëgimisë kulturore me direktivat e Bashkimit Europian, si dhe për planin e rijetësimit të 25 objekteve monumente kulture në disa qytete të vendit, të cilat kanë humbur funksionin dhe janë braktisur.

“Këtu duhet të punojmë shumë fort me ligjin e trashëgimisë. Këtu nuk ka asgjë për t’u trembur, sepse janë përhapur disa fjalë. Do të bëjmë një përputhje me direktivat e bashkimit europian, që na duhet për çështjen e integrimit, e cila është një garanci tjetër. Sa i takon ligjit të trashëgimisë, mund të bëjmë vetëm përmirësime, optimizim, që të na japin mundësinë që ne të jemi më aktivë e më praktikë. Ka shumë projekte dhe shumë ndërhyrje. Do të kemi edhe një rijetësim, prej 25 objektesh që janë monumente kulturore, që ne do t’i shtetëzojmë në disa qytete ku ato kanë humbur funksionet, dhe janë braktisur. Ne nuk mund t’i lëmë këto objekte që të na ikin përpara syve tanë dhe të na ikur.”

Ministri iu përgjigj gjithashtu akuzave për një pretendim të shitjes apo dhënies me koncesion të kalave, përfshirë kalanë e Shkodrës, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe duke sqaruar se synimi është rikthimi i funksionalitetit dhe administrimi më i mirë i këtyre pasurive kulturore.

“Këtu dua të hedh poshtë edhe një akuzë që kam dëgjuar ditët e fundit se “do të shesin kalatë, do ua japin kalanë e Shkodrës serbëve”. Në shumë raste këto kala kanë pasur brenda tyre aktivitete, biznese, lokale, që nuk i kemi gjetur në një gjendje të mirë.”

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Reforma Zgjedhore, Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi kundër Ramës! Lista plotësisht të hapura dhe një zonë e vetme kombëtare

13/11/2026

Zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, KQZ zbulon kur publikohet lista e parë e zgjedhësve

13/11/2026

Shiste drogë në Qerret, arrestohet 35-vjeçari i dyshuar!

13/11/2026

Balla prezanton ndryshimet në ligjin për strehimin social: 30% e banesave për familjet në nevojë

13/11/2026

Kush është ish-inxhinierja e helikopterëve, kandidatja që pritet të bëhet presidentja e parë grua e Gjermanisë?

13/11/2026

Ah, sikur të bjerë shi në ditën e Evropës

13/11/2026

Pagat e gjyqtarëve / SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Financave!

13/11/2026

Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe pasagjeri tjetër

13/11/2026

Rritet me 80% financimi për trashëgiminë kulturore, ministri zbulon planet për vitin 2027

13/11/2026

Dubai, streha e të kërkuarve për trafik kokaine! Nga “Napoleoni” te bosët e klaneve shqiptare

13/11/2026

Tjetërsuan 44 mijë metra katror tokë shtetërore në Fier, në burg 3 ish-zyrtarë të Kadastrës dhe një notere

13/11/2026

Opozita e pashpresë, që fle me ëndrrën e sherrit Rama–Balluku

13/11/2026

Shqiptari vret gruan me 3 plumba dhe 40 goditje me kaçavidë, besonte se ajo ishte shtrigë

13/11/2026

Sikur Rama të merrej me kazanin?

13/11/2026

Ligji për gjykatën speciale në Hagë drejt rivotimit, PDK kërkon kalimin e legjislacionit të pandryshuar, më pas amendimin e tij

13/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Reforma Zgjedhore, Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi kundër Ramës! Lista plotësisht të hapura dhe një zonë e vetme kombëtare
  • Zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, KQZ zbulon kur publikohet lista e parë e zgjedhësve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.