AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Shqiptari vret gruan me 3 plumba dhe 40 goditje me kaçavidë, besonte se ajo ishte shtrigë

by Alb Times
13/11/2026
in Kronikë
6
0
Shqiptari vret gruan në Austri me 3 plumba dhe 40 goditje me

Foto: Kronikë

6
SHARES
302
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një 47-vjeçar nga Kosova akuzohet se vrau bashkëshorten e tij 38-vjeçare në mënyrë brutale, duke e qëlluar fillimisht tri herë me pistoletë dhe më pas duke e goditur rreth 40 herë me kaçavidë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 5 prill 2026, të dielën e Pashkëve, në Sooß, në distriktin e Badenit, në Austri.

Sipas aktakuzës, 47-vjeçari kishte shkuar në banesën e bashkëshortes, nga e cila ishte ndarë, me dhurata për Pashkë. Fillimisht i kishte vendosur ato mbi tavolinën e kuzhinës, por më pas mes tyre kishte nisur një debat. Në një moment, ai dyshohet se kishte nxjerrë pistoletën dhe kishte qëlluar tri herë drejt 38-vjeçares, në krahun e majtë, në zonën e qafës dhe në fytyrë.

Por sulmi nuk kishte përfunduar me të shtënat. Sipas prokurorisë, 47-vjeçari e kishte goditur më pas rreth 40 herë me një kaçavidë, duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën.

Nuk pranonte ndarjen, besonte se bashkëshortja merrej me magji të zezë

Pas krimit qëndronte një histori e gjatë konflikti mes çiftit. 47-vjeçari dhe bashkëshortja e tij kishin qenë të martuar prej 19 vitesh dhe kishin së bashku katër fëmijë.

Marrëdhënia e tyre ishte përkeqësuar që në shkurt të vitit 2019, kur ai dyshohet se e kishte dhunuar fizikisht gruan, duke e goditur dy herë në fytyrë. Pas këtij episodi, 38-vjeçarja ishte larguar prej tij dhe ishte vendosur në Sooß së bashku me fëmijët.

Megjithatë, sipas akuzës, burri nuk kishte mundur dhe nuk kishte dashur ta pranonte ndarjen. Ai kishte kërkuar vazhdimisht të mbante kontakte me bashkëshorten dhe fëmijët, ndërsa konfliktet mes tyre ishin përshkallëzuar veçanërisht gjatë vitit 2025.

Një tjetër element tronditës lidhet me bindjet e 47-vjeçarit. Sipas prokurorisë, ai vuante nga një çrregullim i personalitetit skizotipik dhe ishte i bindur se bashkëshortja kishte aftësi të mbinatyrshme dhe përdorte magji të zezë, nga e cila, sipas tij, po vuanin edhe fëmijët.

Megjithatë, sipas aktakuzës, gjendja e tij psikike nuk përbënte një çrregullim aq të rëndë sa të përmbushte kriteret ligjore për papërgjegjshmëri penale.

Hetimet kanë zbuluar se 47-vjeçari kishte menduar të siguronte një armë zjarri që në vjeshtën e vitit 2025. Ai dyshohet se e kishte blerë pistoletën e tipit Beretta 1934, së bashku me tre fishekë, për 900 euro, nga një i njohur 45-vjeçar, i cili tashmë është edhe ai i pandehur në këtë çështje.

Sipas prokurorisë, shitësi e dinte qëllimin e blerjes, pasi 47-vjeçari i kishte thënë se kishte ndërmend ta vriste bashkëshorten me atë armë. Megjithatë, 45-vjeçari dyshohet se nuk kishte ndërhyrë, pasi ishte i interesuar vetëm për paratë.

Pas blerjes, burri e kishte fshehur pistoletën në afërsi të stacionit të trenit në Sooß, ku e kishte lënë deri ditën e krimit.

Të enjten, më 12 nëntor, 47-vjeçari u paraqit në Gjykatën e Wiener Neustadt për përballjen me akuzat. Sipas medias austriake Heute, ai hyri në sallën e gjyqit me një buzëqeshje në fytyrë, i veshur me një bluzë të zezë me kapuç dhe pantallona të errëta. Duart i kishte të prangosura dhe shoqërohej nga disa punonjës të burgjeve.

Shqiptari vret gruan në Austri me 3 plumba dhe 40 goditje me

Pasi gjyqtarja i kërkoi të sillej siç duhej gjatë procesit dhe i hoqën prangat, ai deklaroi: “Unë nuk i bëj keq askujt. Vetëm nëse është vetëmbrojtje”.

I pandehuri, i cili ka precedentë të mëparshëm penalë, akuzohet për vrasjen e bashkëshortes, ndërsa 45-vjeçari tjetër për sigurimin e armës së krimit, duke qenë në dijeni të planit të tij.

Ngjarja la pas katër fëmijë pa nënën e tyre dhe tronditi komunitetin ku jetonte familja. Ndaj të dy të pandehurve vlen prezumimi i pafajësisë deri në një vendim përfundimtar të gjykatës

Tags: KronikëKryesoretNë plan të parë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Reforma Zgjedhore, Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi kundër Ramës! Lista plotësisht të hapura dhe një zonë e vetme kombëtare

13/11/2026

Zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, KQZ zbulon kur publikohet lista e parë e zgjedhësve

13/11/2026

Shiste drogë në Qerret, arrestohet 35-vjeçari i dyshuar!

13/11/2026

Balla prezanton ndryshimet në ligjin për strehimin social: 30% e banesave për familjet në nevojë

13/11/2026

Kush është ish-inxhinierja e helikopterëve, kandidatja që pritet të bëhet presidentja e parë grua e Gjermanisë?

13/11/2026

Ah, sikur të bjerë shi në ditën e Evropës

13/11/2026

Pagat e gjyqtarëve / SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Financave!

13/11/2026

Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe pasagjeri tjetër

13/11/2026

Rritet me 80% financimi për trashëgiminë kulturore, ministri zbulon planet për vitin 2027

13/11/2026

Dubai, streha e të kërkuarve për trafik kokaine! Nga “Napoleoni” te bosët e klaneve shqiptare

13/11/2026

Tjetërsuan 44 mijë metra katror tokë shtetërore në Fier, në burg 3 ish-zyrtarë të Kadastrës dhe një notere

13/11/2026

Opozita e pashpresë, që fle me ëndrrën e sherrit Rama–Balluku

13/11/2026

Shqiptari vret gruan me 3 plumba dhe 40 goditje me kaçavidë, besonte se ajo ishte shtrigë

13/11/2026

Sikur Rama të merrej me kazanin?

13/11/2026

Ligji për gjykatën speciale në Hagë drejt rivotimit, PDK kërkon kalimin e legjislacionit të pandryshuar, më pas amendimin e tij

13/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Reforma Zgjedhore, Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi kundër Ramës! Lista plotësisht të hapura dhe një zonë e vetme kombëtare
  • Zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, KQZ zbulon kur publikohet lista e parë e zgjedhësve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.