AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Sikur Rama të merrej me kazanin?

by Alb Times
13/11/2026
in Opinion
6
0
Sikur Rama të merrej me kazanin?

Foto: Opinion

6
SHARES
302
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Artur Ajazi

Termi apo fjala “kazan”nuk duhet nënkuptuar vetëm për median. Jo aspak. Media mbetet sektori vendimtar i informimit, ndonjëherë edhe dizinformimit. Por në përgjithësi “kazan”, merret edhe si etiketim i segmenteve dhe grupimeve të ndryshme politike, që nuk kanë as parti, as shoqatë, por vetëm portalin e rremë. Sikur Edi Rama, të merrej me “kazanin” (që ka vite që falë sistemit, lirisë dhe demokracisë, po shtohen si vemje), ne sot nuk do të ishim atje ku jemi. Sot nuk do të kishim shërbime të dixhitalizuara, sot nuk do të kishim sistemin më të përparuar në Europë mbi tenderimet, investimet, sot nuk do të kishim fare zhvillim të turizmit, sektorit të ndertimit, sistemit arsimor, shëndetsor, biznesit, etj. pra, sikur Rama të bëhej merak, çthoshte “kazani” mëngjes, dreke dhe darke, do të kishte harruar se ishte kryeministri vendit, dhe do të binte në kurthin e provincialëve.

Në 13 vitet e fundit, zbritën nga zonat rurale dhe jo vetem, shumë “studentë”, që edhe pse mbaronin shkollat me provime të mbartura, apo i merrnin ato me 100 deri 400  euro provimin, u kthyen në “portalistë”,  dhe në gazetarucë. Kush ishte rruga më e shpejtë për të bërë bujë, gazetaria. Hajde të hapim një portal, të shpifim, të gënjejmë, të vëmë gjoba X apo Y, dhe jetojmë rehat. Kjo praktikë e yshtur edhe nga partiçka pa kryetarë, kryesi dhe anëtarë, sot rezulton se e ka dëmtuar shumë imazhin e vendit, dhe trazuar mëndjet e njerzve. Pa u gdhirë mirë, përhapnin pakin, “kazanët” sulmonin kryeministrin, ministrat, drejtorët, kryetarët e bashkive, deputetët, policinë, SPAK-un, GJKKO,  veçanarisht bizneset. Duke ndjekur rrugëtimin e tyre përmes raportimeve “flash” nga njerëzit e tij të afërt, Edi Rama nuk tregonte kujdes dhe interes ndaj atyre që shkruheshin dhe lexoheshin, por thjesht i vuri ata përballë me ligjin. Nuk u kërkoi atyre as përgënjeshtrim, as falje, por thjesht i përballi ata me ligjin.

Dhe jo vetëm ata, por edhe “politikanët që lyejnë flokët me xhel”, dhe kukurisnin studiove, dhe hidhnin akuza që edhe CIA amerikane do ti kish zili. Kazani zjente, kazani vazhdon të zjejë edhe sot, por jo me atë intensitet. Zbatimi i ligjit, përmes hetimeve e vendimeve gjyqesore, ka krijuar sot terrenin e duhur, dhe i ka bërë poseduesit e “kazaneve” të jenë më të kujdesshëm. Ende pa u mbajtur samiti, takimi, mbledhjet dhe konferencat e shtypit mes Edi Ramës dhe titullareve të Bashkimit Europian, në lajmet e “kazanit”, do të lexoje “rezultatin e takimit, samitit, konferencës”. Do të lexoje se “ja çfarë do ti kërkojë Kaja Kallas ,Edi Ramës”, apo dhe se “Rama drejt braktisjes nga BE”, etj….

Dhe mendo tani, sikur Rama ti referohej, të merrej dhe të vinte “merakun” ndaj atyre që shkruante  dhe titronte “kazani”, sot nuk do të kishim hapur fare asnjë kapitull me BE. Sot nuk do të kishim vajtje-ardhje të shpeshta të drejtuesve të BE, NATO-s, dhe organizmave të tjera europiane. Dhe se sot, dhe Edi Rama, nuk do të kishte këtë fuqi zëri, mendimi dhe gjykimi që ka në tryezat dhe takimet me kryeministrat dhe presidentët e vendeve kyçe të BE.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Reforma Zgjedhore, Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi kundër Ramës! Lista plotësisht të hapura dhe një zonë e vetme kombëtare

13/11/2026

Zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, KQZ zbulon kur publikohet lista e parë e zgjedhësve

13/11/2026

Shiste drogë në Qerret, arrestohet 35-vjeçari i dyshuar!

13/11/2026

Balla prezanton ndryshimet në ligjin për strehimin social: 30% e banesave për familjet në nevojë

13/11/2026

Kush është ish-inxhinierja e helikopterëve, kandidatja që pritet të bëhet presidentja e parë grua e Gjermanisë?

13/11/2026

Ah, sikur të bjerë shi në ditën e Evropës

13/11/2026

Pagat e gjyqtarëve / SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Financave!

13/11/2026

Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe pasagjeri tjetër

13/11/2026

Rritet me 80% financimi për trashëgiminë kulturore, ministri zbulon planet për vitin 2027

13/11/2026

Dubai, streha e të kërkuarve për trafik kokaine! Nga “Napoleoni” te bosët e klaneve shqiptare

13/11/2026

Tjetërsuan 44 mijë metra katror tokë shtetërore në Fier, në burg 3 ish-zyrtarë të Kadastrës dhe një notere

13/11/2026

Opozita e pashpresë, që fle me ëndrrën e sherrit Rama–Balluku

13/11/2026

Shqiptari vret gruan me 3 plumba dhe 40 goditje me kaçavidë, besonte se ajo ishte shtrigë

13/11/2026

Sikur Rama të merrej me kazanin?

13/11/2026

Ligji për gjykatën speciale në Hagë drejt rivotimit, PDK kërkon kalimin e legjislacionit të pandryshuar, më pas amendimin e tij

13/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Reforma Zgjedhore, Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi kundër Ramës! Lista plotësisht të hapura dhe një zonë e vetme kombëtare
  • Zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, KQZ zbulon kur publikohet lista e parë e zgjedhësve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.