AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

VENDIMI/ Integrimi, Qeveria ndryshon emrat e grupit të negociatorëve me BE-në për disa kapituj! Nga Biba te Tomini, ministri Demo ndërrohet me…

by Alb Times
13/11/2026
in Politikë
6
0
VENDIMI/ Integrimi, Qeveria ndryshon emrat e grupit të negociatorëve me BE-në për disa kapituj! Nga Biba te Tomini, ministri Demo ndërrohet me…

Foto: Politika

6
SHARES
311
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Ministrave ka miratuar një ditë më parë disa ndryshime në përbërjen e grupit negociator për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke rishpërndarë përgjegjësitë për disa kapituj të negociatave dhe duke caktuar emra të rinj në rolin e negociatorëve dhe bashkënegociatorëve.

Sipas vendimit, Tana Kika dhe Arian Jaupllari do të jenë bashkënegociatorë përgjegjës për Kapitullin 12, që lidhet me sigurinë ushqimore, politikat veterinare dhe fitosanitare.

Enkelejd Musabelliu merr përgjegjësinë si negociator për Kapitujt 1 dhe 6, ndërsa vijon të jetë bashkënegociator për Kapitujt 28 dhe 30.

Ndryshime ka edhe në fushën e financave. Andi Memeti do të jetë negociator përgjegjës për Kapitujt 32 dhe 33, si dhe bashkënegociator për Kapitullin 4. Ndërkohë, Natasha Ahmetaj do të jetë bashkënegociatore për Kapitujt 4 dhe 17.

Në sektorin e shëndetësisë, Denada Seferi do të mbulojë si bashkënegociatore Kapitullin 19, ndërsa Eugena Tomini merr përgjegjësinë për Kapitullin 28, që lidhet me mbrojtjen e konsumatorit dhe shëndetin publik, informon Top Channel.

Për Kapitullin 8, që lidhet me politikën e konkurrencës, bashkënegociatorë do të jenë Denar Biba, kryetar i Autoritetit të Konkurrencës, dhe Mario Keputa, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

Ndryshime të tjera parashikohen edhe në kapitujt që lidhen me sistemin financiar. Endrit Yzeiraj do të vijojë të jetë negociator përgjegjës për kriterin ekonomik dhe Kapitujt 16 dhe 29, ndërsa do të marrë edhe detyrën e bashkënegociatorit për Kapitujt 9 dhe 17. Adela Xhemali, drejtoreshë e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, do të jetë bashkënegociatore për Kapitullin 9.

Një tjetër ndryshim prek Kapitullin 22, për të cilin negociator përgjegjës emërohet Oltjon Muzaka, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, duke zëvendësuar Ervin Demon.

Vendimi parashikon gjithashtu ndryshimin e referencës për kapitujt që mbulon një prej strukturave të grupit negociator, ku Kapitulli 12 zëvendësohet me Kapitullin 13, krahas Kapitullit 11.

Ndryshimet synojnë riorganizimin e përgjegjësive brenda grupit negociator shqiptar, në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë sot në Bruksel zhvillohet mbledhja e Grupit të Punës për Zgjerimin, ku do të shqyrtohen tre kapituj të negociatave me Shqipërinë.

Në fokus do të jenë Kapitulli 6 për të drejtën e shoqërive tregtare, Kapitulli 7 për pronësinë intelektuale dhe Kapitulli 13 për peshkimin dhe akuakulturën.

Në të njëjtën mbledhje do të diskutohen edhe kapitujt e negociatave për Malin e Zi, si dhe projekt-konkluzionet e Këshillit të BE-së për procesin e zgjerimit.

Vendimi i plotë:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.24/2026, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, dhe të vendimit nr.749, datë 19.12.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, me propozimin e ministrit të Shtetit dhe Kryenegociator, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Në kreun I, të vendimit nr.422, datë 6.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përbërjen, rregullat e funksionimit dhe trajtimin financiar të grupit negociator dhe detyrat e Kryenegociatorit për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
  2. Në pikën 1 bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme:
  3. a) Nënndarja “- Z. Arian Jaupllari, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, negociator përgjegjës për kapitullin 12;” zëvendësohet me “- Znj. Tana Kika, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bashkënegociator përgjegjës për kapitullin 12 dhe Z. Arian Jaupllari, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bashkënegociator përgjegjës për kapitullin 12;”.
  4. b) Nënndarja “- Z. Enkelejd Musabelliu, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, negociator përgjegjës për kapitullin 1 dhe bashkënegociator përgjegjës për kapitujt 28 dhe 30;” zëvendësohet me “- Z. Enkelejd Musabelliu, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, negociator përgjegjës për kapitujt 1 dhe 6, si dhe bashkënegociator përgjegjës për kapitujt 28 dhe 30;”.
  5. c) Nënndarja “- Z. Andi Memeti, zëvendësministër i Financave, negociator përgjegjës për kapitujt 32 dhe 33;” zëvendësohet me “- Z. Andi Memeti, zëvendësministër i Financave, negociator përgjegjës për kapitujt 32 dhe 33, si dhe bashkënegociator përgjegjës për kapitullin 4;”.

ç) Nënndarja “- Znj. Blerta Rama, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, negociator përgjegjës për kapitullin 6 dhe bashkënegociator përgjegjës për kapitullin 4;” shfuqizohet.

  1. d) Nënndarja “- Znj. Denada Seferi, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, bashkënegociator përgjegjës për kapitujt 19 dhe 28;” zëvendësohet me “- Znj. Denada Seferi, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, bashkënegociator përgjegjës për kapitullin 19;”.

dh)Pas nënndarjes “- Znj. Denada Seferi, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, bashkënegociator përgjegjës për kapitullin 19;” shtohet “- Znj. Eugena Tomini, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, bashkënegociator përgjegjës për kapitullin 28;”.

  1. e) Nënndarja “- Z. Denar Biba, kryetar i Autoritetit të Konkurrencës, negociator për kapitullin 8;” zëvendësohet me “- Z. Denar Biba, kryetar i Autoritetit të Konkurrencës, bashkënegociator përgjegjës për kapitullin 8 dhe z. Mario Keputa, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, bashkënegociator përgjegjës për kapitullin 8;”.

ë) Nënndarja “- Znj. Natasha Ahmetaj, zëvendësguvernator i dytë në Bankën e Shqipërisë, negociator përgjegjës për kapitullin 17 dhe bashkënegociator për kapitullin 4;” zëvendësohet me “- Znj. Natasha Ahmetaj, zëvendësguvernator i dytë në Bankën e Shqipërisë, bashkënegociator përgjegjës për kapitujt 4 dhe 17;”.

  1. f) Nënndarja “- Z. Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Financave, negociator përgjegjës për kriterin ekonomik, kapitujt 16 dhe 29;” zëvendësohet me “- Z. Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Financave, negociator përgjegjës për kriterin ekonomik, kapitujt 16 dhe 29, dhe bashkënegociator përgjegjës për kapitujt 9 dhe 17;”.
  2. g) Nënndarja “- Znj. Adela Xhemali, drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, negociator përgjegjës për kapitullin 9;” zëvendësohet me “- Znj. Adela Xhemali, drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritett të Mbikëqyrjes Financiare, bashkënegociator përgjegjës për kapitullin 9;”.
  3. gj) Nënndarja “- Z. Ervin Demo, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, negociator përgjegjës për kapitullin 22;” zëvendësohet me “- Z. Oltjon Muzaka, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, negociator përgjegjës për kapitullin 22;”.
  4. Në shkronjën “e”, të pikës 6, fjalët “… për kapitujt 11 dhe 12 …” zëvendësohen me “… për kapitujt 11 dhe 13 …”.
  5. Ngarkohen grupi negociator i Republikës së Shqipërisë dhe institucionet, sipas pikës 1, të kreut I, të vendimit, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ALBANA KOÇIU

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Reforma Zgjedhore, Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi kundër Ramës! Lista plotësisht të hapura dhe një zonë e vetme kombëtare

13/11/2026

Zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, KQZ zbulon kur publikohet lista e parë e zgjedhësve

13/11/2026

Shiste drogë në Qerret, arrestohet 35-vjeçari i dyshuar!

13/11/2026

Balla prezanton ndryshimet në ligjin për strehimin social: 30% e banesave për familjet në nevojë

13/11/2026

Kush është ish-inxhinierja e helikopterëve, kandidatja që pritet të bëhet presidentja e parë grua e Gjermanisë?

13/11/2026

Ah, sikur të bjerë shi në ditën e Evropës

13/11/2026

Pagat e gjyqtarëve / SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Financave!

13/11/2026

Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe pasagjeri tjetër

13/11/2026

Rritet me 80% financimi për trashëgiminë kulturore, ministri zbulon planet për vitin 2027

13/11/2026

Dubai, streha e të kërkuarve për trafik kokaine! Nga “Napoleoni” te bosët e klaneve shqiptare

13/11/2026

Tjetërsuan 44 mijë metra katror tokë shtetërore në Fier, në burg 3 ish-zyrtarë të Kadastrës dhe një notere

13/11/2026

Opozita e pashpresë, që fle me ëndrrën e sherrit Rama–Balluku

13/11/2026

Shqiptari vret gruan me 3 plumba dhe 40 goditje me kaçavidë, besonte se ajo ishte shtrigë

13/11/2026

Sikur Rama të merrej me kazanin?

13/11/2026

Ligji për gjykatën speciale në Hagë drejt rivotimit, PDK kërkon kalimin e legjislacionit të pandryshuar, më pas amendimin e tij

13/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Reforma Zgjedhore, Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi kundër Ramës! Lista plotësisht të hapura dhe një zonë e vetme kombëtare
  • Zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, KQZ zbulon kur publikohet lista e parë e zgjedhësve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.