Paralajmërimi për mot të keq, Porti i Durrësit njoftoi sot pasagjerët për pezullime lundrimi.
Shtyhen oraret për udhëtimin Durrës-Bari dhe anasjelltas të ditës së sotme dhe ato do të kryhen nesër.
Njoftimi i Kapitenerisë:
“Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe bazuar në njoftimin e kompanive së lundrimit, nisjet e planifikuara për mbrëmjen e sotme(dt 12.11.2026), në orën 22:00, do të shtyhen për nesër, më datë 13.11.2026, në orën 08:00.
Ndryshimi i orarit vlen për:
* F/B RIGEL VII, në linjën Durrës–Bari;
* F/B RIGEL III, në linjën Bari–Durrës.
*Procesi i check-in dhe imbarkimit të pasagjerëve dhe automjeteve do të zhvillohet normalisht gjatë ditës së sotme, sipas orareve dhe procedurave të parashikuara.
Udhëtarët duhet të paraqiten për imbarkim sipas orarit të përcaktuar, pa ndryshime”.
