Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia në afërsi të një shkolle në qytetin e Laçit, të akuzuar për shitje të lëndëve narkotike pranë institucioneve arsimore.
Konkretisht të arrestuar janë V. R., 23 vjeç dhe A. Gj., 36 vjeç, të dy banues në Laç, të cilët shisnin drogëra brenda perimetrit të sigurisë së shkollave.
Sakaq, nga kontrolli fizik dhe në banesa, policia ka gjetur dhe sekuestruar në total 113 doza kanabis, 13 doza kokainë, municion luftarak dhe 2 celularë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
