AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Bashkë me Belerin ka humbur dhe SPAK-u dhe opozita

by Alb Times
10/11/2026
in Opinion
6
0
Dhunë për të gjithë!

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka gjykuar arrestimin dhe paraburgimin e Fredi Belerit dhe ka vendosur se arrestimi është i ligjshëm dhe i bazuar në prova, kurse paraburgimi i tejzgjatur është i pamotivuar.

Vlerësimi i Gjykatës së Strasburgut i jep fund një fushate të gjatë mbi trevjeçare spekulimesh rreth arrestimit të tij, e cila shkaktoi një krizë të gjatë në raportet shqiptaro-greke dhe përfundoi me heroizimin e një figure mediokre të pakicës greke në Shqipëri, e cila as nuk e përfaqëson atë dhe as e nderon, por thjesht i imponohet përmes heroizimit të një gjesti ordiner, siç është blerja e votave.

I gjithë ky proces pati më shumë histori politike sesa juridike. Por tani, kur kemi një gjykim më të ftohtë dhe më profesional për të, është koha që të gjykojmë çfarë drejtësie të re kemi bërë dhe çfarë roli ka politika në presionin ndaj drejtësisë.

Së pari, Strasburgu ka pranuar si të ligjshme atë që ka bërë prokurori i Vlorës dhe ka gjetur të paligjshme atë që ka bërë SPAK-u dhe GJKKO-ja.

Më 12 maj 2023, prokurori i Vlorës Aurel Zarka doli publikisht dhe njoftoi arrestimin e Fredi Belerit, në kuadër të operacionit “Matrix”. Ai deklaroi se procedimi penal nr. 489 ishte regjistruar më 8 maj dhe se hetimet kishin siguruar prova për blerje votash. Kjo për Strasburgun është në rregull.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procesit zgjedhor, kërkesa e Belerit në korrik 2023 për të dalë nga paraburgimi nuk është pranuar nga prokurorët e SPAK-ut dhe GJKKO-ja e më pas nga i gjithë sistemi i drejtësisë së re. Kjo është quajtur e paligjshme.

Nga ana tjetër, në të njëjtën linjë shkon dhe beteja politike për të.

Opozita e Sali Berishës që i doli zot arrestimit të Belerit, ka dënuar arrestimin si të paligjshëm, ndërkohë që ai ka qenë i ligjshëm, ndërsa paraburgimi, i cili është një gangrenë e gjithë drejtësisë së re, edhe këtu rezulton që është i paligjshëm.

Deri tani çdo masë e SPAK-ut që ka shkuar në Strasburg për paraburgimin është humbur. Pas Thoma Gëllcit, edhe Belerit i konsiderohet teprim paraburgimi, ndërkohë që ka mbaruar mundësia e tij për të ndikuar në zgjedhje, pasi ato janë kryer.

Kështu që bashkë me Belerin betejën e ka humbur dhe SPAK-u dhe opozita. Beleri ka humbur arsyen për të cilën futi në luftë Shqipërinë me Greqinë, pasi iu legjitimua që është arrestim i ligjshëm për vjedhje votash. SPAK-u ka humbur betejën me paraburgimin, pasi iu provua për të disatën herë që është një vendim i tepruar, ndërsa opozitës iu provua se e gjithë beteja për Belerin ka qenë politike për të mbrojtur një krim zgjedhor, ndërkohë që në anën tjetër ankohet se asaj i vjedhin votat. Deri tani Partia Demokratike është e vetmja parti që një eksponent i saj i lartë në zgjedhje është kapur duke blerë vota, dhe ky është Fredi Beleri.

Akoma më e shëmtuar ishte ajo që ndodhi si revansh i ndikimit grek në SPAK për të marrë hakun e Belerit. Prokurori i preferuar i Athinës në SPAK, Olsi Dado, arrestoi prokurorin e Vlorës Aurel Zarka për një çështje për të cilën ai kreu një vit e ca burg, lidhur me dosjen Toyota Yaris, që vetë SPAK-u e ka shpallur sekret, pasi aty janë përzier disa prokurorë të SPAK-ut dhe gjyqtarë të GJKKO-së. Kur të deklasifikohet, do të kuptohet se SPAK-u, më shumë se institucion drejtësie, është një institucion shantazhi edhe për prokurorët e vet.

Aurel Zarka u arrestua në shenjë hakmarrjeje për arrestimin e Belerit. Pas tij u regjistrua çështje penale për Olta Xhaçkën për një histori komplet të sajuar rreth një investimi të burrit të saj në Himarë, vetëm se ajo ishte ministre e Jashtme në kohën e arrestimit.

Një fat edhe më i keq iu rezervua rivalit të Fredi Belerit, Jorgo Goro, i cili ishte shpallur ndërkohë non grata nga Greqia. I njëjti prokuror e arrestoi atë për një çështje për të cilën mund të arrestosh çdo kryetar bashkie apo ish-komune në Shqipëri, që ka të bëjë me konfirmimin formal të një tapie toke të bazuar te ligji 701, e cila është detyrë formale e kryetarit të bashkisë, por detyrë funksionale e nëpunësve të bashkisë. Goros iu përsërit dënimi për një çështje tjetër të ngjashme për t’i dhënë të kuptojë se ishte një viktimë e një fushate hakmarrëse ndaj një ndëshkimi të Belerit.

Tani që çështja u sqarua nga një gjykatë shumë më kompetente, bilanci i gjithë sagës së Belerit në Shqipëri është drejtësia e re për represion me paraburgime, opozita e cila politizon një krim për vjedhje votash që dëmton më shumë opozitën se qeverinë dhe rasti i Olsi Dados, i cili vepron si një shtet brenda shtetit brenda SPAK-ut për të marrë hak për Belerin në emër të luftës së shenjtë të tij.

Kjo është ndihma më e madhe që na jep rasti i Belerit në këtë rast. Të kuptojmë se ç’drejtësi kemi bërë, çfarë opozite kemi dhe kush na e komandon drejtësinë.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Vendimtare janë dhe zhvillimet në Europë”- Rama: Shqipëria synon t’i mbyllë negociatat me BE-në në fund të vitit 2027! Ne do përfundojmë…

10/11/2026

Bashkë me Belerin ka humbur dhe SPAK-u dhe opozita

10/11/2026

Analiza e REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

10/11/2026

Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

10/11/2026

Prezantuesja e njohur gjendet e vrarë në dhomën e gjumit, bashkëshorti arrestohet si i dyshuar! E motra vrapoi…

10/11/2026

“Opozita u fsheh pas të rinjve të radikalizuar”- Rama flet për protestat nga Forumi i Paqes në Paris: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë!

10/11/2026

Pse Rama vlen të qeverisë?

10/11/2026

“Siguria është përgjegjësi e përbashkët”- Ministri Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore!

10/11/2026

Pagë marramendëse për të punuar në Hënë! NASA hap dyert për astronautët e rinj: Bëhuni pjesë e historisë së eksplorimit hapësinor!

10/11/2026

“U mblodhën gjithë brezat”- Balla në 70-vjetorin e gjimnazit “Aleksandër Moisiu” në Kavajë: Shkollë me emër të madh në gjithë Shqipërinë!

10/11/2026

Tjetër alarm kibernetik, “Claude” ekspozon të dhëna sekrete! Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private

10/11/2026

Arrestime në Francë për skandalin e abuzimeve seksuale të Mohamed Al Fayed! Kontrolle edhe në hotelin luksoz “Ritz”

10/11/2026

Kosova pa njohje të reja, diplomatët kritikojnë qeverinë dhe Ministrinë e Jashtme për mungesën e rezultateve

10/11/2026

Asambleja Kombëtare e PS-së më 14 nëntor do mbahet në Lalëz, zbardhet edhe mesazhi që u është dërguar anëtarëve: Ju njoftojmë se…

10/11/2026

Ballkani nën rrezikun e stuhisë “Charles”, edhe Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra mbi 80 km/orë!

10/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Vendimtare janë dhe zhvillimet në Europë”- Rama: Shqipëria synon t’i mbyllë negociatat me BE-në në fund të vitit 2027! Ne do përfundojmë…
  • Bashkë me Belerin ka humbur dhe SPAK-u dhe opozita

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.