AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Të marrim armët”, “të digjen institucionet” /AMA: Këto nuk janë opinione, por thirrje për dhunë

by Alb Times
10/11/2026
in Politikë
6
0
“Të marrim armët”, “të digjen institucionet” /AMA: Këto nuk janë opinione, por thirrje për dhunë

Foto: Politika

6
SHARES
309
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka reaguar pas debatit mbi gjobat e vendosura ndaj disa televizioneve për përmbajtje të transmetuara në ekran, duke theksuar se liria e shprehjes nuk përfshin thirrjet për dhunë, përdorim armësh apo kërcënime ndaj individëve.

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, ka deklaruar se gjatë monitorimeve të institucionit janë evidentuar raste ku në transmetime televizive janë bërë thirrje për “luftë civile”, përdorim të armatimeve dhe sulme ndaj institucioneve apo personave të caktuar.

Sipas AMA-s, në disa ekrane janë dëgjuar deklarata që lidhen me përdorimin e armëve, djegien e institucioneve, kërcënime ndaj familjarëve të punonjësve të policisë dhe dëmtimin e pronës. Institucioni thekson se këto përmbajtje nuk mund të trajtohen thjesht si pjesë e debatit politik.

Në reagimin e saj, AMA ka publikuar disa nga deklaratat e evidentuara gjatë monitorimeve, mes të cilave thirrje për “luftë civile”, përmbysje me armë, pushkatime dhe përdorim eksplozivësh ndaj institucioneve.

Autoriteti ka ngritur pikëpyetje mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë editoriale të televizioneve, duke argumentuar se mënyra se si një moderator reagon ndaj deklaratave të tilla është pjesë e vlerësimit të transmetimit.

Sipas AMA-s, përgjegjësia editoriale nuk lidhet me kontrollin paraprak të mendimit, por me përgjegjësinë për përmbajtjen që i përcillet publikut, edhe kur bëhet fjalë për transmetime live.

Institucioni ka sjellë në vëmendje edhe standardet europiane për këtë çështje, duke theksuar se liria e medias dhe karakteri politik i një debati nuk përjashtojnë zbatimin e rregullave kundër nxitjes së dhunës.

AMA bën të ditur se gjatë vitit 2026 ka vendosur 47 gjoba administrative, prej të cilave 27 lidhen me përmbajtje të transmetuara. Sipas institucionit, masat janë pjesë e veprimtarisë së vazhdueshme monitoruese dhe jo një proces i lidhur me një situatë të vetme politike.

“Në ekranet tona hyjnë çdo ditë familje, të rinj dhe fëmijë”, thekson AMA, duke argumentuar se thirrjet për dhunë të transmetuara publikisht nuk mbeten vetëm brenda një debati mes pjesëmarrësve, por i përcillen një audience të gjerë.

Reagim i plotë i kryetares së AMA-s, Armela Krasniqi:

Kur në ekran bëhet thirrje për luftë civile

“Ka ardhur koha për luftë civile, të marrim gjithë armatimet e rënda kundër kësaj policie, granata gjithçka kemi, o burra.”
Kjo deklaratë është transmetuar në një ekran televiziv shqiptar.

Nuk është një kritikë ndaj qeverisë. Nuk është një metaforë politike. Është një thirrje e drejtpërdrejtë për luftë civile dhe përdorim armësh.Në të njëjtën periudhë, në ekranet tona janë dëgjuar thirrje për pushkatime, djegie institucionesh, përdorim eksplozivi, kërcënime ndaj familjarëve të punonjësve të policisë dhe paralajmërime për dëmtimin e pronës apo ekspozimin publik të të dhënave personale.

Këto deklarata janë pjesë e debatit që po zhvillohet sot mbi lirinë e shprehjes, përgjegjësinë editoriale dhe gjobat e vendosura nga Autoriteti i Mediave Audiovizive. Por debati nuk mund të zhvillohet vetëm mbi masat administrative, duke lënë jashtë përmbajtjen që i ka shkaktuar ato.

Përpara se të diskutojmë nëse një gjobë përbën censurë, duhet të lexojmë çfarë është transmetuar.
Çfarë është thënë në ekranet tona?

Gjatë monitorimeve të AMA-s janë evidentuar deklarata të tilla:
“Ka ardhur koha për luftë civile, të marrim gjithë armatimet e rënda kundër kësaj policie, granata gjithçka kemi, o burra.”
“Janë një parti kriminale që duhet zhdukur me revolucion, me përmbysje me armë, kjo qeveri, ky parlament.”
“Ulsi Manja duhet pushkatuar.”
“Ku i kanë fëmijët mor ata policë, ku i kanë familjet […] s’kisha nejt pa shku me ja vu dinamitin asaj shpie, ose shishe me benzinë me i djeg të gjithë mrena.”
“Tritol i duhet vënë Gjykatës së Lartë.”
“Nëse duhet djegur diçka, digjni shtëpinë e ministres.”
“Të gjitha bankat t’i djegin […] çdo institucion ta djegin […] e para nga Parlamenti.”
“Thyeni, thyeni çfarë t’ju dojë qejfi.”
“Protestuesit duhet t’u shkojnë në shtëpi 140 deputetëve të Parlamentit.”
“Mirë ja kanë bërë dhe asaj. Flakën t’i vënë dhe asaj. T’ia vënë dhe SHQUP-it këtu njëherë.”
“Të dalin me hekura e me gurë […] policat […] duhen djegur.”
“Ata policët janë qen e zagarë […] duhet të ishin çuar në litar.”
“Në fund Rama do të tërhiqet zvarrë. Nuk mund të mos tërhiqet zvarrë.”
“Kanë djegur pak, kanë shkatërruar pak.”
“Do t’ju çajmë gomat.”
“Ju dimë ku jeni.”
“Mësuesja ka rrezikuar totalisht të ardhmen e familjes së vet. S’po them me jetë, por me poshtërim publik, PO!”
“Edhe ajo makina e saj mbase do dëmohet nga nxënësit e saj.”
“Do ta gjejmë targën e makinës […] deri dhe adresën e shpisë, deri dhe libër shpie.”
“Edhe br.kët nga koka do jua heqim. Edhe br.kët e grave tuaja nga koka do jua heqim”.

Përmbajtja e këtyre deklaratave në ekran është një fakt që nuk mund të anashkalohet. A mund të trajtohen thirrjet për luftë civile, pushkatime, përdorim armësh dhe djegie familjesh si opinione të zakonshme politike?

A mund të konsiderohet kritikë ndaj pushtetit kërcënimi për të identifikuar familjarët dhe adresën e banimit të një drejtueseje shkolle, apo paralajmërimi se prona e saj mund të dëmtohet?

Këto janë pyetje që lidhen drejtpërdrejt me kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë për përmbajtjet e transmetuara.

Përgjegjësia editoriale nuk përfundon kur fillon transmetimi live

Në një prej rasteve të monitoruara, pasi një telefonues kërcënoi se do të përdorte dinamit ose benzinë për të djegur familjarët e policëve brenda banesës, reagimi i moderatorit ishte: “Kuptoj…”.
Në një tjetër transmetim, pas deklaratës se kryeministri “do të tërhiqet zvarrë”, moderatori pyeti: “Si do të tërhiqet zvarrë?”, ndërsa i ftuari përsëriti: “Nuk mund të mos tërhiqet zvarrë”.
Në një rast tjetër, pas deklaratave për familjen, automjetin dhe adresën e një drejtueseje shkolle, moderatorja ndërhyri: “Të mos bëjmë kërcënime publike”. I ftuari iu përgjigj: “Jo, duhet publikisht, e bëra me përgjegjshmëri të plotë”. Të gjitha këto situata tregojnë pse përgjegjësia editoriale duhet shqyrtuar në kontekstin e plotë të transmetimit.

Një moderator nuk mund të parashikojë çdo deklaratë të një të ftuari. Megjithatë, mënyra se si reagon pasi deklarata është bërë ka rëndësi.
A e kundërshton? A kërkon sqarim? A distancohet nga thirrja për dhunë? A e ndërpret? Apo e lë atë të kalojë pa një qëndrim të qartë?

Përgjegjësia editoriale nuk është kontroll paraprak i mendimit. Është përgjegjësi për përmbajtjen që televizioni i përcjell publikut. Dhe, kjo përgjegjësi ekziston edhe në transmetim të drejtpërdrejtë.

Standardi europian: Rasti i Letonisë

Më 21 tetor 2020, në një emision politik të kanalit rus, një pjesëmarrës bëri thirrje që drejtuesja e opozitës bjelloruse, të merrej me forcë nga Vilniusi dhe të varej në sheshin qendror të Minskut. Në shkurt 2021, rregullatori letonez vendosi ndalimin për 12 muaj të ritransmetimit të kanalit, pas një sërë shkeljesh serioze që lidheshin me nxitjen e dhunës, urrejtjes dhe konfliktit ushtarak. Komisioni Europian e shqyrtoi masën dhe, më 7 maj 2021, vlerësoi se ajo ishte e justifikuar, proporcionale dhe në përputhje me të drejtën e Bashkimit Europian. Komisioni nuk e vendosi vetë ndalimin. Ai vlerësoi ligjshmërinë e masës së marrë nga autoriteti rregullator letonez.

Rasti përfshinte disa transmetime dhe shkelje serioze, prandaj nuk mund të barazohet automatikisht me një deklaratë të vetme në një studio shqiptare. Por, ai dëshmon një parim të rëndësishëm: Liria e medias dhe karakteri politik i një debati nuk e përjashtojnë zbatimin e rregullave kundër nxitjes së dhunës. Po aq i rëndësishëm është fakti se dhuna ndaj një individi nuk bëhet më e pranueshme vetëm sepse ai është figurë politike. Një drejtues opozite apo një kryeministër mund të kritikohen ashpër, të kundërshtohen dhe t’u kërkohet largimi nga pushteti. Por, kjo nuk e përjashton mbrojtjen e tyre nga nxitja e dhunës fizike.

Çfarë thotë Gjykata Europiane?

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka përcaktuar se liria e shprehjes është një nga themelet e shoqërisë demokratike. Ajo mbron edhe deklaratat që tronditin, shqetësojnë apo fyejnë, veçanërisht kur bëhet fjalë për kritikën politike dhe çështjet me interes publik. Gjykata ka bërë një dallim thelbësor ndërmjet kritikës së ashpër dhe deklaratave që nxisin ose justifikojnë dhunën.

Në jurisprudencën e saj, Gjykata ka theksuar se deklarata të tilla duhen vlerësuar duke marrë parasysh fjalët e përdorura, kontekstin politik e shoqëror, mënyrën e përhapjes dhe mundësinë e pasojave të dëmshme. Edhe përgjegjësia e medias ka qenë objekt i shqyrtimit të saj. Gjykata ka njohur rëndësinë e veçantë të mediave audiovizive, për shkak të ndikimit të tyre të menjëhershëm dhe të fuqishëm te publiku.

Fakti që një deklaratë është bërë nga një i ftuar dhe jo nga gazetari nuk e përjashton automatikisht përgjegjësinë e medias. As transmetimi i saj nuk sjell automatikisht përgjegjësi. Duhet shqyrtuar i gjithë konteksti editorial:

Reagimi i moderatorit dhe nëse transmetimi informon publikun apo kontribuon në përhapjen dhe normalizimin e thirrjeve për dhunë.

Pra, standardi europian nuk kërkon heshtjen e medias. Ai kërkon që liria editoriale të ushtrohet së bashku me përgjegjësinë për përmbajtjen që i përcillet publikut.
11 nga 15 televizionet e mëdha të vendit

Në Shqipëri janë 15 televizione të mëdha që transmetojnë free-to-air në të gjithë territorin e vendit, pra që mbërrijnë pa pagesë te publiku.

Nga këto, 11 kanë transmetuar përmbajtje të evidentuara në monitorimet e AMA-s për rastet që po diskutohen. Ky është një fakt që duhet marrë parasysh edhe në debatin mbi lirinë dhe pavarësinë e medias.

Në shumë prej këtyre ekraneve janë transmetuar kritika jashtëzakonisht të ashpra ndaj qeverisë, deri te deklarata për përmbysje me armë, djegie institucionesh dhe kërcënime ndaj përfaqësuesve të shtetit. Kjo nuk provon vetvetiu pavarësinë e plotë të medias, e cila varet edhe nga faktorë të tjerë. AMA vëren se në këto ekrane ka hapësirë për shprehje politike jashtëzakonisht të ashpra.

Këtu duhet bërë një dallim thelbësor.

Të jesh kritik ndaj qeverisë nuk të përjashton nga zbatimi i ligjit. Të marrësh një sanksion për një përmbajtje të caktuar nuk do të thotë automatikisht se je ndëshkuar për qëndrimin tënd politik.

Nëse një shkelje evidentohet në një televizion, AMA duhet ta shqyrtojë.

Nëse evidentohet në 11 TV, duhet t’i shqyrtojë të 11 rastet.

Zbatimi selektiv i ligjit do të ishte shumë më shqetësues sesa numri i subjekteve që përfshihen në një procedurë monitorimi.
47 gjoba administrative gjatë vitit 2026 që rrëzojnë teorinë e një fushate

Deri më 9 nëntor 2026, AMA ka vendosur 47 gjoba administrative, prej të cilave 27 lidhen me përmbajtjet e transmetuara.

Këto masa janë pjesë e veprimtarisë së vazhdueshme të institucionit.

AMA monitoron transmetimet, shqyrton ankesat, evidenton shkeljet e mundshme dhe ndjek procedurat e parashikuara në ligj. Kjo punë nuk ka filluar me protestat dhe nuk përfundon me to. Numri i gjobave, i marrë veçmas, nuk provon as censurën, as ligjshmërinë e çdo vendimi. Secila masë duhet vlerësuar mbi bazën e provave, ligjit dhe proporcionalitetit.

Një autoritet rregullator nuk mund të zgjedhë të mos veprojë vetëm sepse zbatimi i ligjit mund të shkaktojë kundërshtime publike.

Pavarësia institucionale nuk provohet duke mos marrë vendime. Provohet duke marrë vendime të argumentuara, të paanshme dhe të kontrollueshme nga organet kompetente dhe gjykatat.

Përgjegjësia është ndaj publikut

Televizionet që transmetojnë pa pagesë hyjnë çdo ditë në shtëpitë e qytetarëve.

Programet e tyre ndiqen nga familje, të rinj dhe fëmijë.

Kur në ekran bëhet thirrje për luftë civile, për përdorimin e granatave, për pushkatim apo për djegien e njerëzve brenda banesave, deklarata nuk mbetet vetëm mes pjesëmarrësve në debat.

Ajo i përcillet publikut.
Pikërisht për këtë arsye ekziston përgjegjësia editoriale dhe ligji parashikon detyrime për transmetuesit.

AMA ka publikuar, prej një jave në faqen e saj zyrtare dhe në rrjete sociale, videot e përmbajtjeve të evidentuara

Qytetarët mund t’i dëgjojnë, të vlerësojnë kontekstin dhe të krijojnë gjykimin e tyre. Vendimet e institucionit mund të kritikohen dhe të kundërshtohen në rrugët ligjore. Ky është një element thelbësor i shtetit të së drejtës.

Shqyrtimi i përmbajtjeve që mund të nxisin dhunën është gjithashtu një detyrim ligjor.

Një institucion i pavarur nuk mund të heshtë përballë shkeljeve vetëm sepse vendimet e tij mund të jenë të papëlqyeshme. Një media e lirë nuk mund të heqë dorë nga përgjegjësia editoriale.

Liria e shprehjes dhe gazetaria kritike duhen mbrojtur!

Thirrjet për dhunë nuk duhen normalizuar!

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Të përfshirë në rrjetin e drogës, arrestohen 2 shqiptarë në Itali! Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, ‘crack’ dhe…

10/11/2026

“Duhen rezultate konkrete”- Ngërçi Zgjedhores, ambasadorja e BE takohet me Gjiknurin dhe Bylykbashin: Vullnet politik e dialog i sinqertë nga palët

10/11/2026

Kina dhe Turqia zotohen të thellojnë bashkëpunimin në zhvillimin e gjelbër!

10/11/2026

Tre emra për një post: Rama, Bajrami dhe Gashi synojnë kreun e LDK-së!

10/11/2026

“E fiknin zjarrin sikur po ujisnin lulishten!”- Debate në Komision, deputeti i PD kritika për tragjedinë e Elbasanit, Çako pranon: Panik edhe te…

10/11/2026

Kriza e luftës/ Evropa dhe SHBA dakordësohen të rishikojnë marrëveshjet e sigurisë, për t’u mos përshkallëzuar konfliktet!

10/11/2026

“Dua rezultate konkrete”- Hita thërret drejtorët e Policisë në mbledhje dhe ndaj porositë: Prioritet siguria në shkolla dhe goditja e kriminalitetit

10/11/2026

“Morëm fitore historike në Iran”- Përpjekja për shkarkimin e tij, shpërthen Hegseth: Kjo është farsë dhe sabotazh!

10/11/2026

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulajt, zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

10/11/2026

Sondazhi befasues në SHBA: Vetëm 32% e mbështesin Trumpin, 71% e amerikanëve kërkojnë fundin e luftës me Iranin!

10/11/2026

Aksidentoi për vdekje dy fëmijë dhe plagosi një të tretë, Gjykata lehtëson shoferin Nikollë Radaçi! I heq veprën e përdorimit të alkoolit dhe…

10/11/2026

“Në 10 vite reformë nuk kemi ndërtuar asnjë Gjykatë”- Kreu i KLGJ kërkon troje dhe 199 punonjës! Xhafaj kritika ‘Illyrian Guard’: Shtet brenda shtetit!

10/11/2026

“Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve”- Kreu i Emergjencave Civile zbulon kontratën në Kuvend: Më 2025 paguam për ndihmën nga Evropa!

10/11/2026

Buxheti për arsimin, Kumbaro në Komision: Prioritet plani social dhe gjithëpërfshirja në arsimin parauniversitar!

10/11/2026

“Arrestimet nuk mjaftojnë”- Ministri Demo në konferencën me GdF: Lufta kundër krimit nuk është garë statistikash, goditje krimit!

10/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Të përfshirë në rrjetin e drogës, arrestohen 2 shqiptarë në Itali! Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, ‘crack’ dhe…
  • “Duhen rezultate konkrete”- Ngërçi Zgjedhores, ambasadorja e BE takohet me Gjiknurin dhe Bylykbashin: Vullnet politik e dialog i sinqertë nga palët

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.