AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

by Alb Times
10/11/2026
in Botë
6
0
FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
302
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se FBI-ja po heton çështjen e marrëdhënies mes drejtuesit të kompanisë Nvidia, Jensen Huang, dhe Alice Huang, një grua e dyshuar nga autoritetet amerikane si spiune e Kinës.

Trump tha se kishte biseduar me drejtuesin e kompanisë të hënën dhe e kishte pyetur nëse kishte pasur dijeni për lidhjet e saj të dyshuara me spiunazhin kinez. Sipas presidentit amerikan, Huang i ka mohuar këto dyshime.

“E pyeta: ‘A e kishe idenë që ajo ishte spiune?’. Ai më tha: ‘Nuk e kisha idenë që ajo ishte spiune’ dhe unë e besoj vërtet”, u shpreh Trump para gazetarëve.

Më vonë, në Shtëpinë e Bardhë, presidenti konfirmoi se FBI-ja po merret me çështjen, por nuk dha detaje se kur ka nisur hetimi apo çfarë po shqyrtojnë autoritetet. FBI-ja nuk pranoi të komentonte për BBC-në.

Sipas një raportimi të gazetës “The New York Times”, zyrtarët amerikanë të inteligjencës besojnë se Alice Huang, e njohur edhe si Huang Le, punonte për Pekinin. Ajo nuk ka lidhje familjare me drejtuesin e Nvidia-s. Sipas gazetës, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u kishte dërguar pranverën e kaluar një memorandum zyrtarëve të lartë në Uashington, ku paralajmëronte se Jensen Huang kishte një marrëdhënie të afërt me një person të dyshuar për spiunazh në favor të Kinës.

Alice Huang ka qenë drejtuese e kompanisë singaporiane Megaspeed, e cila ka pasur marrëdhënie tregtare me Nvidia-n. BBC-ja tentoi të merrte një koment nga kompania, por një punonjës i saj tha se nuk kishte asnjë deklaratë për të bërë dhe i drejtoi pyetjet te ekipi i marrëdhënieve me publikun.

Nga ana tjetër, Pekini ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar ato si “krejtësisht të pabazuara, spekulative dhe të qëllimshme për të njollosur dhe denigruar Kinën”.

Nvidia ka nisur një hetim të pavarur për çështjen dhe ka deklaruar se nuk ka arsye të besojë se sekretet e kompanisë apo siguria kombëtare e SHBA-së janë cenuar. Vetë Jensen Huang ka thënë se është “i përkushtuar për të mbrojtur Nvidia-n dhe për të mbështetur sigurinë kombëtare të Amerikës”, duke shtuar se do të bashkëpunojë me hetimin e nisur nga kompania.

Trump u shpreh se e konsideron drejtuesin e Nvidia-s një person të ndershëm dhe beson se ai do ta kalojë këtë situatë pa pasoja.

“Shpresoj që të mos ketë asnjë problem. Besoj se ai po vuan shumë”, tha presidenti amerikan.

Ai shtoi se kishte telefonuar Huang-un për të parë se si po ndihej dhe për ta pyetur drejtpërdrejt për çështjen. Sipas Trump, drejtuesi i Nvidia-s i kishte thënë se nuk kishte pasur dijeni për lidhjet e dyshuara të gruas me spiunazhin.

Çështja ka tërhequr vëmendjen edhe të Kongresit amerikan. Huang është kërkuar të marrë pjesë javën e ardhshme në një seancë informuese me dyer të mbyllura, ku disa komisione të Kongresit do të shqyrtojnë masat e sigurisë së Nvidia-s kundër spiunazhit nga shtetet kundërshtare, si dhe kontaktet e tij me Alice Huang. Ende nuk dihet nëse drejtuesi i kompanisë do të marrë pjesë.

Ndërkohë, Jensen Huang dhe Nvidia janë paditur në Kaliforni përmes një padie kolektive të propozuar, ku akuzohen se kanë mashtruar aksionarët duke fshehur marrëdhënien e tij me gruan e dyshuar si spiune kineze. Padia pretendon se kompania ka dhënë informacione të pasakta për mediat lidhur me këtë marrëdhënie dhe se Alice Huang dyshohet se ka kërkuar të ndihmojë në dërgimin kontrabandë të produkteve Nvidia drejt Kinës. Kompania nuk ka komentuar ende mbi këtë padi.

Lajmi ka ndikuar edhe në tregun e aksioneve. Vlera e Nvidia-s ra me rreth 250 miliardë dollarë të hënën, pasi aksionet e saj humbën më shumë se 4%. Kompania është aktualisht e dyta më e vlefshme në botë, pas Apple, dhe prodhon procesorë që janë thelbësorë për zhvillimin e inteligjencës artificiale.

Nvidia, e themeluar në vitin 1993 nga Jensen Huang dhe dy inxhinierë të tjerë, fillimisht prodhonte çipa për industrinë e lojërave elektronike. Kompania u shndërrua në një nga gjigantët më të mëdhenj të teknologjisë pasi përqendroi aktivitetin e saj te zhvillimi i inteligjencës artificiale.

Për shkak të rëndësisë së çipave të saj në garën teknologjike mes SHBA-së dhe Kinës, eksportet e produkteve Nvidia drejt tregut kinez janë trajtuar nga Uashingtoni si çështje e sigurisë kombëtare. Jensen Huang ka kundërshtuar prej kohësh kufizimet ndaj shitjeve në Kinë, duke argumentuar se përdorimi i teknologjisë amerikane do të ndihmonte përhapjen globale të inteligjencës artificiale.

Në janar, administrata Trump njoftoi se do të lejonte shitjen e çipave H200 të Nvidia-s për klientët kinezë, por me disa kushte. Ndërkohë, procesorët më të avancuar të kompanisë, përfshirë superçipin GB200 Blackëell, vijojnë të jenë të ndaluar për tregun kinez.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

U kapën të armatosur, Gjykata e Tiranës liron tre nga katër të arrestuarit, njëri kalon në arrest shtëpie!

26/11/2026

Marta Kos nga Këshilli Kombëtar i Integrimit: Begatia e Shqipërisë është e mundur! Së pari të kryhen reformat dhe më pas do vijnë investimet

26/11/2026

Shiste drogë në një lokal në afërsi të një shkolle në Tiranë, arrestohet një 43-vjeçari i dyshuar

26/11/2026

“Ju do të festoni 12-vjetorin e tortës së Lulit”- Manja ironizon opozitën për protestën e 28 Nëntorit, mbron aktet normative për tubimet

26/11/2026

“Anëtarësimi në BE është projekt kombëtar”- Kos lë porositë: Tre gjërat që mund ta kthejnë 2027-ën në vit historik për Shqipërinë

26/11/2026

Meloni sfidon gjyqtarët: Nuk e firmos rritjen e pagave, edhe pse ma kërkon Gjykata!

26/11/2026

Sfidat e Sigurisë, ministri Nufi: Shqipëria dhe Kosova të forcojnë bashkëpunimin kibernetik, siguria pjesë e sovranitetit kombëtar!

26/11/2026

Harta Territoriale paditet në Gjykatë, PD kërkon pezullimin e ligjit: Zgjedhjet vendore të zhvillohen në 61 bashki!

26/11/2026

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë ankimet kundër akteve normative të Qeverisë për protestat! Studentët kërkojnë shfuqizimin

26/11/2026

“Do ju mbështesim deri në fund për anëtarësimin”- Komisionerja Marta Kos tregon hapat kyçe drejt BE-së: Shqipëria ka një avantazh…

26/11/2026

“Nuk ka vullnet politik”- Tabaku ‘nxin’ Shqipërinë në Këshillin e Integrimit Europian: Shqiptarët duan garanci për standardet e anëtarësimit!

26/11/2026

Humbësit e mëdhenj të fondeve të BE-së, Kosova rrezikon edhe 131 milionë euro të tjera nga Plani i Rritjes!

26/11/2026

VIDEO/ “O llumi Shqipërisë”- Gjergj Luca shpërthen ndaj Sali Berishës: Nuk të kam asnjë borxh, çdo gjë e kam me punë dhe gjak!

26/11/2026

“2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në BE”- Këshilli i Integrimit, Kos: Duhet dialog politik! Lufta kundër korrupsionit dhe zbatimi i ligjit, vendimtare

26/11/2026

Tabaku kundërshton Aktin Normativ për protestat: Antikushtetuese, po i japin Policisë kompetenca të Gjykatës! U ushtrua dhunë

26/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • U kapën të armatosur, Gjykata e Tiranës liron tre nga katër të arrestuarit, njëri kalon në arrest shtëpie!
  • Marta Kos nga Këshilli Kombëtar i Integrimit: Begatia e Shqipërisë është e mundur! Së pari të kryhen reformat dhe më pas do vijnë investimet

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.