AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

by Alb Times
04/11/2026
in Politikë
6
0
Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

Foto: Politika

6
SHARES
308
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aktivisti Marko Kepi në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, e cilësoi rezultatin e zgjedhjeve në SHBA, një natë shumë të keqe për republikanët.

Ai theksoi se faktori kryesor që ndikoi te votuesit ishte ekonomia, veçanërisht rritja e çmimeve të karburantit dhe ushqimeve.

Kepi u shpreh se Partia Republikane duhet të nxjerrë mësime nga kjo humbje, veçanërisht në përzgjedhjen e kandidatëve që përfaqësojnë më mirë komunitetet ku garojnë.

Aktivisti foli edhe për votën e komunitetit shqiptar në SHBA, si dhe për rëndësinë e unitetit të shqiptarëve amerikanë në mbështetje të Shqipërisë dhe Kosovës, pavarësisht përkatësisë së tyre politike.

INTERVISTA E PLOTË:

Ju jeni i angazhuar në krahun republikan të politikës amerikane atje; si i shikoni rezultatet e zgjedhjeve?

Marko Kepi: Këtu për ne republikanët zgjedhjet kanë shkuar shumë keq. Kemi humbur shumë karrige në Kongres dhe në Senat. Gjithashtu edhe garat e guvernatorit si në Teksas, si në Xhorxhia, në shumë shtete të rëndësishme si në Miçigan, për republikanët ka qenë një natë shumë e keqe, por të shohim se si do të jetë përpara.

Cilat janë sipas jush arsyet e kësaj humbjeje që po quhet e madhe dhe dërmuese për krahun republikan në Shtetet e Bashkuara?

Marko Kepi: Atëherë, këtu është folur shumë herë për luftën në Iran, sepse lufta shkaktoi edhe ngritjen e naftës. Për shembull, nafta është në një stratosferë këtu, është më shumë se 5 dollarë për një gallon. Në fund të fundit, amerikanëve nuk u intereson më lufta në Ukrainë apo në Iran apo kudo tjetër; u intereson kur shkojnë te karburanti që nafta është më e shtrenjtë dhe ushqimet janë më të shtrenjta. Pra, ekonomia ka qenë faktori numër një sepse i ka goditur fiks direkt në xhepin e tyre dhe në familjen e tyre. Ky ka qenë shkaku numër një, dhe në garat përpara këtyre që kanë ndodhur kanë fituar demokratët, për shembull për bashkinë e Nju-Jorkut, ky ishte i gjithë thelbi i fushatës: përballueshmëria, ekonomia, se sa mund ta përballojnë qytetarët ekonominë e sotme.

Dhe sipas mendimit tuaj, cili është mesazhi që republikanët marrin prej kësaj humbjeje? Mandati i presidentit Trump sigurisht është në mes dhe janë edhe dy vite të tjera që mendohet se qeverisja duhet të jetë më e vështirë gjithsesi.

Marko Kepi: Po, patjetër. Dhe mesazhi që mund të marrin republikanët në këtë garë është që duhet të gjejnë kandidatë që i përshtaten komuniteteve që ata duhet të përfaqësojnë. Për shembull, në Teksas komuniteti hispanik është në një numër shumë të madh e në rritje. Nuk mund të vësh gjithmonë një kandidat të bardhë, por duhet edhe një kandidat, për shembull, republikan spanjoll, siç ka qenë përpara Marko Rubio në Florida ku kishte shumë kubanezë dhe ai ishte me prejardhje nga Kuba, kështu që mund të merrte vota përveç bazës republikane edhe nga komunitetet që ndoshta s’ishin republikanë por thjesht ishin kubanezë dhe kishin një lloj lidhjeje me kandidatin e tyre.

Dhe një pjesë e komunitetit shqiptar aty, pjesë e të cilit jeni edhe ju, janë simpatizantë të të djathtës në Shtetet e Bashkuara, të Partisë Republikane, të presidentit Trump apo jo? Si ndihen ata?

Marko Kepi: Kemi edhe të djathtë, kemi edhe të majtë sa të duash, por kuptohet unë jam i së djathtës, mbështes Partinë Republikane dhe presidentin Trump. Kemi pasur edhe disa kandidatë shqiptarë që kanë garuar në garat këtu në Nju-Jork, dhe kemi vetëm tre shqiptarë që janë rizgjedhur që ishin në poste shumë të vogla këtu në Nju-Jork. Ndërsa të tjerët nuk kanë fituar nga gara, as republikanë e as demokratë që ishin kandidatë shqiptarë.

A mendoni se administrata amerikane, qoftë edhe në këtë moment të mes-mandatit, mund të ndryshojë ose duhet të ndryshojë diçka në raport me politikën kundrejt Shqipërisë dhe kundrejt Kosovës?

Marko Kepi: Ne si shqiptarë amerikanë duhet të bëjmë çmosin, pak rëndësi ka kush fiton, demokrat apo republikan, që Amerikën ta kemi gjithmonë të angazhuar pro çështjeve shqiptare, pro Shqipërisë e pro Kosovës në NATO. Pra duhet të bëjmë çmosin që, pavarësisht se në qoftë se unë jam republikan dhe një shqiptar tjetër mund të jetë demokrat që merret me politikë, kur vjen puna për Shqipërinë duhet të jemi të gjithë të bashkuar, siç është komuniteti hebre për shembull. S’ka rëndësi kush fiton për president, ata gjithmonë e kanë Amerikën në krahun e vet dhe ne duhet të kopjojmë pak a shumë strategjinë e tyre që gjithmonë ta kemi aleatin tonë numër një në krah e të mos na lënë vetëm. Në qoftë se sot fitojnë demokratët, kur vjen puna për çështje kombëtare duhet të jemi të gjithë së bashku.

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

04/11/2026

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

04/11/2026

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

04/11/2026

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

04/11/2026

Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

04/11/2026

Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

04/11/2026

“Lufta diskreditoi konceptin ‘Amerika e para’”, Bimo: Zgjedhjet, referendum ndaj presidencës Trump

04/11/2026

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

04/11/2026

Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

04/11/2026

Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

04/11/2026

“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

04/11/2026

Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

04/11/2026

Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

04/11/2026

Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

04/11/2026

Gënjeshtrat e opozitës që ia lehtësojnë punën Edi Ramës me Raportin e BE-së

04/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej
  • Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.