Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, kryetarja demokrate Jorida Tabaku priste ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, i cili nuk u paraqit, duke shmangur edhe pyetjet e sikletshme.
“Se është e rëndë, një ministër kërcënon në emër të kryeministrit”, tha Tabaku.
Pak minuta më pas, Gogu u shfaq në Komisionin e Ligjeve, ku opozita mungonte.
“Kërkoj kontroll, jo duartrokitje, se nuk i meritojmë”, u shpreh Gogu.
Nga institucionet e drejtësisë, ishte kreu i KLGJ-së ai që shprehu hapur pakënaqësi për buxhetin e akorduar.
“Për herë të parë me pak se vjet.”, tha Rusi.
“Nuk më rezulton”, tha Manja.
Ulsi Manja tërhoqi vëmendjen te pagat e ulëta për punonjësit e sigurisë brenda perimetrit të gjykatave.
Ndërsa kreu i KLGJ-së kërkoi fonde për 90 asistentë juristë, të cilët do të ndihmojnë në përpunimin e dosjeve të prapambetura.
“Ata nuk mbivendosen”, tha Rusi.
“Na sillni një produkt”, tha Manja
SPAK-u nuk kërkoi fonde shtesë përtej buxhetit të parashikuar për këtë institucion.
