AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Progres-raporti/ BE vlerëson përparimin e Shqipërisë në negociata, Kos: Po ecën me ritme të shpejta! Objektivi i vitit 2027, ambicioz dhe i realizueshëm

by Alb Times
04/11/2026
in Politikë
6
0
Progres-raporti/ BE vlerëson përparimin e Shqipërisë në negociata, Kos: Po ecën me ritme të shpejta! Objektivi i vitit 2027, ambicioz dhe i realizueshëm

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria ka shënuar përparim në procesin e integrimit europian, duke hapur grupkapitullin e fundit të negociatave, përmbushur standardet ndërmjetëse të grupkapitullit të parë dhe mbyllur përkohësisht katër kapituj.

Megjithatë, Komisioni Europian evidenton një sërë problematikash që kërkojnë ndërhyrje, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, pavarësinë e drejtësisë, lirinë e medias, funksionimin e institucioneve dhe konkurrueshmërinë ekonomike.

Raporti u lexua sot nga komisionerja Marta Kos.

Ajo u shpreh se vendi ynë duhet të punojë më shumë në çështjet që lidhen me drejtësinë dhe mjedisin, të cilat, sipas saj, shërbejnë edhe për vetë popullin dhe jo vetëm për rrugën drejt BE-së.

“Ritmi me të cilin Shqipëria po zbaton reformat e BE-së është një tregues i angazhimit të saj për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Është shënuar përparim në zbatimin e reformave kyçe. Këtë vit u arrit një etapë e rëndësishme me përmbushjen e kritereve të ndërmjetme për grupkapitullin e parë, atë të Themeloreve. Që prej asaj kohe, Shqipëria ka mbyllur përkohësisht katër kapituj dhe po punon për përmbushjen e kritereve përmbyllëse për kapituj të tjerë. Në të njëjtën kohë, do të na duhet të shohim një vijimësi të përqendrimit te përparimi në fushat kyçe. Kjo është e rëndësishme që Shqipëria të përmbushë objektivin e saj ambicioz, por të arritshëm, për mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027. Në qendër të çdo përpjekjeje për reforma duhet të jenë sundimi i ligjit, një gjyqësor i pavarur, liria e medias dhe mbrojtja e të drejtave themelore. Përparimi në çështjet mjedisore duhet të jetë gjithashtu një përparësi. Këto çështje kanë rëndësi jo vetëm për anëtarësimin në BE, por edhe për shoqërinë shqiptare dhe jetën e përditshme të qytetarëve”, tha ajo mes të tjerash.

Progres-Raporti

Në progres-raportin për vitin 2026, Komisioni vlerëson angazhimin e Shqipërisë për integrimin në BE dhe objektivin për mbylljen e të gjithë kapitujve të negociatave deri në fund të vitit 2027. Por Brukseli thekson se ky proces kërkon përshpejtim të reformave dhe rezultate konkrete në zbatimin e tyre.

Në fushën e demokracisë, raporti kërkon një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore përpara zgjedhjeve vendore të vitit 2027, duke evidentuar se disa rekomandime të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias vijojnë të mos jenë adresuar. Shqetësim mbetet edhe mungesa e dialogut politik mes mazhorancës dhe opozitës, si dhe efektiviteti i pjesshëm i Kuvendit në kontrollin e ekzekutivit.

Në reformën në drejtësi, Shqipëria vlerësohet se ka shënuar progres të mirë. Komisioni evidenton përfundimin e procesit të vettingut për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, por thekson se sistemi vijon të përballet me mungesë burimesh njerëzore, vonesa në shqyrtimin e çështjeve dhe ndërhyrje të papërshtatshme politike.

Një vlerësim pozitiv merr edhe puna e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Megjithatë, Komisioni kërkon më shumë hetime, ndjekje penale dhe vendime përfundimtare, veçanërisht për çështjet e profilit të lartë.

“SPAK ka vijuar të dëshmojë pavarësi dhe të japë rezultate pozitive në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, duke shënuar përparim konkret drejt krijimit të një bilanci të qëndrueshëm rezultatesh. Megjithatë, korrupsioni mbetet një sfidë reale”, thekson Komisioni Europian.

Sa i përket të drejtave themelore, raporti kërkon më shumë rezultate për të drejtën e pronës, mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe përmirësimin e kushteve në burgje. Një tjetër kërkesë është përfundimi i regjistrimit fillestar të pronave dhe digjitalizimi i hartave kadastrale.

Në luftën kundër krimit të organizuar, Shqipëria vlerësohet për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, rritjen e përdorimit të hetimeve financiare dhe rezultatet e para në sekuestrimin e pasurive kriminale. Megjithatë, Komisioni kërkon më shumë dënime përfundimtare për trafikimin e drogës, pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, si dhe forcimin e prokurorive në nivel lokal.

Progres-raporti 2026/ KE: Shqipëria në linjë me politikën e jashtme të BE-së

Shqipëria vijon të dëshmojë përputhje të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian, ndërsa ka forcuar angazhimin në misionet ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes

Sipas raportit, Shqipëria ka vijuar të përafrojë qëndrimet dhe politikat e saj me ato të BE-së, ndërsa një vlerësim pozitiv jepet edhe për pjesëmarrjen e Shqipërisë në nismat ndërkombëtare për mbështetjen e Ukrainës. Raporti evidenton gjithashtu se Shqipëria do të presë samitin e ardhshëm të NATO-s.

“Shqipëria ka vijuar të jetë plotësisht e përafruar me qëndrimet e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, përfshirë deklaratat e Përfaqësuesit të Lartë në emër të Bashkimit Europian dhe vendimet e Këshillit për masat kufizuese. Shqipëria vijoi pjesëmarrjen në misionet dhe operacionet e BE-së për menaxhimin e krizave në kuadër të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Përveç EUFOR Althea në Bosnjë-Hercegovinë, Shqipëria tashmë kontribuon edhe në operacionin EUNAVFOR ASPIDES për sigurinë detare në Detin e Kuq, Oqeanin Indian dhe Gjirin Persik”, thuhet në raport.

Tags: kryesoreKryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

04/11/2026

Detajet e Progres-Raportit të KE për Shqipërinë! Katër kapituj të mbyllur me BE, përparim në drejtësi dhe ekonomi: Duhet dialog për protestat

04/11/2026

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, dyshohet edhe për një të plagosur!

04/11/2026

“Infrastrukturë digjitale më të fortë e më të sigurt”- SHBA investon mbi 40 milionë USD për sigurinë kibernetike në Shqipëri, ambasadori Wendt e konfirmon

04/11/2026

“Një moment krenarie për Shqipërinë”/ Rama reagon pas publikimit të Raportit të Progresit: Dera e BE e hapur, mundësia e hyrjes më reale se kurrë!

04/11/2026

Merr flakë një automjet në aksin Fier-Ballsh, shpëton pa lëndime drejtuesi

04/11/2026

Dosja e SHISH, Apeli lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën Vlora Hyseni!

04/11/2026

Po trafikohej drejt Shqipërisë, kapet 1 kg kokainë në Muriqan! Arrestohet 56-vjeçari, e kishte fshehur në…

04/11/2026

Banka e njohur franceze bie pre e sulmit kibernetik, dëmi 118 milionë euro!

04/11/2026

BE prezanton strategjinë e re të zgjerimit: Integrim gradual i vendeve kandidate përpara anëtarësimit të plotë! Ja çfarë përfshin mekanizmi

04/11/2026

“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën”/ Marta Kos: Komisioni po propozon një model të ri të integrimit gradual!

04/11/2026

Në politikë, fitorja mund të të japë pushtetin, por arroganca mund të të marrë legjitimitetin

04/11/2026

Misteri/ Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, por Policia kalon në pistën e vrasjes me armë të 53-vjeçarit në Bulqizë! Plumbi që iu gjet…

04/11/2026

“Po ecën me ritëm”- Marta Kos në PE: Shqipëria ka shënuar përparim në zbatimin e reformave kyçe për BE-në! Sundim i ligjit, çështjet mjedisore dhe…

04/11/2026

Progres-raporti/ BE vlerëson përparimin e Shqipërisë në negociata, Kos: Po ecën me ritme të shpejta! Objektivi i vitit 2027, ambicioz dhe i realizueshëm

04/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…
  • Detajet e Progres-Raportit të KE për Shqipërinë! Katër kapituj të mbyllur me BE, përparim në drejtësi dhe ekonomi: Duhet dialog për protestat

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.