AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

by Alb Times
03/11/2026
in Politikë
6
0
Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka ndryshuar procedurat për punësimin e mjekëve në institucionet shëndetësore publike, duke përcaktuar afate të reja aplikimi, kufizime për mjekët që janë aktualisht të punësuar në sistemin publik dhe një organizim të ri të komisioneve që vlerësojnë kandidatët.

Ndryshimet janë miratuar me një udhëzim të ministres Klodiana Spahiu, të publikuar sot në Fletoren Zyrtare.

Mjekët specialistë kanë të paktën 7 ditë për aplikim, mjekët e familjes aplikojnë vazhdimisht

Një nga ndryshimet kryesore lidhet me afatet e aplikimit për vendet vakante në institucionet shëndetësore publike.

Sipas udhëzimit të ri, për mjekët specialistë dhe stomatologët, afati i aplikimit në portal nuk mund të jetë më i shkurtër se 7 ditë kalendarike nga data e shpalljes së vendit vakant.

Ndërkohë, për mjekët e përgjithshëm dhe mjekët e familjes, aplikimi në platformën elektronike do të jetë i vazhdueshëm.

Kjo do të thotë se kandidatët për pozicionet e mjekëve të familjes nuk do të kufizohen nga një periudhë e caktuar aplikimi, ndërsa për specialistët do të vijojë shpallja e vendeve të lira me afate të përcaktuara.

Mjekët që janë në punë nuk mund të konkurrojnë, përveç një kategorie

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me kufizimin e pjesëmarrjes në konkurse për mjekët që aktualisht janë të punësuar në institucionet shëndetësore publike.

Udhëzimi përcakton se kandidatët që, në momentin e aplikimit, rezultojnë të punësuar në një institucion shëndetësor publik, nuk kanë të drejtë të aplikojnë dhe të marrin pjesë në procedurat e konkurrimit përmes platformës.

Megjithatë, parashikohet një përjashtim për mjekët specialistë të punësuar në institucionet publike shëndetësore, të cilët nuk kanë një kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Këta mjekë do të kenë të drejtë të aplikojnë për pozicione të lira në spitalet rajonale ose bashkiake.

Ky përcaktim kufizon mundësinë e konkurrimit për një vend tjetër pune në sistemin publik për mjekët që janë tashmë të punësuar, duke ruajtur një përjashtim për kategorinë e përcaktuar në udhëzim.

Ndryshon përbërja e komisioneve të vlerësimit

Udhëzimi riorganizon edhe mënyrën e ngritjes së komisioneve që vlerësojnë kandidatët.

Për pozicionet e mjekëve specialistë në spitalet rajonale, bashkiake dhe ditore, si dhe në njësitë vendore të kujdesit shëndetësor dhe qendrat shëndetësore, komisionet do të krijohen nga Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (DQOSHKSH).

Komisionet do të kenë tre anëtarë: një përfaqësues të DQOSHKSH-së, drejtorin rajonal ose përfaqësuesin e tij dhe drejtorin ose një mjek të institucionit ku ndodhet vendi vakant.

Për mjekët e familjes dhe mjekët e përgjithshëm do të krijohen komisione të veçanta për çdo rajon. Përbërja e këtyre komisioneve duhet të ndryshohet periodikisht, të paktën një herë në vit.

Ndërsa për spitalet universitare, spitalet terciare dhe institucionet qendrore në varësi të ministrisë, komisionet do të krijohen nga drejtuesit e institucioneve përkatëse dhe do të përfshijnë edhe një përfaqësues të ministrisë.

Kandidatët duhet të njoftohen për arsyet e skualifikimit

Ndryshimet përcaktojnë më hollësisht edhe detyrat e sekretariateve teknike që administrojnë procesin e konkurrimit.

Strukturat e burimeve njerëzore do të jenë përgjegjëse për verifikimin paraprak të dokumentacionit, administrimin e dosjeve, publikimin e kandidatëve që plotësojnë kriteret dhe njoftimin e tyre për fazën e dytë të vlerësimit.

Një detyrim i shprehur qartë është njoftimi përmes postës elektronike i kandidatëve të kualifikuar dhe atyre të pakualifikuar, duke specifikuar në mënyrë të kuptueshme arsyet e moskualifikimit.

Sekretariatet do të administrojnë gjithashtu ankesat, të cilat do t’ia paraqesin komisionit për shqyrtim, si dhe do të përcjellin vendimet përfundimtare për renditjen e kandidatëve sipas pikëve të marra në secilën fazë.

Pezullimi i mjekëve nga detyra, sipas legjislacionit të punës

Udhëzimi ndryshon edhe dispozitën që lidhet me pezullimin e mjekëve nga detyra.

Sipas formulimit të ri, procedura, kohëzgjatja dhe pasojat financiare të pezullimit do të përcaktohen në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon marrëdhënien e punës dhe ushtrimin e profesionit të mjekut, sipas rastit./Ekofin

Tags: KryesoretNë plan të parëPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zgjedhjet në SHBA, Tare: Trump, presidenti amerikan me mbështetjen më të ulët në mesmandat!

03/11/2026

E rëndë në Bulqizë, humb jetën tragjikisht 53-vjeçari, dyshohet se u sulmua nga një kafshë e egër! Familjarët kërkuan ndihmën e Policisë

03/11/2026

Greqi, më shumë se 1500 persona bllokohen në kroçerë pas alarmit për bombë!

03/11/2026

Protestat për Arlinda Zekajn: Qytetarët kërkojnë shkarkimin e dy ministrave dhe dorëheqjen e kryetarit të Pejës

03/11/2026

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

03/11/2026

Ministria e Brendshme nxjerr në konsultim publik planin e ri për Menaxhimin e Integruar të Kufirit!

03/11/2026

Zgjedhjet në SHBA, probleme në 332 qendra gjatë votimin në Nju Jorkut! Makineria nuk skanon mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë

03/11/2026

Kush janë donatorët më të mëdhenj në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA në vitin 2026?

03/11/2026

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA si “referendum” për presidentin, historia tregon humbje për partinë në pushtet

03/11/2026

Ishin kthyer në tmerrin e lagjes aziatike, dënohen 4 “skifterët” shqiptarë në Londër, bashkëpunonin edhe me një anglez! (DETAJET)

03/11/2026

Si funksionon procesi i numërimit të votave dhe kur do të shpallen rezultatet e zgjedhjeve në SHBA

03/11/2026

Ndodh çudia në SHBA! Votoi në katër zgjedhje amerikane pa pasur të drejtë vote, ICE arreston italianin 72-vjeçar në New Jersey

03/11/2026

Aksident i dyfishtë në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagosen drejtuesit e mjeteve! Njëra nga makinat…

03/11/2026

“Trump do të ketë shumë probleme”, Shala: Amerikanët janë shumë të ndjeshëm për çështjet e sigurisë

03/11/2026

“Unë dhe vëllai im Thaçi”, ish-Presidenti i Kosovës kujton takimin e 16 viteve më parë me Erdoğan-in

03/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zgjedhjet në SHBA, Tare: Trump, presidenti amerikan me mbështetjen më të ulët në mesmandat!
  • E rëndë në Bulqizë, humb jetën tragjikisht 53-vjeçari, dyshohet se u sulmua nga një kafshë e egër! Familjarët kërkuan ndihmën e Policisë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.