AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Koçiu: 81 tentativa sulmesh kibernetike në minutë, 32 milionë në 9 muaj! Gjysma shënjestrojnë infrastrukturën kritike

by Alb Times
03/11/2026
in Politikë
6
0
“E ka paguar shtrenjtë në të kaluarën”- Protesta e dhunshme, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Shqipëria nuk ka nevojë për kaos dhe as të digjet për të ndryshuar!

Foto: Politika

6
SHARES
304
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka bërë të ditur shifrat e sulmeve kibernetike ndaj infrastrukturave digjitale të Shqipërisë, duke deklaruar se gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti janë regjistruar rreth 32 milionë tentativa sulmesh, me një mesatare prej 81 tentativash në minutë. Gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, Koçiu theksoi rëndësinë e mbrojtjes së sistemeve digjitale, duke nënvizuar se siguria kibernetike nuk lidhet vetëm me teknologjinë, por edhe me funksionimin e shtetit dhe sigurinë e qytetarëve.

“81 tentativa sulmesh kibernetike në minutë. Ky është ritmi mesatar me të cilin janë përballur infrastrukturat tona digjitale në 9 muajt e parë të këtij viti. 81 tentativa në minutë, pothuajse 32 milionë në 9 muaj. Çfarë do të ndodhte nëse 1 prej këtyre sulmeve do të kishte sukses, nëse qytetarët nuk do të merrnin shërbimet publike, nëse do të cenoheshin sistemet kritike apo të dhënat personale të mijëra njerëzve? E paimagjinueshme. Sepse siguria kibernetike nuk është thjesht çështje kompjuterash, serverash apo teknologjie, por çështje e funksionimit të shtetit, çështje e sigurisë së qytetarëve dhe besimit”, deklaroi Koçiu.

Duke u ndalur te sulmi kibernetik i vitit 2022 ndaj Shqipërisë, për të cilin autoritetet shqiptare kanë fajësuar Iranin, zëvendëskryeministrja tha se ai shërbeu si një pikë kthese për mënyrën se si vendi e trajton sigurinë digjitale.

“Shqipëria në 2022 pësoi një sulm kibernetik nga Irani ndaj infrastrukturës digjitale, që tregoi se një vend mund të goditet rëndë pa kaluar asnjë ushtar në kufi, se një sulm ndaj sistemeve digjitale mund të synojë të njëjtin rezultat si një sulm ndaj infrastrukturës fizike, të pengojë funksionimin e shtetit dhe të cenojë besimin e qytetarëve te institucionet. Nga ana tjetër, ajo goditje ishte dhe pikë kthese, na detyroi të vepronim më shpejt, të investonim më shumë dhe ta trajtonim sigurinë kibernetike si përparësi të sigurisë kombëtare. Sot kemi një sistem mbrojtjeje më të fortë dhe institucione shumë më të përgatitura”, u shpreh ajo.

Koçiu bëri të ditur gjithashtu se rreth gjysma e 32 milionë tentativave të sulmeve të evidentuara gjatë nëntë muajve kanë pasur si objektiv të drejtpërdrejtë infrastrukturat kritike. Sa i përket incidenteve kibernetike, ajo prezantoi edhe të dhënat krahasuese, sipas të cilave gjatë vitit të kaluar janë evidentuar 51 incidente, ndërsa nga janari deri në shtator të këtij viti janë regjistruar 25.

“Nga 32 milionë tentative sulmesh gjatë 9 muajve, gjysma kanë synuar drejtpërdrejtë  infrastrukturat kritike. Gjatë vitit të kaluar u evidentuar 51 incidente kibernetike ndërsa nga janari në shtator të këtij viti u evidentuan 25“, tha Koçiu.

Tags: kryesoreKryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Kryeministri i Ukrainës: Nuk mund të përjashtohemi përgjithmonë nga tregu i BE-së

03/11/2026

Rrëzohet një avion i vogël në Zelandën e Re, dy të vdekur nga përplasja në ishull

03/11/2026

Analiza e REL: Vuçiç dhe Orban humbën pushtetin, por jo ambiciet!

03/11/2026

Balla takohet me ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Neculăescu: Mirënjohje për mbështetjen në rrugën tonë drejt BE-së!

03/11/2026

Lavrov: Thirrjet e BE-së për armëpushim në Ukrainë synojnë t’i japin Kievit kohë për t’u riarmatosur

03/11/2026

“Shqetësimet e PD nuk qëndrojnë”- Celibashi për zgjedhjet vendore: Votim elektronik në sa më shumë bashki! Partitë të bëjnë konsensus

03/11/2026

KE publikon sot raportet e progresit: Vendet që udhëheqin procesin e anëtarësimit dhe ato që mbeten prapa

03/11/2026

Shtyhet për në 17 nëntor gjyqi për Veliajn, gjykata: Nuk jemi kompetentë për transferimin! Avokati: Kërkojmë vendimin e Drejtorisë së Burgjeve për…

03/11/2026

Zgjedhjet e 9 Majit, Celibashi: Do marrim masat që të plotësohen rekomandimet e OSBE-së

03/11/2026

Grabitje në një pikë karburanti në Klos, dy persona të maskuar marrin paratë nga kasaforta

03/11/2026

Izrael: Kreu i partisë arabe i bën thirrje opozitës të “pranojë realitetin”

03/11/2026

20% e shqiptarëve e vlerësojnë Ahmet Zogun më shumë se 5 pasardhësit e tij

03/11/2026

Protesta para Kryeministrisë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokim rruge, procedohen dy të mitur

03/11/2026

Gabimi i Gogut, fushata e Veliajt

03/11/2026

Tragjike në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij dhe arratiset

03/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kryeministri i Ukrainës: Nuk mund të përjashtohemi përgjithmonë nga tregu i BE-së
  • Rrëzohet një avion i vogël në Zelandën e Re, dy të vdekur nga përplasja në ishull

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.