AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Keqllogaritje apo armiqësi?

by Alb Times
03/11/2026
in Opinion
6
0
“Braçe bëri shumë mirë”, Manjani: Rama është bërë më tolerant, ne ikëm për një fjalë goje

Foto: Politika

6
SHARES
307
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Manjani

Erion Veliaj ka kaluar tashmë në akuza të drejtpërdrejta politike ndaj Edi Ramës.

U desh një transferim nga një burg në tjetrin dhe, më pas, një vizitë e ministrit të Drejtësisë, që kjo përplasje të merrte formën e një konflikti publik.

Por nuk besoj se ka më shumë rëndësi nëse Rama ia ka kurdisur apo jo këto “të këqija” Veliajt. Në daç t’ia ketë kurdisur, në daç jo, fakt është se reagimi politik është i Veliajt. Dhe është pikërisht ky reagim që meriton të lexohet.

Në të vërtetë, akuzat e Erionit duket se kanë rrënjë shumë më të thella sesa pakënaqësia për transferimin e qelisë. Aq më pak mund të shpjegohen me moskomunikimin e një urdhri transferimi apo me vizitën e Toni Gogut në burg.

Veliaj po flet për dinjitetin, për pozicionet politike, për rezolutën e dështuar të flamingove, për Bashkinë e Tiranës dhe për raportin e tij me pushtetin. Mesazhi i tij politik ndaj Ramës është “ik”!

Pra, nuk jemi më thjesht te një debat për administrimin e burgjeve. Jemi përballë artikulimit të një pozicioni politik kundër njeriut që e promovoi dhe e mbështeti për vite me radhë.

Pyetja është: kemi të bëjmë me një llogari politike, me një strategji mbrojtjeje përballë drejtësisë, me një shpërthim mllefi të akumuluar, apo me lindjen e një armiqësie të mirëfilltë politike?

A është kjo një armiqësi e parikuperueshme? Kemi të drejtë ta bëjmë këtë pyetje, sepse politika shqiptare njeh plot armiqësi që janë shpallur të përjetshme dhe kanë përfunduar në miqësi të përzemërta. Edhe Erioni me Ramën e kanë bërë shpesh këtë lojën e armikut që pajtohen në miqësi…

Sidoftë, për sa mund të lexohet nga zhvillimet publike, të gjitha shpjegimet mbeten të mundshme.

Mund të ketë një keqllogaritje politike. Izolimi i gjatë, shkëputja nga ushtrimi i pushtetit dhe nevoja për të identifikuar përgjegjësit e situatës mund të ndikojnë në mënyrën se si ndërtohet një reagim politik. Por kjo është një hipotezë, jo një shpjegim i provuar i motiveve të Veliajt. Në burg bëhet çdo moment pyeta “kush ma bëri gjëmën”..?

Mund të ketë edhe një llogari mbrojtjeje përballë drejtësisë. Paraqitja e konfliktit me pushtetin politik si rrethanë e rëndësishme e çështjes penale mund të shërbejë për të ngritur pretendime mbi qëllimin e ndjekjes penale. Edhe jurisprudenca e Strasburgut e njeh rëndësinë e qëllimeve të fshehta politike në kufizimin e lirive, veçanërisht në kuadrin e nenit 18 të Konventës. Por një konflikt politik, sado i ashpër, nuk provon vetvetiu se ndjekja penale është e motivuar politikisht. Aq më tepër që Veliaj e di shumë mirë kush është Nesti Angoni dhe, ai nuk është Rama. Gjithashtu nuk dimë as ndonjë zemërim të Ramës më Plarent Ndrecën, avokatin e Veliajt…

Mund të jetë edhe mllef. Një reagim njerëzor ndaj humbjes së pushtetit, izolimit dhe ndjesisë së braktisjes. Ndonjëherë politika nuk është vetëm llogari. Është edhe zemërim. Të plas xhani dhe shpërthen. Aq më tepër kur je në izolim.

Por nuk mund të përjashtohet as mundësia e një armiqësie politike me rrënjë më të hershme.

Veliaj është parë prej kohësh si një prej figurave me ambicie për të ardhmen e Partisë Socialiste. Në këtë kontekst, marrëdhënia me Ramën mund të analizohet jo vetëm si raport mes promovuesit dhe të promovuarit, por edhe si raport mes një drejtuesi që vazhdon të mbajë pushtetin dhe një politikani që mund të ketë synuar ta trashëgojë atë.

Këtu konflikti merr një kuptim tjetër.

Përpjekjet për zëvendësimin e Veliajt në Bashkinë e Tiranës janë një element politik që mund ta ketë thelluar përplasjen. Megjithatë, nëse ato përbëjnë provë të një armiqësie të qëllimshme apo pasojë të zhvillimeve institucionale, është çështje që kërkon më shumë sesa interpretime. Nuk besoj se emri i Arbër Hajdarit është element armiqësie mdisis tyre…

Pra, keqllogaritje apo armiqësi?

Ndoshta pyetja nuk ka një përgjigje të vetme. Në politikë, llogaria, mllefi, ambicia dhe armiqësia mund të bashkëjetojnë. Madje shpesh ushqejnë njëra-tjetrën.

Se ku mund të çojë kjo përplasje, askush nuk e di.

Por historia jonë politike, e largët dhe e afërt, na jep dy arsye për të qenë të kujdesshëm.

E para, se kur armiqësitë politike përzihen me pushtetin shtetëror, pasojat më të rënda mund të bien mbi atë që mbetet pa pushtet. Prandaj drejtësia duhet të qëndrojë jashtë këtyre marrëdhënieve, pavarësisht se kush qeveris dhe kush ndodhet në burg.

E dyta, se armiqësitë politike nuk janë domosdoshmërisht të përjetshme. Armiqtë e sotëm mund të bëhen miqtë e nesërm, pa ndier as nevojën më të vogël për t’i dhënë publikut një shpjegim.

Dhe nëse, në fund, rivendosja e një miqësie të madhe politike do të varej nga ndryshimi i qelisë së burgut, atëherë kjo do të ishte pjesa më shqiptare e groteskut.

Një histori që nis si konflikt për pushtetin, vazhdon si betejë për dinjitetin dhe përfundon si negociatë për akomodimin në burg, është vërtetë qesharake.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Balla takohet me ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Neculăescu: Mirënjohje për mbështetjen në rrugën tonë drejt BE-së!

03/11/2026

“Shqetësimet e PD nuk qëndrojnë”- Celibashi për zgjedhjet vendore: Votim elektronik në sa më shumë bashki! Partitë të bëjnë konsensus

03/11/2026

Shtyhet për në 17 nëntor gjyqi për Veliajn, gjykata: Nuk jemi kompetentë për transferimin! Avokati: Kërkojmë vendimin e Drejtorisë së Burgjeve për…

03/11/2026

Zgjedhjet e 9 Majit, Celibashi: Do marrim masat që të plotësohen rekomandimet e OSBE-së

03/11/2026

Grabitje në një pikë karburanti në Klos, dy persona të maskuar marrin paratë nga kasaforta

03/11/2026

Izrael: Kreu i partisë arabe i bën thirrje opozitës të “pranojë realitetin”

03/11/2026

20% e shqiptarëve e vlerësojnë Ahmet Zogun më shumë se 5 pasardhësit e tij

03/11/2026

Protesta para Kryeministrisë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokim rruge, procedohen dy të mitur

03/11/2026

Gabimi i Gogut, fushata e Veliajt

03/11/2026

Tragjike në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij dhe arratiset

03/11/2026

SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

03/11/2026

Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

03/11/2026

Koçiu: 81 tentativa sulmesh kibernetike në minutë, 32 milionë në 9 muaj! Gjysma shënjestrojnë infrastrukturën kritike

03/11/2026

Keqllogaritje apo armiqësi?

03/11/2026

Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

03/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Balla takohet me ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Neculăescu: Mirënjohje për mbështetjen në rrugën tonë drejt BE-së!
  • “Shqetësimet e PD nuk qëndrojnë”- Celibashi për zgjedhjet vendore: Votim elektronik në sa më shumë bashki! Partitë të bëjnë konsensus

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.