Eksperti Ledion Krisafi ka komentuar zhvillimet në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.
Sipas Krisafit, lufta hibride është një strategji që përdoret nga të dyja palët, ndërsa krijimi i panikut mund të vërë në vështirësi institucionet dhe mënyrën se si funksionon shteti.
Sipas tij, Ukraina ka përjetuar sulme të vazhdueshme me dronë gjatë dy viteve të fundit, ndërsa Rusia po përballet tashmë edhe me dronë, raketa cruise dhe balistike, si dhe me kërcënime që mbërrijnë përmes telefonave të qytetarëve.
Eksperti nënvizoi se përtej luftimeve në terren po zhvillohet edhe një luftë psikologjike mes dy vendeve, ku sipas vlerësimit të tij, Ukraina ka rezultuar më e zonja.
“ Është një luftë hibride që e bëjnë të gjitha krahët. Në momentin që krijohet panik, reagimi njerëzor mund t’i vërë në vështirësi institucionet dhe mënyrën se si funksionon shteti. Është një lojë që po përpiqen ta bëjnë të dyja palët.
Është një gjë e re për Rusinë. Ukraina është mësuar prej dy vitesh e gjysmë. Ky lloj hakërimi, raketat apo fshehja në vende, të dyja vendet e kanë futur luftën hibride edhe në shtëpitë e njëra-tjetrës.
Ukraina ka pasur goditje me dronë gjatë dy viteve të fundit dhe nuk i bëjnë përshtypje. Rusët po përballen me dronë, raketa cruise dhe balistike, ndërsa tani kanë nisur të përballen me kërcënime në telefonat e tyre.
Përtej luftës në terren, ka edhe një luftë psikologjike që të dyja palët po bëjnë. Ukraina ka rezultuar më e zonja.”
