AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Kadastrën e kemi shkatërruar vetë” / Xhafaj: Turqit para 100 vitesh i kishin dokumentet si bukurshkrim

by Alb Times
02/11/2026
in Politikë
6
0
“Kadastrën e kemi shkatërruar vetë” / Xhafaj: Turqit para 100 vitesh i kishin dokumentet si bukurshkrim

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Problematikat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, shërbimi ndaj qytetarëve, integriteti i punonjësve dhe masat kundër korrupsionit u diskutuan në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, gjatë një seance dëgjimore në kuadër të Kalendarit Tematik për Mbikëqyrjen Parlamentare.

Gjatë diskutimit për Kadastrën, kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj, foli për vështirësitë që qytetarët hasin në shërbimet kadastrale, si dhe për problematikat që lidhen me dixhitalizimin, proceset ligjore, burimet njerëzore dhe menaxhimin.

Xhafaj solli si shembull kadastrën turke, duke e krahasuar me situatën në Shqipëri. Ai tha se kishte pasur mundësinë të shihte dokumentacionin e kadastrës turke të një shekulli më parë, të hartuar pa inteligjenc artificiale dhe mundësitë e sotme, por që, sipas tij, ishte shumë më i rregullt. “Kadastra e tyre ishte si bukurshkrim, edhe pa pasur nevojë ta dixhitalizoje”, tha Xhafaj.

Ai u ndal më tej te integriteti i punonjësve të Kadastrës dhe kërkoi të dijë se çfarë masash merren ndaj rasteve kur mbi punonjës të institucionit rëndojnë vendime gjyqësore për shkelje apo zbatim të keq të ligjit.

Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, tha se korrupsioni mbetet një nga pengesat dhe shqetësimet kryesore të qytetarëve. Ajo bëri të ditur se gjatë dy viteve të fundit janë dhënë 207 masa disiplinore, ndërsa në periudhën 2024–tetor 2026 janë bërë 11 referime në Prokurori, krahasuar me 5 kallëzime penale gjatë viteve 2019–2023.

Fatmir Xhafaj: “Drejtoresha mori shembull Kadastrën greke, por kam pasur fatin e mirë dhe të keq të shoh Kadastrën turke, një shekull më parë, pa inteligjencë artificiale dhe ku e ku, dhe s’ka asgjë të krahasueshme. Pavarësisht se për çdo gjë sot ia hedhim fajin asaj epoke, por e vërteta është që Kadastra e tyre ishte si bukurshkrim, edhe pa pasur nevojë ta dixhitalizoje.

Ky është fati ynë i keq që kemi këtë gjendje. Bie dakord me ju që është krijuar, e kemi prishur ne, e kemi shkatërruar ne dhe këtë situatë e kemi për fajin tonë, që të dhënat ose mundësitë për të operuar janë shumë të vështira për njerëzit që humbin sot në Kadastër.

Shumë probleme lidhen me dixhitalizimin, me proceset e ligjit, me burimet njerëzore, lidhen me menaxhimin dhe ajo që unë shoh, ka një ndryshim nga pikëpamja menaxheriale që reflektohet në ritmin e punës së Kadastrës.

Por ka dhe një gjë tjetër që ndikon. Duke qenë se çështjet që lidhen me Kadastrën janë raport mes shtetit dhe qytetarit dhe sot, ndër tri çështjet që preokupojnë më shumë qytetarin, janë çështjet që lidhen me pronën në tërësi dhe Kadastrën në veçanti, pra lidhet me këtë shërbim.

Ka dy kategori që e mbajnë këtë barrë përsipër: jeni ju që e ekzekutoni, jemi ne deputetët që shqetësimin e qytetarëve e mbartim në marrëdhëniet që kemi me ta.

Prandaj duhen vlerësuar shqetësimet e kolegëve.

Në këtë kompleksitet të kësaj çështjeje ka një komponent të rëndësishëm që ka të bëjë me integritetin e njerëzve që shërbejnë në Kadastër dhe, sa më shumë avancon procesi, që bëhet më sfidues, kaq më e rëndësishme del çështja e integritetit të njerëzve që shërbejnë në këtë institucion, jo vetëm në nivelin drejtues, por në shërbimin e përditshëm.

Këtu janë të rëndësishëm treguesit e performancës dhe të integritetit.

Mund të rrinim shumë kohë të flisnim për shembuj konkretë. Mjafton të marrim shumë vendime gjyqësore, shumë vendime penale që rëndojnë mbi punonjës të veçantë të Kadastrës dhe mendoj që s’mund të jenë më pjesë e atij institucioni nëse ka një vendim gjyqësor që certifikon pikërisht shkeljen apo zbatimin e keq të ligjit.

Pyetja ime është: Si i qaseni ju kësaj? Çfarë masash, kontrolli të brendshëm keni? Është e domosdoshme të ketë një kontroll të brendshëm që disiplinon dhe vlerëson për këtë gjë?”

Lorena Goxhobelli: “ Korrupsioni, pa diskutim, është një pengesë kryesore dhe një nga shqetësimet kryesore që qytetarët kanë jo vetëm ndaj administratës së Kadastrës, por ndaj administratës në tërësi.

Kemi rritur mekanizmat e kontrollit, edhe pse personalisht mendoj që janë shumë të nevojshëm, por nuk janë masat e vetme që duhen marrë ndaj luftës ndaj korrupsionit, edhe ndaj luftës së perceptimit të korrupsionit.

Për sa i përket kontrolleve, ne kemi rritur masat disiplinore. Kemi dhënë 207 masa disiplinore më shumë në këto dy vite, krahasuar me periudhën 2019–2023. Kemi ndërmarrë hapa dhe referuar në Prokurori konstatimet për vepra penale.

Nëse gjatë 2019–2023 janë bërë 5 kallëzime penale, ne, 2024–tetor 2026, kemi bërë 11 referime në Prokurori.

Mendoj që forma më e mirë për të adresuar perceptimin dhe korrupsionin ka të bëjë me procedura të qarta, transparencë maksimale, dixhitalizimin dhe automatizimin e shërbimeve kadastrale”.

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Po fshihej në Spanjë, Interpoli gjen dhe arreston shkodranin e kërkuar për tentativë vrasjeje! Pritet ekstradimi, ja si ndodhi ngjarja e vitit 2022

02/11/2026

Nuk përmbushi gjashtë hapat reformues, BE penalizon Kosovën, humbet 43,8 milionë euro nga Plani i Rritjes!

02/11/2026

PD me strategji hibride, debaton buxhetin në disa Komisione, por vijon bojkotin te të tjerat!

02/11/2026

Kina bën thirrje për “zgjidhje politike” pas testit të fundit bërthamor të Koresë së Veriut

02/11/2026

Protestat e “Gen Z” dhe trazirat në Gjermani, Merz paralajmëron: Nuk do të tolerojë dhunën, autorët do të përballen me forcën e ligjit!

02/11/2026

Shtatë emigrantë humbin jetën në det pranë Ishujve Kanarie të Spanjës

02/11/2026

DETAJET/ Para grabitjes, autori i drejtoi armën rojës private, mbante doreza! Zbulohet dinamika, ja si ndodhi vjedhja e bankës, dy dëshmitarët…

02/11/2026

Instagram sfidon YouTube, ofron pagesa deri në 500 mijë dollarë për krijuesit

02/11/2026

Trump optimist para zgjedhjeve të mesit të mandatit: Sondazhet janë të manipuluara, nuk e ndiej lodhjen

02/11/2026

VIDEO/ U zbulua gabimisht, kapete kokainë “shqiptare” në Spanjë, gjendet sasia rekord 10 tonë drogë! Pas saj qëndron një rrjet i fuqishëm mafioz

02/11/2026

Britania e Madhe po shqyrton uljen e tarifave universitare për studentët evropianë

02/11/2026

Presidenti gjerman zbulon qëndrimin e Pekinit: Kina refuzon samitin trepalësh me SHBA-në dhe Rusinë për Ukrainën

02/11/2026

Identitete për 2 dollarë, brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

02/11/2026

Reagimi i ministrit/ Gogu: Pse shkova në qelinë e Erionit!

02/11/2026

Ukraina akuzon Rusinë për shfrytëzimin e armëpushimit humanitar në Oleshky për t’u riarmatosur

02/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Po fshihej në Spanjë, Interpoli gjen dhe arreston shkodranin e kërkuar për tentativë vrasjeje! Pritet ekstradimi, ja si ndodhi ngjarja e vitit 2022
  • Nuk përmbushi gjashtë hapat reformues, BE penalizon Kosovën, humbet 43,8 milionë euro nga Plani i Rritjes!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.