AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Braçe kundërshton alarmin për TVSH-në 21%: Biznesi i vogël nuk do të paguajë asnjë lek tatim mbi fitimin deri në 2029

by Alb Times
01/11/2026
in Politikë
6
0
“Qeveria ia ka deleguar pushtetin njerëzve të pavotuar”- Braçe tregon problemet: Ja pse votova pro Reformës Territoriale!

Foto: Politika

6
SHARES
312
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti socialist Erion Braçe ka kundërshtuar pretendimet se bizneset e vogla do të paguajnë 21% TVSH me ndryshimet e parashikuara në Paketën Fiskale 2027. Në një postim në rrjetet sociale këtë të diel, ai ka sqaruar se bizneset me xhiro deri në 5 milionë lekë përjashtohen nga detyrimi për t’u regjistruar në regjimin e TVSH-së, ndërsa tatimi mbi fitimin për bizneset e vogla dhe profesionistët e lirë do të mbetet zero deri në vitin 2029.

Qëndrimi i Braçes vjen në të njëjtën ditë kur deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kritikoi uljen e pragut të TVSH-së në 5 milionë lekë dhe propozimin për normën standarde 21%, duke paralajmëruar se këto ndryshime do të shtojnë presionin mbi bizneset e vogla dhe profesionistët e lirë.

“Jo, biznesi i vogël nuk do të paguajë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar; as 21%!”, shkruan Braçe, duke renditur pesë sqarime për mënyrën se si do të zbatohet TVSH-ja.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

“Jo, biznesi i vogël nuk do të paguajë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar; as 21%! T’u themi njerëzve dhe biznesit të vogël të vërtetën:

  1. Nuk është e vërtetë që biznesi i vogël me xhiro deri në 5 milionë lekë do të paguajë 21% TVSH; E vërteta është që ky biznes përjashtohet nga detyrimi për t’u regjistruar në regjimin e TVSH-së.
  2. Nuk është e vërtetë që biznesi i vogël me xhiro nga 5 deri në 10 milionë lekë do të paguajë 21% TVSH; E vërteta është që ky biznes do të regjistrohet në regjimin e TVSH-së, siç është biznesi i vogël me xhiro 10-14 milionë lekë që është aty, i pasulmuar, i pakontrolluar, i pafalimentuar, duke punuar, prodhuar, tregtuar, arkëtuar e fituar të ardhura.
  3. Nuk është e vërtetë që TVSH-ja është tatim ndaj biznesit; E vërteta është që TVSH-ja është tatim konsumi, tatim mbi konsumatorin, e paguaj unë që ble për çdo mall e shërbim që marr, tani edhe te biznesi i vogël. Biznesi, si agjent i qeverisë, e mbledh nga unë e duhet ta derdhë në buxhetin e shtetit; pra, e paguaj unë, jo biznesi, as biznesi i vogël.
  4. Nuk është e vërtetë që 17 mijë biznese të vogla po sulmohen duke i regjistruar në regjimin e TVSH-së; E vërteta është që për ta funksionon e njëjta logjikë: TVSH-në e paguan konsumatori, jo biznesi. Ka edhe një të vërtetë tjetër: shumica e këtyre bizneseve janë shërbime, tregti, mbi të gjitha ushqimore; shumica e produkteve të tyre nga 1 janari kanë një TVSH të ulur nga 20 në 6%, duke ndihmuar konsumin, konsumatorin dhe xhiron e këtyre bizneseve.
  5. Nuk është e vërtetë që profesionistët e lirë do të paguajnë 21% TVSH, siç nuk është e vërtetë që veç ata janë shtresë e mesme në këtë vend; E vërteta është që edhe për ta, TVSH-në do ta paguajë marrësi i shërbimeve apo mallrave prej tyre, me faturë, si të gjithë. I vetmi tatim që duhet të paguajë biznesi i vogël dhe profesionistët e lirë, si rregull, është tatimi mbi të ardhurat, tatimi mbi fitimin. Ky tatim ka qenë, është dhe do të jetë deri në 2029, zero për qind, zero lekë!” thotë Braçe
Tags: KryesoretNë plan të parëPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Prapaskenat: Përtej sherrit mes opozitës në protestë

01/11/2026

Për të pestën ditë në protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në Kosovë

01/11/2026

Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

01/11/2026

Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

01/11/2026

Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

01/11/2026

Sulmi me molotov ndaj policisë në Paris, autoritetet franceze nisin hetimet për tentativë vrasjeje

01/11/2026

“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

01/11/2026

Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

01/11/2026

Makina del nga rruga dhe përplas këmbësoren në Shkodër, humb jetën 67-vjeçarja

01/11/2026

Zjarri shkrumbon banesën në Fier, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët

01/11/2026

Netanyahu rrezikon pushtetin në Izrael, opozita kërkon shumicën me partitë arabe dhe ultra-ortodokse

01/11/2026

Braçe kundërshton alarmin për TVSH-në 21%: Biznesi i vogël nuk do të paguajë asnjë lek tatim mbi fitimin deri në 2029

01/11/2026

Dyshohet se ekzekutoi të birin dhe nipin foshnjë, arrestohet 65-vjeçari pas tragjedisë së rëndë në Gjilan

01/11/2026

BE vendos tarifë të re për pakot online, blerësit do të paguajnë 2 euro shtesë

01/11/2026

Luftë e ftohtë mes protestuesve dhe opozitës, Kikia zbulon frikën e PD-së nga skenari serb

01/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Prapaskenat: Përtej sherrit mes opozitës në protestë
  • Për të pestën ditë në protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në Kosovë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.