AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Ilir Vrenozi, mendja më racionale e PD-së

by Alb Times
01/11/2026
in Opinion
6
0
Ëndrra e llahtarshme e Edi Ramës

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Thoma Gëllçi

Ilir Vrenozi, militant i vjetër i Partisë Demokratike dhe një nga personazhet më të njohura të Facebook-ut shqiptar, ka publikuar një video në të cilën, me gjuhën e tij të zakonshme, pa shumë kujdes për fjalorin dhe pa pretendimin më të vogël për të bërë analiza politike, ngre një problem që drejtuesit e PD-së nuk kanë shumë dëshirë ta diskutojnë.

Vrenozi është i zemëruar. Por zemërimi i tij nuk drejtohet kundër studentëve, as kundër Adriatik Qorit, të cilin e përmend disa herë. Ai është i zemëruar me partinë e vet, e cila, në vend që të organizojë një protestë të sajën, përpiqet të bëhet pjesë e protestës së studentëve. Dhe jo e një proteste dosido, por e një proteste ku dëgjohet thirrja: “Rama në burg, Berisha në burg!”.

Këtu fillon edhe komedia politike. Partia Demokratike kërkon t’u bashkohet njerëzve që kërkojnë burgosjen e kryetarit të saj. Dhe kur këta njerëz nuk e pranojnë, drejtuesit demokratë zemërohen. Sipas tyre, studentët kanë të drejtë të protestojnë kundër Edi Ramës, por duhet të marrin leje nga Sali Berisha për mënyrën se si do ta bëjnë këtë.

Vrenozi, ndryshe nga shumë prej drejtuesve të partisë së tij, e kupton fare mirë absurditetin. Ai shtron një pyetje elementare: përse Partia Demokratike, me deputetë, organizata, struktura dhe qindra mijëra votues, nuk organizon protestën e vet? Përse duhet të shkojë pas studentëve që nuk e kanë ftuar dhe që, për më tepër, nuk duan ta kenë as në krye dhe as në mes të tyre?

Ne fakt drejtuesit e PD-së nuk besojnë vertet se çdo qytetar që është kundër Edi Ramës është mbështetës i Sali Berishës. Ata e dinë shumë mirë se nuk janë më në gjendje të frymëzojnë askënd. Ata s’kanë shpresë as  për vete dhe jo më t’u japin shpresë atyre qindra mijëra demokratëve që vazhdojnë të besojnë te partia e tyre.

Grupi drejtues i PD-së, i mbledhur prej vitesh rreth Sali Berishës, sillet si pronar i ideve dhe shpresave të demokratëve të thjeshtë. Njerëz si Ilir Vrenozi kanë mbështetur Partinë Demokratike sepse kanë besuar se ajo mund të ndryshonte Shqipërinë. Ndërsa drejtuesit e tyre duket se janë mësuar me një realitet tjetër: ndryshimi është jo i domosdoshëm, për sa kohë ata vetë janë mirë.

Janë deputetë, kanë poste, ndikim dhe privilegje. Dhe shumë prej tyre marrëdhëniet me pushtetin dhe favoret që sigurohen prej tij nuk i kanë të këqia. Opozita e Sali Berishës nuk është më një mjet për të ndryshuar pushtetin, por një profesion që mund ushtrohet deri në vdekje. Madje, ndoshta disa mezi presin të hapet ndonjë vend kryeinspektori, që Edi Rama t’i emërojë edhe ata, si Dash Sula.

Rinia shqiptare nuk po kërkojn thjesht zëvendësimin e Edi Ramës. Ata kërkojnë fundin e një klase politike që ka dominuar vendin për 35 vjet. Sali Berisha  thjeshte mund të sherbejë si gogol në duart e Edi Ramës për të trembur votuesit, dhe për asgjë tjetër.

E gjithë shpresa është që në PD të ketë sa më shumë njerëz si Ilir Vrenozi, që guxojnë të mendojnë edhe pa marrë leje nga kryetari. Se po vazhdoi kështu, Berisha jo vetëm nuk do të dalë në pension, por rrezikon të jetë edhe i fundit që do t’ia fikë dritat selisë së PD-së. Me kusht që deri atëherë të mos jetë emëruar edhe ai, kryeinspektor nga Edi Rama.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Nuk duan ta rrëzojnë Ramën”, Stresi paralajmëron largimin nga protesta: Kokë turku nuk bëhem!

01/11/2026

“Pasqyrë Albania”/ Rama: Një klik për të kontaktuar çdo institucion, në platformë do të integrohet edhe inteligjenca artificiale

01/11/2026

Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

01/11/2026

Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Çdo sulm do të marrë përgjigje pa kufij gjeografikë

01/11/2026

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e shqiptarit në Selanik, arrestohet në Greqi 26-vjeçari

01/11/2026

“Rritje taksash e më shumë varfëri”, Berisha kundër paketës fiskale, flet për largimin e demokratëve nga protesta

01/11/2026

Çfarë ndodhi me 22-vjeçarin në Librazhd? Makina përfundoi 150 metra në greminë, i riu i plagosur

01/11/2026

Ilir Vrenozi, mendja më racionale e PD-së

01/11/2026

Furtuna opozitare

01/11/2026

Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

01/11/2026

Sulmet e Lapajt, Shabani denoncon incidentin poshtë banesës: Prindërit e mi nuk e meritojnë këtë!

01/11/2026

Makina del nga rruga dhe bie në humnerë, gjendet një pistoletë pranë mjetit, ja për çfarë dyshohet

01/11/2026

Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

01/11/2026

Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

01/11/2026

Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

01/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Nuk duan ta rrëzojnë Ramën”, Stresi paralajmëron largimin nga protesta: Kokë turku nuk bëhem!
  • “Pasqyrë Albania”/ Rama: Një klik për të kontaktuar çdo institucion, në platformë do të integrohet edhe inteligjenca artificiale

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.