Një grup i vogël protestuesish janë rimbledhur para Kryeministrisë. Policia ka ndërhyrë dhe gjatë incidenteve është lënduar edhe një gazetare, pasi në përpjekje për të mos lejuar protestuesit që të riktheheshin për të bllokuar rrugën para Kryeministrisë, forcat e policisë kanë hedhur spraj me piper nga distancë e afërt, duke mos kursyer askënd.
