Pamjet e filmuara me dron nga protesta e zhvilluar sot përpara Ministrisë së Arsimit tregojnë një pjesëmarrje të kufizuar të qytetarëve dhe studentëve.
Në pamje shihet se hapësira përpara institucionit është vetëm pjesërisht e mbushur, ndërsa pjesa më e madhe e zonës përreth mbetet bosh.
Protesta ishte paralajmëruar prej ditësh si një tjetër tubim i studentëve kundër qeverisë, ndërsa gjatë saj janë bashkuar edhe deputetë dhe eksponentë të Partisë Demokratike.
Prania e figurave të PD-së ka shkaktuar edhe tensione me disa prej protestuesve, të cilët kanë këmbëngulur se tubimi duhet të qëndrojë larg partive politike.
Pamjet nga ajri, megjithatë, tregojnë se pjesëmarrja në protestën e sotme mbetet dukshëm e ulët krahasuar me thirrjet dhe mobilizimin e bërë paraprakisht.
