Deputetët e PD-së afrohen pranë Ministrisë, studenti kërkon që të largohen.
Ai teksa u doli para, hodhi thirrje “Rama në burg, Berisha në burg”.
Ndërsa persona të tjerë ndërhynë për të shmangur tensionet.
Kreu i PD-së, Sali Berisha nuk merr pjesë në këtë marshim.
Në krye të marshimit janë deputetët demokratë, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj etj, ndërsa ndiqen nga mbështetësit e PD, teksa hasën në pakënaqësinë e studentëve te Ministria e Arsimit, pak pasi marshuan nga Kryeministria.

“Opozita jemi ne”, thirrën studentët te Ministria e Arsimit, kurse përplasjet e tensionet nuk munguan.
Deputetët dhe mbështetësit e PD qëndruan në distancë, teksa akuzuan partinë e Arlind Qorit se ishin ata që po dilnin kundër.

