AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Nuk pritën as përgjigjen e Rubios!

by Alb Times
30/10/2026
in Opinion
6
0
Gënjejmë se na intereson!

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Pëllumb Karameta

Në Shqipëri po provohet një mënyrë e re e të bërit diplomaci ndërkombëtare. Nuk kërkon ambasada, negociata apo marrëveshje. Mjafton që dy kongresmenë amerikanë t’i shkruajnë një letër Sekretarit të Shtetit. Mëtuesit shqiptarë për qeverisjen ia përgatisin përgjigjen.

Metoda ka një përparësi të jashtëzakonshme. E çliron diplomacinë nga mundimi i pritjes.

Më 22 tetor 2026, kongresmenët republikanë Joe Wilson dhe Keith Self i drejtojnë Marco Rubios një letër me shqetësime për korrupsionin, drejtësinë dhe zhvillimet politike në Shqipëri. Parashtrojnë katër pyetje dhe kërkojnë përgjigje deri më 5 nëntor.

Por mëtuesit tanë nuk kanë nevojë për katërmbëdhjetë ditë. Madje, as për katërmbëdhjetë minuta.

Dy kongresmenë i kërkojnë Rubios përgjigje për katër pyetje. Mëtuesit shqiptarë e dinë tashmë përgjigjen. Rama të dorëhiqet.

Këtu qëndron risia. Për herë të parë, përgjigjja e Sekretarit amerikan të Shtetit mund të jetë gati përpara se ai të ketë përfunduar së lexuari pyetjet.

Dhe kështu lind doktrina e re politike. Kur Amerika nuk e ka thënë ende atë që dëshiron, thuaje ti në emër të saj.

Vlera e këtij zbulimi shtjellohet në pesë teza.

Teza 1. Rubio t’u japë të drejtë mëtuesve, sepse kongresmenët i kanë shkruar.

Në Shtetet e Bashkuara, Kongresi dhe administrata kanë kompetenca të dallueshme. Kongresmenët kërkojnë sqarime; Departamenti i Shtetit shqyrton dhe përgjigjet.

Por kjo procedurë është tepër e ndërlikuar për nevojat e mëtuesve tanë.

Përse duhet të verifikojë Rubio, kur ata e kanë kryer tashmë verifikimin? Përse duhet të marrë vendim, kur vendimi është shpallur në studiot televizive të Tiranës?

Madje, mëtuesit ia kanë kursyer edhe mundimin e shqyrtimit të fakteve, të vlerësimit të pasojave dhe të formulimit të përfundimeve.

Në këtë marrëdhënie të re diplomatike, detyrat janë ndarë në mënyrë shembullore. Amerikanët shkruajnë letrat, shqiptarët përcaktojnë kuptimin e tyre. Amerikanëve u mbetet procedura, mëtuesve u takon përfundimi.

Rubios i mbetet vetëm të firmosë.

Teza 2. Kongresmenët pyesin. Mëtuesit përgjigjen.

Një pyetje për korrupsionin bëhet provë e korrupsionit. Një kërkesë për shqyrtimin e sanksioneve bëhet paralajmërim i ndëshkimit. Një shqetësim për institucionet bëhet vendim kundër qeverisë.

Është metodë e shkëlqyer arsyetimi. Përfundimi vendoset përpara shqyrtimit dhe shqyrtimi ka vetëm detyrën t’i bindet.

Në këtë mënyrë zhduket edhe dallimi i bezdisshëm ndërmjet pretendimit dhe provës. Nuk ka nevojë të presësh çfarë do të konstatohet. Mjafton të dish çfarë dëshiron të konstatohet.

Katër pyetje nuk u mjaftojnë. Mëtuesit shtojnë edhe një përgjigje të pestë. Dorëheqjen e kryeministrit.

Kjo e pesta ka një veçori. Nuk është përgjigje për asnjërën nga katër pyetjet. Por është pikërisht ajo që u intereson më shumë atyre që presin përgjigjen.

Teza 3. Dispozita 7031(c) vlen, por vetëm kundër kundërshtarit.

Më 19 maj 2021, Departamenti amerikan i Shtetit shpalli publikisht Sali Berishën non grata, duke u mbështetur në seksionin 7031(c), që lidhet me korrupsionin e rëndë.

Tani, dy kongresmenë kërkojnë shqyrtimin e përdorimit të së njëjtës dispozitë ndaj zyrtarëve shqiptarë. Dhe udhëheqësi i demokratëve e përshëndet letrën me entuziazëm.

Edhe dispozitat ligjore, me sa duket, kanë fatin e tyre politik.

Kur përdoret kundër teje, bëhet objekt kundërshtimi. Kur kërkohet të përdoret kundër kundërshtarit, kthehet në shpresë për drejtësi.

Kjo është një mënyrë interesante për të kuptuar qëndrueshmërinë e parimeve. Dispozita është e njëjta, institucioni amerikan është po ai, por besueshmëria e vendimit ndryshon sipas emrit që mund të përfundojë në listë.

Numri 7031(c) mbetet. Ndryshon vetëm adresa ku dëshirohet të mbërrijë.

Teza 4. Rubio të nxitojë, se komentatorët politikë do të dalin në protestë.

Kongresmenët kërkojnë përgjigje deri më 5 nëntor. Por protesta është më 31 tetor.

Ja ku lind një problem serioz diplomatik. Afati amerikan nuk përputhet me kalendarin e entuziazmit shqiptar.

Protesta ka organizatorët dhe kërkesat e saj. Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë. Por mëtuesve u duhet edhe sinjali nga Uashingtoni. Mundësisht, një sinjal që të kuptohet si mbështetje për gjithçka që ata parashikojnë.

Natyrisht, askush nuk mund t’i kërkojë Departamentit të Shtetit të ndryshojë procedurat për shkak të një proteste në Tiranë. Por kjo nuk e pengon imagjinatën politike të sillet sikur përgjigjja amerikane është pjesë e programit të protestës.

Për pesë ditë diferencë nuk mund të lihet një protestë pa shpresë amerikane!

Teza 5. Amerika të mos i lërë kurrë mëtuesit pa një shpëtimtar.

Sa herë vjen ambasadori amerikan, lind shpresa e re. Do të luftojë korrupsionin, do të vendosë drejtësinë, do t’i tregojë vendin kryeministrit.

Entuziazmi arrin deri aty sa shpallet ardhja e sherifit të ri në qytet. Vetëm sherifi nuk e di që është sherif.

Por ambasadorët vijnë e ikin. Qeveria vazhdon të qeverisë. Mëtuesit vazhdojnë të mëtojnë.

Fatmirësisht, Amerika ka edhe kongresmenë. Dhe ata janë shumë më të shumtë se ambasadorët.

Nëse nuk mjafton ambasadori, gjendet një kongresmen. Nëse kongresmeni nuk mjafton, pritet Sekretari i Shtetit.

Kështu, shpresa politike fiton një cilësi të rrallë. Nuk konsumohet nga mosrealizimi. Përkundrazi, çdo zhgënjim krijon nevojën për një shpresë më të madhe, mundësisht nga një zyrtar amerikan me post më të lartë.

Dhe nëse as ai nuk thotë atë që duhet?

Atëherë dikush në Uashington, me siguri, po përgatit diçka.

Çfarë?

Këtë e mësojmë në studion e ardhshme televizive.

Epilogu. Aritmetika e entuziazmit

Dy kongresmenë. Katër pyetje. Një sekretar shteti. Një afat përgjigjeje.

Dhe një numër i papërcaktuar mëtuesish që e dinë përfundimin.

Në këtë aritmetikë, dy kongresmenë mjaftojnë për të përfaqësuar vullnetin e Amerikës, katër pyetje për të prodhuar një vendim dhe një letër për të paralajmëruar fundin e qeverisë.

Vetëm një numër mungon. Sa shqiptarë ua besojnë mëtuesve atë që ende nuk e ka thënë Amerika?

Por kjo është një pyetje e pakëndshme. Kërkon prova.

Shpresa e importuar nuk kërkon as doganë.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit

30/10/2026

“Kërkesat e Arlinda Zekajt u neglizhuan”- Arsyetimi i Këshillit Prokurorial për pezullimin e dy prokurorëve, detajet e hetimit

30/10/2026

“Kur ato janë të pavarura, familjet bëhen më të forta”- Ambasadorja e BE viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi, kthehen në mundësi për gratë!

30/10/2026

Rekord votash të hershme në SHBA, mbi 47,9 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit!

30/10/2026

OKB paralajmëron: Në Kongo, 28.8 milionë njerëz përballen me mungesë ushqimi

30/10/2026

Netanyahu në prag të humnerës politike: Zgjedhje pa fitues, beteja për pushtet sapo ka filluar

30/10/2026

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut dhuron 116 mln dollarë për demokratët

30/10/2026

Krujë/ Zjarr në një kasolle ushqimore për kafshë, digjen edhe disa bagëti, dëme të shumta (VIDEO)

30/10/2026

Protesta, Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë!

30/10/2026

“Berisha në krye të dhunës, ia ‘faturoi’ Qorit dhe të tjerëve…!”- Çupi: Me aktet e dhunës ai sulmoi Europën!

30/10/2026

Protestat në Itali, përplasje me policinë dhe 8 të arrestuar në Romë!

30/10/2026

Urdhrat e transferimit në burgje nuk janë fletë-kampi pushimesh!

30/10/2026

Çfarë dimë për vjedhjen prej 6.3 miliardë dollarësh të bursës më të madhe kriptomonedhave në botë

30/10/2026

Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!

30/10/2026

Djali i Netanyahut nuk kursehet në akuza: Arabët izraelitë janë kërcënimi më i madh për Izraelin pas Iranit!

30/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit
  • “Kërkesat e Arlinda Zekajt u neglizhuan”- Arsyetimi i Këshillit Prokurorial për pezullimin e dy prokurorëve, detajet e hetimit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.