AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Mbyllet Novaya Gazeta, gazeta e fundit opozitare në Rusi: Na kanë vrarë!

by Alb Times
30/10/2026
in Botë
6
0
Mbyllet Novaya Gazeta, gazeta e fundit opozitare në Rusi: Na kanë vrarë!

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Novaya Gazeta, një nga gazetat më të njohura të pavarura në Rusi dhe e fundit që mbante një qëndrim të hapur kritik ndaj Kremlinit, ka njoftuar ndërprerjen e plotë të aktivitetit të saj. Pas vitesh presioni, censurë, kërcënime dhe përndjekje ndaj gazetarëve, redaksia deklaron se është detyruar të mbyllë dyert.

“Na kanë vrarë”, thuhet në deklaratën e publikuar nga gazeta, ku njoftohet se më 9 nëntor do të fiken dritat e ndërtesës ku redaksia ka punuar për 30 vjet, do të mbyllen serverët dhe gazetarët do të largohen.

“Gazeta nuk ekziston më. Autoritetet dhe shërbimet sekrete ruse na kanë detyruar të ndërpresim plotësisht aktivitetin”, thuhet më tej në deklaratë.

E themeluar në vitin 1993, dy vjet pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Novaya Gazeta ishte kthyer ndër vite në një nga zërat më të rëndësishëm të gazetarisë së pavarur në Rusi. Në themelimin e saj kishte mbështetur edhe ish-presidenti sovjetik Mihail Gorbaçov, ndërsa ish-kryeredaktori Dmitrij Muratov u nderua me Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2021.

Gazeta është e njohur edhe për gazetarët e saj që kanë humbur jetën gjatë viteve. Shtatë prej tyre janë vrarë gjatë periudhës së sundimit të Vladimir Putinit. Mes tyre ishte edhe gazetarja investigative Anna Politkovskaja, e cila raportonte mbi luftën në Çeçeni, korrupsionin dhe abuzimet e pushtetit rus. Ajo u vra me armë zjarri në hyrje të apartamentit të saj në Moskë, më 7 tetor 2006, në ditëlindjen e presidentit rus.

Presioni ndaj gazetës është shtuar ndjeshëm vitet e fundit, veçanërisht pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Në mars të po atij viti, botimi i gazetës u pezullua, pasi ajo kishte kritikuar luftën. Një pjesë e redaksisë u zhvendos në Riga të Letonisë, ku vazhdoi punën në internet, por edhe ky version u bllokua nga autoritetet ruse.

Pavarësisht vështirësive, pjesa më e madhe e gazetarëve kishte qëndruar në Moskë dhe ishte përpjekur të vazhdonte punën. Por kontrollet policore, arrestimet dhe akuzat ndaj gazetarëve nuk u ndalën.

Vetëm dy javë më parë, forcat e sigurisë kontrolluan banesën e drejtorit aktual të gazetës, Sergej Sokolov, dhe e shoqëruan në Komitetin Hetimor të Moskës, ku u mor në pyetje për tri orë. Ai u lirua më pas pa iu dhënë ndonjë shpjegim zyrtar. Organizata Reporterët pa Kufij e cilësoi këtë veprim si një tjetër përpjekje për të frikësuar gazetarët.

Ndërkohë, një tjetër gazetar i Novaya Gazeta, Oleg Roldgin, ishte arrestuar në pranverën e këtij viti dhe ndodhet në arrest shtëpie, nën akuzën për përdorim dhe mbajtje të paligjshme të të dhënave personale.

Në prillin e kaluar, policia kishte kontrolluar edhe ambientet e gazetës, ndërsa më 4 shtator ajo u përfshi në listën e organizatave dhe personave të shpallur “agjentë të huaj” nga autoritetet ruse. Në këtë listë janë edhe 106 gazetarë dhe bashkëpunëtorë të saj. Ky përcaktim mund të sjellë dënime deri në 10 vjet burg.

Organizata Reporterët pa Kufij ka reaguar ndaj presionit të vazhdueshëm, duke paralajmëruar se autoritetet ruse po synojnë të eliminojnë një nga zërat e fundit të gazetarisë së pavarur në vend.

“Fushata e Kremlinit kundër Novaja Gazeta-s synon t’i mbyllë gojën një prej zërave të fundit të gazetarisë së pavarur që vazhdon të veprojë në Rusi”, deklaroi në mesin e tetorit Jeanne Cavalier, përgjegjëse e organizatës për Evropën Lindore. Me mbylljen e Novaja Gazeta-s, një tjetër media e pavarur largohet nga skena mediatike ruse, pas vitesh përballjeje me censurën dhe presionin e autoriteteve.

Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Institucionet të adresojnë shqetësimet e qytetarëve”, Ambasadorja e BE thirrje për uljen e tensioneve

30/10/2026

E paprecedentë/ Papa Leoni XIV voton me postë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

30/10/2026

Rritja e pagës për çdo gradë në polici, nga janari 2027, inspektorët 20 mijë lekë më shumë

30/10/2026

Operacioni “Gjurmët”/ Zbulohen mbi 56 kg kanabis në pyjet e Komanit, arrestohen 4 persona

30/10/2026

Aksidenti hekurudhor me 69 viktima, ministri i Transportit i Spanjës refuzon të japë dorëheqjen

30/10/2026

Papa Leo XIV aplikoi për votim me postë në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

30/10/2026

Protesta e gjeneratës Z “blindon” Berlinin, dyqanet luksoze mbrojnë vitrinat

30/10/2026

Rikthehen goditjet ndaj infrastrukturës kritike, rafineria e naftës ruse pëson dëme të madh nga dronët ukrainas

30/10/2026

Një kompjuter i hakuar, 20 minuta dhe miliarda dollarë të zhdukura (Si u sulmua Binance)

30/10/2026

Grevë e përgjithshme dhe protesta në mbarë Italinë, studentët bllokojnë shkollat, në Genova digjen goma

30/10/2026

Xi Jinping thirrje BE-së të bashkëpunojë me Kinën: Pekini i trajton lidhjet me sinqeritet dhe vullnet të mirë

30/10/2026

Rregullatori britanik i konkurrencës hap hetim mbi kushtet e Metës për botuesit dhe reklamuesit

30/10/2026

Mbërrijnë në Shqipëri 5 mijë kamera trupi për policët

30/10/2026

Identifikohet një nga autorët e grabitjes në “Rrugën e Kombit” në 2021, shpallet në kërkim 36-vjeçari

30/10/2026

Xi spastron Partinë Komuniste të Kinës, largon 33 zyrtarë të lartë të saj gjatë një mbledhje

30/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Institucionet të adresojnë shqetësimet e qytetarëve”, Ambasadorja e BE thirrje për uljen e tensioneve
  • Trafikim i qenieve njerëzore nga Kina, policia finlandeze arreston nëntë persona

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.