AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Katër të vdekur dhe 11 të lënduar nga rrëzimi i helikopterit italian në Bosnjë

by Alb Times
30/10/2026
in Botë
6
0
Katër të vdekur dhe 11 të lënduar nga rrëzimi i helikopterit italian në Bosnjë

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një helikopter i misionit paqeruajtës të Bashkimit Evropian në Bosnje e Hercegovinë, EUFOR, është rrëzuar në një fshat pranë Bërçkos të enjten, duke lënë të vdekur katër anëtarë të ekuipazhit dhe 11 të lënduar, tha misioni në një komunikatë.

“Si pasojë e këtij aksidenti, EUFOR pësoi humbjen e katër personave, ndërsa 11 të tjerë u lënduan dhe aktualisht janë në gjendje të qëndrueshme dhe po marrin kujdes mjekësor. Nuk pati dëme në infrastrukturën civile, pronën apo automjetet, dhe asnjë civil nuk u lëndua si pasojë”, tha EUFOR-i.

Më herët, kryetari i Bërçkos, Sinisha Miliq, tha: “Po punojmë për kujdesin e të lënduarve në Qendrën Shëndetësore të Distriktit të Bërçkos dhe jemi të gatshëm t’i transferojmë, nëse është e nevojshme, në qendra më të mëdha klinike”.

EUFOR-i bëri të ditur se helikopteri i rrëzuar është i llojit CH-47 Chinook dhe i përket kontingjentit italian të misionit.

Lidhur me aksidentin reagoi edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila shprehu ngushëllime për familjet e viktimave përmes një postimi në rrjetin social X.

“Lajmi për aksidentin tragjik të helikopterit italian të EUFOR-it në Bosnje e Hercegovinë është shkak për pikëllim të thellë. Në mendjen dhe zemrat tona janë viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ata që, të angazhuar në misionin për paqe dhe stabilitet në rajon, po kalojnë orë ankthi”, shkroi Meloni.

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, shkroi në rrjetin X se “Evropa shpreh solidaritetin e saj të plotë me Italinë në këtë kohë të vështirë. Ne mbetemi në kontakt të ngushtë me komandantin e EUFOR-it dhe përfaqësuesit tanë të BE-së në terren”.

Misioni bëri të ditur gjithashtu se nuk është dëmtuar infrastruktura civile, prona apo automjete dhe se nuk ka pasur civilë të lënduar nga rrëzimi i helikopterit të tij.

EUFOR-i njoftoi se po zhvillon “një hetim të plotë dhe të hollësishëm për incidentin”.

Ekipet e policisë së Qarkut të Bërçkos, zjarrfikësit dhe shërbimet e urgjencës mbërritën shpejt në vendin e aksidentit, ndërsa zona përreth vendit ku u rrëzua helikopteri është siguruar.

Ministri i Mbrojtjes i Bosnje e Hercegovinës, Zukan Helez, tha se ishte njoftuar që në aksident nuk ishin përfshirë pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Bosnje e Hercegovinës.

EUFOR-i, Forca e Bashkimit Evropian në Bosnje e Hercegovinë, është një mision ushtarak ndërkombëtar që vepron në këtë shtet që nga viti 2004, në kuadër të operacionit Althea, me synimin për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm në vend.

Rrëzohet helikopteri italian në Bosnjë, raportohet për viktima dhe të plagosur

The post Katër të vdekur dhe 11 të lënduar nga rrëzimi i helikopterit italian në Bosnjë appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Tags: BosnjeBotarajoni
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zelensky njofton goditjen e dy avionëve luftarakë rusë dhe një rakete, paralajmëron për sulme të reja

30/10/2026

Protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt në Prishtinë, qytetarët gjuajnë me vezë drejt zyrës së Kurtit

30/10/2026

U kap duke fotografuar infrastrukturën hekurudhore, arrestohet një rus në Poloni: I shërbente inteligjencës së huaj

30/10/2026

Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, Maria Machado, bën thirrje për zgjedhje pas kthimit

30/10/2026

Sherr me grushte dhe karrige në Parlamentin e Armenisë pas debatit mbi “Ministrinë e Seksit”

30/10/2026

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

30/10/2026

Tre të vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve në ajër pranë aeroportit të Oregonit në SHBA

30/10/2026

Sulm kibernetik ndaj Binance, zhduken 6.3 miliardë dollarë, dyshime për përfshirjen e hakerëve të Koresë së Veriut

30/10/2026

Lokalet 2027/ Begaj nis konsultimet, PS i vendos vetëm një kusht: Çdo datë, përveç 2 majit!

30/10/2026

Me pistoletë dhe jelek antiplumb, arrestohet në Vorë 41-vjeçari: Ja për çfarë dyshon policia

30/10/2026

Valë dhune në kufirin me Venezuelën, presidenti kolumbian dërgon ushtrinë në qytetin e Cucutës

30/10/2026

“Shmangni provokimet ndaj Rusisë!”, zbulohet mesazhi i zyrtarëve të Pentagonit për disa shtete të NATO-s

30/10/2026

“Çmim i arsyeshëm”, brenda tregtisë së paligjshme të foshnjave në Iran

30/10/2026

Amerika bind Ukrainën, Zelensky pezullon sulmet ndaj rafinerive ruse me kërkesë të Trump

30/10/2026

Rrjeti sekret i Iranit që sfidon SHBA-të, zbulohet skema për furnizimin e ushtrisë dhe raketave

30/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zelensky njofton goditjen e dy avionëve luftarakë rusë dhe një rakete, paralajmëron për sulme të reja
  • Protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt në Prishtinë, qytetarët gjuajnë me vezë drejt zyrës së Kurtit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.