Juristi Ylli Manjani komentoi në emisionin Now në Euronews Albania ndryshimin e ligjit për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë. Sipas Manjanit guvernatorit duhet ti sigurohet pavarësi absolute nga politike por jo ti jepet imunitet përballë hetimit nga Prokuroria.
“Guvernatori parashikohet në kushtetutë dhe po të kishte dashur kushtetuta do ja kishte dhënë imunitetin. Ai nen është imunitet nga ndjekja penale sepse veprimet hetimore që mund të kryesh në rastine një guvernatori në detyrë duhet t’i shoqërohet me kërkesë për autorizim nga parlamenti.
Janë dy koncepte te ndryshme; pavarësia politike nga vendimi penal. Guvernatori duhet të ketë super pavarësi politike, një vendim të marrë në fushatë për ulje të interesit e ndihmon qeverinë. Kusht i padiskutueshëm është pavarësia nga qeveria dhe politika. Në ligin e bankës pavarësia e tij është shumë e fortë, nuk e shkarkon dot, duhet të kesh arsye të forta. Guvernatorin duhet ta mbrosh nga qeveria jo nga prokuroria”, tha Manjani.
