Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Korçës, në afërsi të postës, ku një 65 vjeçar ka plagosur me thikë një 60 vjeçar.
Mësohet se shkaku ka qenë një konflikt çasti mes dy personave, ndërsa i plagosuri ka marrë një plagë të lehtë në pjesën e qafës. Sipas të dhënave, ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën.
Pak pas ngjarjes, shërbimet e komisariatit kanë bërë të mundur kapjen e autorit, me iniciale N.H. ndërsa po bëjnë veprimet e mëtejshme për arrestimin e tij. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
