Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një bombole oksigjeni brenda një ambulance në jug të Pakistanit.
Ngjarja ndodhi të mërkurën në mbrëmje, në një spital lokal në distriktin Tharparkar, në provincën Sindh, ndërsa personeli mjekësor po përgatitej të transportonte pacientë drejt një tjetër institucioni shëndetësor.
Sipas policisë, bombola e oksigjenit shpërtheu gjatë lidhjes së saj brenda ambulancës, duke shkaktuar zjarr që përfshiu automjetin.
Mes viktimave raportohet se janë pacientë dhe pjesëtarë të personelit spitalor. Ndërkohë, pesë persona të tjerë kanë pësuar djegie të rënda dhe kanë marrë ndihmën mjekësore.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit tragjik.
The post Shpërthen bombola e oksigjenit në një ambulancë në Pakistan, 9 të vdekur dhe disa të plagosur appeared first on Euronews Albania.
Burimi: Botë
