AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Veliaj nuk është armik politik, por një figurë që ka të drejtë të mendojë ndryshe

by Alb Times
29/10/2026
in Opinion
6
0
Protesta pa ide është dhunë kundër vetes

Foto: Opinion

6
SHARES
307
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Ajo që ndodhi ditën e mërkurë me Erion Veliajn është një nga gjërat më të rënda që ndodhin në një sistem demokratik. As juntat ushtarake nuk sillen kështu me të paraburgosurit dhe asnjë politikan europian nuk mund ta përdorë burgun dhe dhunën fizike mbi atë që mendon ndryshe.

Në kushtet e paraburgimit të rëndë dhe absurd, kur prokuroria dhe gjykatat e të gjitha niveleve, si të orkestruara nga një dorë e vetme, mbajnë në qeli Erion Veliajn, ai ende ka të drejtën e fjalës dhe, për më tepër, ai, me vendim të Gjykatës Kushtetuese, është ende Kryetar i Bashkisë më të madhe të Tiranës dhe njeriu më i votuar i saj. Edhe në kushtet më çnjerëzore kur ka qenë, ai ka ruajtur drejpeshimin dhe ka qenë shumë i kujdesshëm që të mos fajësojë askënd për këtë krim që po i bëhet.

Mirëpo vjen një ditë dhe durimi i kapërcen kufijtë. Partia Socialiste i ka shpenzuar të gjitha energjitë për të mbrojtur Belinda Ballukun dhe, për shkak të saj, ka nxitur reagimin e ashpër të opozitës, por edhe të manifestimeve të studentëve e të flamingove. Në gjithë këtë kohë që Veliaj përballet me padrejtësitë më të ashpra të një sitemi të kalbur të drejtësisë, familja e tij politike i ka larë duart me të dhe urdhrat për të mos e vizituar në qeli kanë qenë një paralajmërim i padenjë që tregon se drejtimi i Partisë Socialiste ka një problem me Erion Veliajn.

Herën e parë kur Ulsi Manja urdhëroi trajtimin çnjerëzor në burgun e Durrësit dhe shoqërimin me forcat e Reneas për një operacion të tijin në spital, të gjithë heshtëm, por ama të gjithë menduam se kjo nuk mund të ndodhte pa miratimin edhe të drejtuesve të lartë të PS-së. Tani, në një mjegull totale, kur Ministri i sotëm i Drejtësisë nuk flet, pikërisht ai ministër që është edhe pastor, ai hesht dhe pranon të mbajë mbi shpinë një krim.

Toni Gogu nuk ka as dinjitetin e ministrit të drejtësisë së Enver Hoxhës, zotit Manol Konomi, i cili dha dorëheqjen pas bombës në ambasadën sovjetike. Pa pikë turpi ky ministër, por edhe ai i rendit pranojnë të zbatojnë një urdhër politik për kolegun e tyre dhe bëhen pjesë e një maskarade si ajo e shteteve të modeleve të juntave ushtarake dhe e plasin kolegun e tyre, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës në qeli në kushte çnjerëzore.

Çfarë bëri Veliaj që nxiti gjithë këtë zemërim në Partinë Socialiste ? Ai përshëndeti fitoren e studentëve të Beogradit dhe, duke iu referuar Vuçiçit, tha që ky nuk është fundi i botës, por fundi i një bote.

Nëse dikush nga Partia Socialiste nën atmosferën e protestave të dhunshme në vendin tonë, e humbi toruan, mund t’i ishte përgjigjur Veliajt me të njëjtën monedhë pra me një deklaratë. Hakmarrja për ta plasur në qeli, në izolim, në Fier, larg fëmijës disamuajsh është mizore dhe nuk bën të lumtur askënd. Të gjithë duhet të ruhemi nga mallkimet e fëmijëve.

Të gjithë duhet të tregohemi pak më të ndjeshëm. Pushteti nuk aështë asgjë, ikën e vjen, njeriu mbetet. Është e turpshme të mendosh edhe ajo që thotë ish-presdienti Meta që po më mohohet e drejta e njohur me kushtetutë për të komunikuar.

Përse ky regjim barbar për të pambrojturit. Nëse nuk korrigjohet ajo që ndodhi me Veliajn, të gjithë kemi të drejtë të mendojmë se në demokracinë shqiptare ka ndodhur një krisje e madhe. Askush nuk mund të jetë i sigurtë më.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Kosovë/ Arrestohen dy persona të dyshuar për krime lufte në Istog

29/10/2026

Sulmi me dron në Dnipro ndaj civilëve, Zelensky kërkon sanksione më të rrepta ndaj Rusisë!

29/10/2026

Po i arratiseshin Policisë, aksidentohen dy të rinj në autostradën Durrës-Tiranë! Makina përfundon në kanal, po bënin manovra të rrezikshme

29/10/2026

Turqia mohon çdo ndërhyrje në zgjedhjet izraelite

29/10/2026

Po kërkon pafajësinë, Gjykatës së Lartë merr në shqyrtim rekursin e ish-ministrit Saimir Tahiri! Zbulohet edhe data e shqyrtimit të çështjes

29/10/2026

“PD peng e arkitektit të dhunës”- Protestat dhe kaosi në Kuvend, deputetja Mila: Hiqni fashon ta shihni para se të digjni për karrigen e tij!

29/10/2026

Grevë e përgjithshme më 30 tetor në Itali, kush e ndalon punën dhe cilat janë arsyet e protestës?

29/10/2026

Skenarët e mundshëm pas zgjedhjeve në Izrael

29/10/2026

Trump kritikon zgjedhjet në Brazil: Një turp i madh për popullin brazilian

29/10/2026

Protestat, Zhupa akuza kryeministrit: Rama shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit, nga frika e protestës studentore!

29/10/2026

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, pezullohen nga detyra edhe 11 zyrtarë në Policinë e Kosovës!

29/10/2026

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes pas publikimit të audiove tronditëse!

29/10/2026

Ankimimet ndaj vendimit të ish-krerëve të UÇK-së /Apeli i ‘Speciales” pranon shtimin e numrit të fjalëve në deklaratat e mbrojtjes

29/10/2026

Lufta/ Bashkimi Evropian hap një fond prej 23,7 miliardë dollarësh për mbrojtjen dhe mbështetjen e Ukrainës!

29/10/2026

“Kushte më të mira për turistët”- Rama njofton se kur do përfundojë “Rruga e Gjashtë” në Sarandë: Më pak trafik, më shumë lehtësi për banorët!

29/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kosovë/ Arrestohen dy persona të dyshuar për krime lufte në Istog
  • Sulmi me dron në Dnipro ndaj civilëve, Zelensky kërkon sanksione më të rrepta ndaj Rusisë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.