AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Protesta që donte të ishte e të gjithëve po bëhet e më të organizuarve

by Alb Times
28/10/2026
in Opinion
6
0
Flakët mund t’i ngjajnë Parisit, politika vjen nga tjetërkund

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Bjorn Runa

Për muaj me radhë, nga nisja e Revolcionit Flamingo e deri tek protestat e ditëve të fundit, qartësia politike është parë nga organizatorët e tyre si rrezik. Ideologjitë dhe ndarjet në “të majtë” e “të djathtë” u shtynë deri ditët e fundit për hir të ruajtjes së unitetit në betejën kundër sistemit.

Ironikisht, ky vendim po prodhon tashmë pikërisht përçarjen që supozohej të parandalonte.

Sali Berisha sulmoi sot hapur Flamingot dhe Lëvizjen Bashkë, duke i akuzuar si ideatorët e sloganit “Rama n’Burg, Berisha n’Burg.” Të dy këto grupe ankohen se Berisha dhe PD po përpiqen të kapin protestën për interesat e tyre politike.

Njëkohësisht, “Forumi për Dialog Politik,” një nismë ku dominojnë figura të asociuara me Partinë Demokratike aq sa një vëzhgues i jashtëm e ka të vështirë të dallojë ku përfundon njëra e ku nis tjetra, ka deklaruar sot përmes iniciuesit të saj se po punohet që brenda pak muajsh të kthehen në parti.

Asgjë nga këto nuk është befasuese. E vetmja surprizë është se mes grupeve organizuese të protestës mund të ketë pasur njerëz të cilët kanë besuar realisht se mbajtja e lëvizjes sa më gjatë në paqartësi politike, do t’i ndihmonte të qëndronin të bashkuar. Suksesi i vetëm i kësaj strategjie ka qenë shtyrja sa më gjatë e konflikteve.

Ekziston sigurisht një kundërshembull, jo shumë larg nesh. Lëvizja studentore serbe ndoqi një strategji deri diku të ngjashme, duke ruajtur një koalicion ideologjik të gjerë dhe duke u përqendruar kryesisht tek çështje si korrupsioni dhe transparenca e institucioneve, ndërsa u shmangën ato çështje që mund t’i përçanin mbështetësit e tyre. Elektoralisht, ishte një strategji fituese, pasi Lista Studentore mposhti në zgjedhje bllokun e udhëhequr nga ish-Presidenti Aleksandar Vuçiç. Partitë e opozitës tradicionale ose u tërhoqën për të përkrahur studentët, të cilët gëzonin popullaritet më të madh, ose vendosën të garonin më vete. Në të dy rastet, dolën të humbura pasi nuk siguruan dot asnjë ulëse në parlament.

Megjithatë, ka një dallim thelbësor mes opozitës tradicionale në Serbi dhe kësaj tonës. Atje, opozita ishte kaq e interesuar që Vuçiç të humbiste, sa që ishin gati të rrezikonin edhe rëndësinë e tyre politike. Tek ne ndodh e kundërta.

Berisha nuk e ka luksin të tërhiqet sepse një lëvizje protestuese realisht autonome, e aftë të shndërrohet në opozitën e vërtetë të vendit, rrezikon t’i marrë nga duart rolin që për të cilin lufton prej vitesh, atë të monopolit të opozitës. Njëkohësisht, nuk ka ndonjë interes të kthehet në liderin e vërtetë të saj, sepse do dekonspirohej në problemin që e ndjek prej vitesh: është shumë më i aftë të ruajë opozitën se sa ta çojë atë drejt pushtetit. Pra, nëse protestuesit fitojnë pa të, e bëjnë të panevojshëm dhe nëse humbasin nën drejtimin e tij, e ekspozojnë si të painteresuar për të ardhur në pushtet. Ndaj, pozita më komode për të është kjo që ka tani, të jetë mjaftueshëm brenda protestës për ta dominuar atë dhe njëkohësisht mjaftueshëm jashtë saj për të mos mbajtur përgjegjësi për rezultatin.

Por këtu problemi nuk është vetëm Berisha. Ai thjesht po lufton për të mbrojtur hapësirën e vet politike. Pyetja është se përse protesta ia ka bërë kaq të lehtë?

Fiksimi i grupeve organizatore të saj me unitetin dhe mopërçarjen, tanimë po iu kushton rëndë. Duke refuzuar çdo lloj definimi ideologjik dhe politik, ata i kanë lënë hapësirë kujtdo që të hyjë brenda, ndoshta sepse interesi më i madh për ta ka qenë masiviteti dhe shtimi i radhëve. Problemi është se aktorët më me përvojë dhe me kontigjentet më të disiplinuara, do të merrnin gradualisht avantazhin dhe ky aktor nuk mund të ishin as Flamingot dhe as studentët, por PD, e cila me gjithë rrjedhjet dhe problemet e saj të brendshme, mbetet partia kryesore e opozitës.

Ironia brutale është se përpjekja kaq e madhe për të shmangur ndasitë politike brenda protestës, bëri që partia më e madhe e opozitës të “infiltrohej” në radhët e saj duke e dominuar atë deri në pikën ku protesta po përjeton një përçarje edhe më të thellë se sa do ksihte përjetuar po të shpallte qysh në fillim kufijtë e saj politikë.

Studentëve serbë iu funksionoi aleanca përtej bindjeve politike, edhe ngaqë opozita tradicionale ishte deri diku e gatshme t’iu lironte rrugën sepse objektivi ishte të fitonin, edhe nëse kjo nënkuptonte një irelevancë të përkohshme politike për ta.

Protestuesit tanë provuan të njëjtin eksperiment, por me një lider opozite që ka një mori arsyesh të frikësohet nga pasojat e një tërheqjeje.

E gjithë koha e shpenzuar për të ruajtur unitetin, nga frika e zvogëlimit të protestës, në fakt vetëm sa iu dha kohë grupeve më të organizuara të zinin sa më shumë hapësirë brenda saj. Tani që përplasjet po dalin hapur, lëvizja po përçahet gjithsesi, vetëm se në kushte më të pafavorshme për ata që mendonin se po mbronin unitetin.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Putin: Musk është gjeni, jemi në kontakt me të në lidhje me konstelacionet satelitore

28/10/2026

Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael, kërkon hetim urgjent nga autoritetet

28/10/2026

“Berisha sot tregoi shokët”, Çupi ngre dyshime për pedagogët në protestë: Qori më i dhunshmi!

28/10/2026

Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

28/10/2026

“Veliaj në qeli izolimi pa dritare”/ Avokati Ndreca ngre alarmin: U transferua në Fier pa asnjë akt ligjor

28/10/2026

Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

28/10/2026

Avokati i Popullit shkon në burgun e Fierit, inspektohet ligjshmëria e transferimit të Erion Veliajt

28/10/2026

Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

28/10/2026

Netanyahu akuza të forta partive arabe: Vodhën zgjedhjet! Duhen hetime urgjente!

28/10/2026

Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

28/10/2026

Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

28/10/2026

“Po përgatitet arrestimi i Vuçiçit” / Brnabiç ngre alarmin pas fitores së studentëve: Ka nisur terrori revolucionar

28/10/2026

VIDEO / Braçe paralajmëron tregtarët për uljen e taksave: Përfitimi t’u shkojë qytetarëve, jo në xhepat tuaj!

28/10/2026

Agron Shehaj merr në mbrojtje Veliajn: E transferoi në Fier shteti kriminal i Ramës

28/10/2026

Itali, gjykatat lirojnë kryeanarkistin Youssef, marokeni akuzohet se drejtoi dhunën në protesta! Proteston ashpër Meloni

28/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Rikthim i psikozës diktatoriale”/ Alibeaj për aktin normativ: Rama i shpall luftë rrjeteve sociale, po e kthen shtetin në policor
  • “Synimi ishte destabilizimi i vendit”/ Eksperti i sigurisë: Protestat në Tiranë janë zgjatim i atyre në Francë e Europë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.