AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“I informova për shkeljet”- Ish-presidenti Meta nga paraburgimi: U takova me dy deputetë të PS, ja çfarë u kërkova!

by Alb Times
28/10/2026
in Kronikë
6
0
“Demonstrim i shkëlqyer”- Ilir Meta përgëzon nga burgu pedagogët: Pa rini nuk ka Shqipëri!

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, tha se është takuar në burgun “Jordan Misja” me dy deputetë të Partisë Socialiste, Antoneta Dhimën dhe Saimir Hasallën, dy anëtarë të Komisionit Parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

“U paraqita një ekspoze të qartë të shkeljeve shumë të rënda ligjore, që kanë shoqëruar hetimin, paraburgimin dhe procesin gjyqësor ndaj meje, të cilat janë evidentuar dhe konfirmuar në mënyrë të përsëritur edhe nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Kërkova zbatimin e të gjitha rekomandimeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, veçanërisht atyre që lidhen me garantimin e lirisë së shprehjes, e cila më mohohet qëllimisht prej më shumë dy vitesh. Pavarësisht kërkesave të paraqitura dhe lejeve të lëshuara nga SPAK për gazetarët, vijoj të pengohem të jap intervista për median gjatë paraburgimit.

Pikërisht për këtë çështje, në rekomandimin e datës 25 maj 2026, Komiteti Shqiptar i Helsinkit theksoi nevojën për garantimin e kësaj të drejte dhe sugjeroi, që intervistat të mundësoheshin edhe përmes mjeteve elektronike, përfshirë platformat online si Zoom”, tha Meta.

“Moszbatimi i këtij rekomandimi dëshmon qëllimet e vërteta të këtij paraburgimi tërësisht politik dhe shkeljen e të drejtave të mia përtej çdo imagjinate. Shqetësimi më madhor, ku u përqendrova, ishte konflikti i qëllimshëm dhe me regji të qartë politike ndërmjet GJKKO-së së Shkallës së Parë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, që prej të paktën dy muajsh ka bllokuar rreth 600 seanca gjyqësore, me pasoja shumë të rënda, që cenojnë proceset e rregullta ligjore dhe mbrojtjen efektive të qytetarëve të përfshirë në këto procese”.

Meta shtoi se as Parlamenti dhe as Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk kanë reaguar përballë kësaj situate.

“Një qëndrim i tillë i Kuvendit dhe i KLGJ cenon rëndë besimin e publikut te drejtësia dhe te institucionet, që kanë detyrë kushtetuese për administrimin e proceseve gjyqësore. Integrimi europian nuk mund të jetë thjesht një objektiv i deklaruar politikisht. Ai kërkon respektimin real të lirive dhe të drejtave themelore, transparencë institucionale, zbatim të standardeve të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe një drejtësi të pavarur, që funksionon në përputhje me ligjin, pa ndërhyrje politike dhe pa standarde të shumëfishta”, tha ai.

 

Tags: KronikëKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Shfrytëzonin për prostitucion një grua, Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për bashkëjetuesin dhe ‘menaxherin’ e klientëve

28/10/2026

Kroacia bllokon sërish produktet shqiptare, sekuestron fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme!

28/10/2026

Shifrat e INSTAT, Lezha ndër qarqet me më shumë aksidente! Në 9 muaj, 122 aksidente dhe 207 të vdekur e të plagosur

28/10/2026

“Rrugëtimi drejt kthimit të dritës së syrit…”- Ministrja Spahiu jep lajmin e mirë: Erjon Vishkulli kryen me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në Romë

28/10/2026

Nxitën dhunën dhe shkatërrimet gjatë protestave në Tiranë, Antiterrori arreston 1 person, 17 të tjerë nën procedim! 8 po kërkohen, hapën “GoFundMe” dhe…

28/10/2026

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, Kurti kritika drejtësisë: Ka pasur lëshime, raporti i detajuar do publikohet nesër!

28/10/2026

Skandal dhe akuza për vjedhjen e fondeve të mbledhura në emër të protestës për të rrëzuar Qeverinë! Zhduken qindra mijëra euro nga një rrjet mashtruesish

28/10/2026

Koreja e Jugut gjobit Google dhe Apple me 42.7 milionë euro

28/10/2026

Superbuxheti 2027/ Tatimi mbi dividentin do rritet në 15%, Rama: Biznesi i madh do të kontribuojë më shumë!

28/10/2026

Kandidati presidencial brazilian, Bolsonaro largohet nga Brazili dhe mbërrin në Miami pas humbjes në zgjedhje

28/10/2026

Dita e 16-të e protestës, pas marshimit nëpër Tiranë studentët rikthehen te Ministria e Arsimit!

28/10/2026

Deklaratat e Mbappe, CMG e Kinës konfirmon marrjen e letrës së faljes nga Reali i Madridit!

28/10/2026

DETAJET/ Gjykata lë të lirë protestuesit e arrestuar në Tiranë, cakton masa sigurie për 10 persona

28/10/2026

Rritja e çmimit të banesave dhe qirave, mijëra qytetarë protestojnë para Parlamentit në Portugali!

28/10/2026

Numërohen më shumë se gjysma e votave në Izrael, asnjëri bllok s’e arrin shumicën

28/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Shfrytëzonin për prostitucion një grua, Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për bashkëjetuesin dhe ‘menaxherin’ e klientëve
  • Kroacia bllokon sërish produktet shqiptare, sekuestron fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.