AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Paketa fiskale 2027, më socialja e 36 viteve?

by Alb Times
28/10/2026
in Opinion
6
0
Zvërneci, një pasuri natyrore që meritonte më shumë se deklarata nga mjedisorët

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Paketa Fiskale 2027 do të përfshijë uljen e TVSH-së për ushqimet nga 20% në 6% dhe heqjen e taksës së qarkullimit për karburantet.

Ajo përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në drejtimin e politikës fiskale të vendit, duke e zhvendosur theksin nga mbledhja e të ardhurave buxhetore, drejt lehtësimit të kostos së jetesës për qytetarët dhe mbështetjes së konsumit.

Këto masa kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e shpenzimeve të përditshme të familjeve tona, por në rradhë të parë, të pensionistëve, punonjësve me të ardhura të ulëta, fermerëve dhe bizneseve të vogla, që përballen me kosto të larta transporti.

Kjo paketë mund të cilësohet si më socialja e 36 paketave fiskale të periudhës 1992–2026, duke parë përfitimin real për qytetarët, koston për buxhetin dhe mënyrën se si këto lehtësime do të reflektohen në çmimet përfundimtare.

Tabela 1. Paratë që përfitojnë qytetarët nga Paketa Fiskale 2027

–   Ulja e TVSH-se për ushqime                                         140 milionë euro

–   Heqja e taksës së qarkullimit për naftën                                  58 milionë euro

–  Ngritja e tavanit për rrogat (deri 300 mijë Lekë)                   22 milionë euro

Nga politika e mbledhjes së të ardhurave tek politika e lehtësimit të jetesës

Gjatë tranzicionit ekonomik, politika fiskale e Shqipërisë ka kaluar nëpër disa etapa, si krijimi i sistemit modern të taksave, vendosjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar(TVSH, viti 1996), zgjerimi i taksimit të konsumit, ndryshimet në tatimin mbi të ardhurat dhe fitimin, si dhe përpjekjet për formalizimin e ekonomisë.

TVSH-ja me normën standarde 20% është bërë një burim i rëndësishëm i të ardhurave buxhetore. Por, duke qenë një taksë mbi konsumin, ajo ndikon edhe në çmimet që paguajnë familjet. Pesha e saj ekonomike mund të jetë veçanërisht e ndjeshme për familjet me të ardhura të ulëta, të cilat shpenzojnë pjesën më të madhe të buxhetit për ushqime dhe nevoja bazë (60-75 përqind).

Në këtë logjikë dhe moral, një ulje e ndjeshme e TVSH-së për ushqimet dhe heqja e taksës së qarkullimit për karburantet përfaqësojnë një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si shpërndahet barra fiskale tek ne.

Në vend që të mbështeten vetëm tek të ardhurat e mbledhura nga konsumi, qeveria dhe shteti po synojnë t’u lënë më shumë të ardhura të disponueshme familjeve dhe të ulin disa nga kostot që ndikojnë në çmimet e mallrave dhe shërbimeve të përditshme.

Ky ndryshim do të ketë moral dhe kuptim social, vetëm nëse përfitimi fiskal do të arrijë i plotë tek konsumatori dhe nuk do të “hahet” rrugës nga pangopësia e tregtarëve, si peshku i madh i novelës së pavdekshme të Heminguejit “Plaku dhe deti”.

Ulja e TVSH-së për ushqimet nga 20% në 6%: sa mund të përfitojnë familjet?

Ushqimet përbëjnë një nga zërat më të rëndësishëm të shpenzimeve familjare. Për këtë arsye, ulja e TVSH-së për produktet ushqimore bazë mund të jetë një instrument me ndikim të drejtpërdrejtë në fuqinë blerëse të tyre.

Nëse norma do të ulej nga 20% në 6%, diferenca do të ishte 14 pikë përqindjeje. Por është e rëndësishme të sqarohet se kjo nuk do të thotë automatikisht një ulje prej 14% e çmimit të ushqimeve të përditshme që paguan konsumatori: të miellit, bukës, gjalpit, qumështit, vezëve, kosit, djathit, mishit, etj.

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar(TVSH) llogaritet mbi çmimin neto, ndërsa efekti mbi çmimin përfundimtar pas 1 janarit 2027 kur hyn në fuqi Paketa e Re Fiskale 2027, do të varet nga mënyra se si tregtarët e reflektojnë ndryshimin.

Prandaj dhe beteja TVSH e ulur-tregtar i pangopur fillon nga 1 janari 2026 dhe për këtë betejë, strukturat tona të tatimeve duhet të përgatiten mirë që tani, që kontrollet tek tregtarët e ushqimeve bazë të kërkojnë llogari të tipit “çfarë ka ndryshuar në strukturën tënde të shpenzimeve, që miellin( për shembull) deri më 31 dhjetor 2026 e shisje me 150 lekë çmim pakice dhe tani e shet me 145 lekë, ndërkohë që me TVSH 6 përqind duhet ta shisje 135 lekë?”

Nëse betejën e fitojnë kontrollet e tatimorëve, për pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulëta, përfitimi mund të jetë veçanërisht i rëndësishëm.

Heqja e taksës së qarkullimit për karburantet: lehtësim për transportin dhe prodhimin

Masa e dytë kryesore e shembulltyrës sociale të Paketës Fiskale 2027 është heqja e taksës së qarkullimit për karburantet. Në vitin 2025, Buxheti i Shtetit mblodhi 242 milionë euro nga kjo taksë.  Kjo taksë ndikon në koston e përdorimit të automjeteve dhe, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, në kostot e transportit të mallrave dhe shërbimeve. Duke e hequr këtë takse dhe duke u kujdesur fort nga tatimorët, që efekti të reflektohet mirë në çmimin në pompë, përfitues do të jenë familjet që përdorin automjete për punë dhe nevoja të përditshme, fermerët dhe operatorët që transportojnë prodhime bujqësore, kompanitë e transportit të mallrave dhe udhëtarëve, si dhe bizneset që varen nga furnizimi dhe shpërndarja e produkteve.

Nga ana tjetër, ulja e kostove të transportit mund të ndikojë edhe në çmimet e produkteve, përfshirë ushqimet.

Prandaj dhe heqja e kësaj takse duhet të shoqërohet me transparencë mbi çmimet dhe me monitorim të kalimit të lehtësimit fiskal tek konsumatorët.

Kombinimi i dy masave ka rëndësi të veçantë sociale!

Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe heqja e taksës së qarkullimit për karburantet do të vepronin në dy drejtime të lidhura me koston e jetesës.

E para synon të ulë drejtpërdrejt koston e shportës ushqimore. E dyta synon të ulë një pjesë të kostos së transportit, e cila mund të përfshihet në çmimin e një game të gjerë mallrash dhe shërbimesh.

Nëse të dyja masat zbatohen me efektivitet, familjet mund të përfitojnë si nga ulja e çmimeve të produkteve ushqimore, ashtu edhe nga lehtësimi i kostove të lëvizjes dhe transportit.

Për bizneset, ulja e kostove të karburantit mund të ndihmojë në përmirësimin e likuiditetit dhe konkurrueshmërisë, veçanërisht për ndërmarrjet që kanë shpenzime të konsiderueshme logjistike.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, Kurti kritika drejtësisë: Ka pasur lëshime, raporti i detajuar do publikohet nesër!

28/10/2026

Skandal dhe akuza për vjedhjen e fondeve të mbledhura në emër të protestës për të rrëzuar Qeverinë! Zhduken qindra mijëra euro nga një rrjet mashtruesish

28/10/2026

Superbuxheti 2027/ Tatimi mbi dividentin do rritet në 15%, Rama: Biznesi i madh do të kontribuojë më shumë!

28/10/2026

Dita e 16-të e protestës, pas marshimit nëpër Tiranë studentët rikthehen te Ministria e Arsimit!

28/10/2026

DETAJET/ Gjykata lë të lirë protestuesit e arrestuar në Tiranë, cakton masa sigurie për 10 persona

28/10/2026

Numërohen më shumë se gjysma e votave në Izrael, asnjëri bllok s’e arrin shumicën

28/10/2026

Trump lehtëson rregullat e metanit për industrinë amerikane të naftës dhe gazit: Të kushtueshme dhe të panevojshme

28/10/2026

Befasi me zgjedhjet në Izrael, Netanyahu mund të ruajë pushtetin me aleanca të reja! Opozita reagon: Populli votoi ndryshimin!

28/10/2026

Rëndohet bilanci i tragjedisë hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave pranë Toledos!

28/10/2026

“I informova për shkeljet”- Ish-presidenti Meta nga paraburgimi: U takova me dy deputetë të PS, ja çfarë u kërkova!

28/10/2026

Transferimi i çuditshëm, kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në paraburgimin e Fierit!

28/10/2026

“TVSH-ja në hoteleri rritet në 10%”- Rama për buxhetin: Supertaksa për apartamentet bosh dhe vilat në bregdet!

28/10/2026

“Dhjetë mijë euro gjobë për dhunuesit”- Senati francez miraton paketën ligjore kundër dhunës në protesta

28/10/2026

Eurovision konfirmon kandidatët për vitin 2027, 2 vende të BE-së ende në dilemë për pjesëmarrjen

28/10/2026

Rama paralajmëron Byronë e Kontrollit të të Ardhurave, do ketë formular të ri për individët me të ardhura të larta!

28/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, Kurti kritika drejtësisë: Ka pasur lëshime, raporti i detajuar do publikohet nesër!
  • Skandal dhe akuza për vjedhjen e fondeve të mbledhura në emër të protestës për të rrëzuar Qeverinë! Zhduken qindra mijëra euro nga një rrjet mashtruesish

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.