Tragjedia rrugore që ndodhi sot në mëngjes në dalje të Tiranës i mori jetën 58 vjeçarit Skënder Alushi, banor i Tiranës, raporton noa.al.
Në aksident u gjend një i ri i cili shihet si i përfshirë dhe u shoqërua për veprime hetimore nga policia.
Elvis Xhaferraj, 35 vjeç nga Tirana, drejtues i automjetit, dyshohet se sot rreth orës 05:45, në Fushë Prezë, me automjetin që drejtonte ka përplasur këmbësorin 58 vjeçar Skënder Allushi, i cili për pasojë ka humbur jetën.
