Kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e kryeministri Edi Rama dhe qeveri teknike kanë nxitur debatin në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN mes kryeinspektorit Dash Sula dhe Ermal Hasimjas nga Forumi i Dialogut Politik. Teksa politologu Hasimja kërkoi që të zhvillohen zgjedjje legjitime, pasi sipas tij këto të fundit nuk ishin të tilla, Sula iu përgjigj se pushteti nuk rrëzohet me dhunë, por me votë dhe në këtë kontekst ai thotë se kjo mazhorancë ka marrë mbi 800 mijë vota në zgjedhje, të cilat janë certifikuar nga OSBE ODIHR.
“Ai ofron dialog ju thoni ik. Vetëm ik ti dhe të vijmë ne. Protesta kërkon vetëm dorëheqjen, ky nuk është dialog por imponim. Vihet në dialog pa kushte ai ka ardhur me 800 mijë e ca vota. Ti e do pushtetin në tavolinë, por nuk merret. Pushteti merret me votë. Kthehu në alternativë përmirëso kushtetuesen e kodin zgjedhor. Këta thonë Rama në burg, Berisha në burg. Këta nuk njohin asnjë institucion. Po të duash ti bësh ndryshimet nuk i bën dot. Nuk mund të vish në pushtet me dhunë. Të sulmosh institucionet nuk shkon. Unë besoj te vota. Gjithë zgjedhjet kanë qenë të lira përveç ‘97. Në castin që certifikohen nga faktori ndërkomëbëtar mori fund”, u shpreh Sula
“A ka mundësi të bëjmë një palë zgjedhje të legjitimuara se zgjedhjet e fundit nuk ishin të legjitimuara. Bëhen zgjedhje të lira e të ndershme dhe e merr vesh sa deputetë ke. Nuk përmirësohen duke e bërë reformën sipas qejfit tënd”, tha Hasimja.
Sipas tij qeveria nuk ka ndërmend që ta marrë seriozisht protestën dhe qëllimi i Ramës sipas tij është ta ftohë dhe anashkalojë duke i injoruar.
“Nuk shoh asnjë ndryshim e reagim. Qëllimi i mazhorancës është ta ftohë e anashkalojë protestën. Atë protestën paqësore mazhoranca e mori për dobësi dhe mungese vullneti nga ana e protestuesve. Protesta nuk mbaroi aty por tani ka kaluar në stad tjetër më rinor. Reagimi i qeverisë ka qenë mohues e diabolizues. Qeveria nuk e ka ndërmend ta marrë seriozisht protestën. Në këtë moment shpresa e mazhorancës është që ata në protestë të kalojnë revoiltën dhe të palsin ndonjë skandal tjetër. Ose nuk njihet realiteti ose ta shtyjmë sa ta shtyjmë këtë revoltë, sa të mundemi. Nuk më duket e arsyeshme nuk ka strategji të arsyeshme. Kryeministri duhet të kalonte 18 orë në ditë duke vrarë mendjen si ti qetësojë këta njerëz ai mendon të kundërtën si ti injorojë dhe ti paraqesë keq te pjesa tjetër e popullsisë”, tha Hasimja.
Sula pranoi që ka korrupsion në institucionin që ai drejton por theksoi se ka një tendencë për të urryer gjithë shtetin.
“Kjo mazhorancë unë jam pjesë e shtetit jo pushtetit dhe shoh një tendencë që të urrehet gjithë shteti. Në institucion tim ka korrupsion ka inspektorë që duan të vjedhin dhe tentojnë të korruptojnë. Shteti ose shoqëria do të duhet t’i luftojë këto fenomeme, nuk jemi imunë, por të thuash gjithë shteti është zi dhe i korruptuar kjo nuk shkon. Është tendenca që gjithçka ta bëjmë zi por nuk është kështu. Një pjesë e caktuar e shoqërisë që kanë të drejtën të luftojnë dhe të mendojnë për të krijuar një forcë të re politike dhe të vijnë në pushtet dhe është normale por nuk mund të largosh me dhunë e forcë një qeveri që ka ardhur me votë . Edi Rama ka triumfuar me votë në 2013 dhe do të largohet me votë. Por të largosh ngrihu prift se erdhi hoxha, kjo nuk shkon. Më mirë një shtet që ka probleme do të duhet të vetëkorrigjohet, sesa një shtet që kthehet në kaos se është i dëmshëm për të gjithë. Bëjë presion me protesta se edhe qeverinë e vë në lëvizje. Në 2027 kemi votimet”.
