Një person ka humbur jetën sot në një aksident në vendin e punës, në fshatin Dubravë të Istogut. Viktima është Xhemë Kadriu, nga fshati Kopiliq, i cili dyshohet se është zënë nga një ashensor gjatë punës në një ndërtese
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur se punëtori është transportuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog, ku mjekët kanë konstatuar se kishte mbërritur pa shenja jete.
Policia ka nisur hetimet për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Në kuadër të hetimeve është marrë në pyetje edhe përgjegjësi i punëtorëve, i cili më pas është ndaluar për 48 orë.
