AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Rama autokrat dhe Saliu demokrat?

by Alb Times
26/10/2026
in Opinion
6
0
Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Artur Ajazi

E ndërsa protestat e dhunshme vazhdojnë prej afro 14 ditë, duket se ajo që ka ndryshuar mbetet mendimi dhe përcaktimi që palo-opozita i bën Edi Ramës. E quan “autokrat”.

Pra e quan, njeri që “kërkon gjithë pushtetet, nuk pranon kritika, kufizon kundërshtarët, dhe përpiqet të kontrollojë institucionet”. Pra, gjithçka i takon Saliut, ja veshin Edit. Po a ka shqiptar ta besojë se, “Saliu na qenkësh demokrat 24 karat, dhe Edi autokrat”. Në 1990-1992, dhe më pas, ishte pikërisht Edi Rama që u bashkua me Studentët e Dhjetorit, ishte Edi Rama që bashkë me një grup pedagogësh, mbështetën protestën e studenteve, dhe krijimin e Partisë Demokratike. Kjo parti, ishte produkt i Lëvizjes Studentore, dhe jo e ish-sekretarit të organizatës bazë të partisë së Fakultetit të Mjeksisë.

Ajo Lëvizje Studentore, ishte produkt, edhe i nismave të Edi Ramës, që shihej shpesh asokohe në Qytetin Studenti, Akademinë e Arteve dhe mjedise të tjera, ku vlonte protesta dhe urrejtja ndaj atij regjimi. Por nejse, sot ne duhet të mos harrojmë se, Sali Berisha nuk kishte lidhje fare me studentet dhe ku8ndershtarët e regjimit komunist. ai hipte në makinat e drejtuesve më të lartë të atij regjimi, takohej skutave me sigurimsa dhe Ramiz Alinë, dhe nuk kishte shansin të afrohej me desidentët dhe demokratët e orëve të para. Katapultimin e Saliut e bëri Ramiz Alia. Ishte pikerisht ai, që e ngarkoi me mision dhëndrin e Serbisë, pasi i duhej për më vonë.

Ishte pikërisht Ramiz Alia, që punoi fort, që Berisha të kapte Partinë Demokratike edhe përmes ish-agjenteve të Sigurimit të Shtetit, që penetruan shumë mire drejt asaj force të re politike, që lindi nga Lëvizja Studentore. Veprimi i pare i Saliut, sapo kapi  PD-në, ishte largimi i atyre, që i shihte si “kocka të forta në mbretërimin e tij”. largoi jo pak, por mbi 710 emra të spikatur studentesh, nismëtaresh dhe krijuesish të Partisë Demokratike. Mes tyre dhe Edi Ramën, pavarësisht se ky u largua para se Saliu, ti fshinte emrin. Dora e hekurt e Sali Berishës, nisi të denigronte çdo zë kundër qysh ditët e para të funksionimit të PD. Ajo “dorë e hekurt” vazhdoi edhe pas ardhjes në pushtet. Zhgënjimi, mjerimi, pabesia, dhe urrejtja e treguar ndaj krijuesve dhe demokratëve, ishin pjesë e platformës drejtuese të njeriut, që solli piramidat, vitin e zi 1997, e njeriut që zaptoi Partinë Demokratike dhe nuk ka shansin, të vetëlargohet kurrë prej saj.

Edi Rama, një autokrat ? Por, si mund të jetë autokrat, njeriu, artisti, pedagogu, politikani, dhe drejtuesi i partie të emancipuar, kur ka fituar me votën e shumicës së shqiptareve, jo pak, por 4 mandate qeverisëse ? Si mund të jetë  “autokrat”, njeriu që ka 6 muaj që toleron dhe nuk prek, asnjë protestues, që ulëret, kërcënon, prish qetësinë publike, dhe së fundi, vjedh, djeg, dhe shkatërron Tiranën ?

Si mund të jetë “autokrat”, njeriu, dhe kryeministri , që çdo ditë zbret nga zyra, dhe shtron tryezën me ftesat për dialog, me ata që yshten nga Sali “demokrati” ? Ndaj, mendoj dhe besoj se, pas valës së shkatërrimit, pas djegieve dhe dhunës së “protestës studentore”, dhe pas vendosmërisë së tyre “nuk ka dialog me Ramën” qëndron skenaristi Berisha. Qëndron njeriu që, ka drejtuar dhe  drejton me dorën e hekurt, partinë e tij (pasi ajo nuk është më parti e demokrateve), njeriu që sa kishte pushtetin, vodhi, abuzoi, dhe shkatërroi vendin, nga themelet.

Edhe sot pas 14 vitesh që Edi Rama ka ardhur në pushtet, ndjehen të freskëta, gjurmët e shkatërrimit që Sali Berisha i bëri sistemit arsimor, shëndetësor, ekonomisë, bujqësisë, ushtrisë dhe policisë. Ai  sa ishte në pushtet, e drejtoi vendin, si një diktator, të cilit historia i ka rezervuar qasjen më të urryer, që do ta ndjekë gjithë jetën.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Akuzohej për shpërdorim detyre, arrestohet pas një muaji kërkimesh ish-juristi i Kadastrës në Fier!

27/10/2026

Komunistët janë korrupsioni i varfërisë

27/10/2026

U ekzekutua nga kunati pak orë pasi kërkoi ndihmë në Polici, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë për hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe dhunën ndaj grave

27/10/2026

Lufta në Ukrainë, ministrat evropianë të mbrojtjes paralajmërojnë: Putini nuk po kërkon paqe

27/10/2026

A do të ruajë qeveria e re në Serbi lidhjet me Rusinë?

27/10/2026

Armëpushimi në Olesk në fuqi, Rusia dhe Ukraina vazhdojnë sulmet në fronte të tjera

27/10/2026

SHBA-të kanë plane për sulme të mëdha ndaj Iranit

27/10/2026

“Dhuna rrezikoi vendin, Berisha përkrahu Antifa-n!”- Frrok Çupi: Protesta në Beograd, ndryshe nga e Tiranës! Atje protestuan studentë, këtu huliganë

27/10/2026

“Problem, klima dhe imazhi i krijuar nga dhuna”- Fatura e protestave, eksperti Ribaj: Bankat, pasiguri edhe për kreditimin! Situata…

27/10/2026

Rrjedhja e informacionit të klasifikuar, SHBA ngre akuza të reja ndaj ish-drejtorit të FBI-së, James Comey!

27/10/2026

Rubio pas kthimit të Machado-s në Venezuelë: Me demonstrata në rrugë, nuk arrihet demokracia

27/10/2026

“Dhuna në protestë nga ‘grupi i zjarrit’ të Berishës”- Avokati: SPAK ka fuqizuar krimin dhe kriminelët e Saliut, ai është përgjegjës për…!

27/10/2026

Izraeli mban zgjedhjet vendimtare në klimë të tensionuar, ja çfarë tregojnë sondazhet për përballjen Netanyahu-Eisenkot!

27/10/2026

Trump ngre dyshime për rezultatin në Brazil, vë në pikëpyetje fitoren e Lulës: Duken si zgjedhje të manipuluara

27/10/2026

“Do të rrëmbej avionin”, ndërpritet fluturimi drejt Nju Xhersit pas mesazhit kërcënues, arrestohet 25-vjeçari

27/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Akuzohej për shpërdorim detyre, arrestohet pas një muaji kërkimesh ish-juristi i Kadastrës në Fier!
  • Komunistët janë korrupsioni i varfërisë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.